Manja: Shkolla e Magjistraturës do të ketë 120 kuota

2 Janar 2022, 11:16Politika TEMA

Pak muaj nga plotësimi i 5-vjetorit të Vetting-ut, ku në Parlament po diskutohet zgjatja e afateve të Vetting-ut deri në 2024, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, flet për detajet.

Ministri tregon se reforma ishte e domosdoshme për pastrimin e sistemit gjyqësorë.

Manja ndër të tjera tha se vakancat në gjyqësorë do të plotësohen vetëm nga Shkolla e Magjistraturës pasi do të ketë rritje të kuotave.

Ministri i Drejtësisë theksoi se harta e re gjyqësorë do të diskutohet brenda muajt Janar me të gjithë grupet e interesit.

Në përfundim të intervistës për televizionin kombëtarë Klan News ministri Manja bëri dhe një Apel për të gjithë gjyqtarët. Që të aplikojnë për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mana u kërkoi gjyqtarëve që ta shikoj atë si një mundësi karriere dhe për të bërë më të mirën për drejtësinë në vendin tonë.

3 komente në “Manja: Shkolla e Magjistraturës do të ketë 120 kuota”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Zoti Manja keni bere shoferin e gjykates oficer te policise gjyqsore , per cfare vetingu e keni fjalen ?
    Nese e keni menduar se po i hidhni hi syve opinionit e keni gabim.

  2. Gjini says:

    Ne Sistemin e Drejtesise Shqiptare,si fillim, nuk duhet te kete dy pjestare te se njajtes familje si: burre e grue,djale e vajza ,moter e vella,kur Fakultetin e Drejtesise e kane krye me mija djelm dh vajza shqiptare.Nepotizmi ne Sistemin e Drejtesise nuk duhet te ekzistoje aspak.Nji Gjykates apo nji Prokuror nuk duhet te kete asnji pjestar te Familles se tij ne Sistemin e Drejtesise ne qender apo ne baze. Trashigimia Familjare mund te ekzistoje vetem ne Avokati,por asnji pjestar i kesaj familje nuk mund te sherbeje ne Sistemin e Drejtesise si Gjykates apo Prokuror. Me kene se vendi yne ka nji popullsi te vogel dhe pothuejse te gjithe jane te afert me njeni tjetrin perzgjedhja e punonjesve te atij Sistemi duhet me kene shume e shperndame si nga ana territoriale,ashtu edhe nga pikpamja e trashigimise kulturore dhe fetare. Lufta kunder nepotizmit ne Sistemin e Drejtesise duhet te jete “alfa” e punes se Organeve te atij Sistemi.Ne Shkollen e Magjistratures, si fillim ,duhen perjashtue te gjithe femijet e gjykatesve dhe prokuroreve qe sot jane ne detyre,tue shmange keshtu formimin e Familjeve qe “vetem ato dijne me dhane Drejtesi”.

  3. Vranakonti says:

    Manja eshte ministri me i mire dhe me i zoti.Ka guxim dhe inisiative.Eshte i aft profesionalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje