Pandemia rriti shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë

3 Janar 2022, 16:15Sociale TEMA

Pandemia e koronavirusit shënjoi edhe buxhetin e familjeve shqiptare gjatë vitit të lamw pas, teksa shpenzimet për shëndetësinë zunë një vend më të madh krahasuar me vitet e mëparshme. Madje shqiptarët rezultojnë se kanë shpenzuar për shëndetësinë edhe më shumë se qytetarët europian.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 gati 5,4% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për shëndetin, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan vetëm 4.6% për qind të buxhetit mujor për kujdesin shëndetësor.

Në Shqipëri shpenzimet e shëndetit në vitin 2020 u rriten me 28% ne krahasim me 2019, ndryshe nga vendet e BE-së ku sipas Eurostat pësuan rënie. Në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u ulën me 8%, ndërsa në Shqipëri u rritën me 1.6%.

Ne BE ulja erdhi për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19, e cila reduktoi shpenzimet për kategoritë restorante e hotele, veshje, transport dhe argëtim. Nga kategoritë që shënuan rritje të shpenzimeve në BE gjatë 2020 janë ushqimet dhe pijet joalkolike.

Ndërsa në Shqipëri ulja më e madhe e shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2020, e ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë”.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 gati 42% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për ushqime, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan për ushqime vetëm 13 për qind të buxhetit mujor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje