Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet

3 Janar 2022, 09:30Sociale TEMA

Arta, infermiere prej vitit 2019 vendosi të largohej nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Pasi u regjistrua dhe bëri një kurs për gjermanisht aplikoi përmes një agjencie punësimi në disa spitale dhe azile në Gjermani. Mori përgjigje pozitive nga disa spitale dhe vendosi që të shkonte në Hamburg. Për shkak të pandemisë, procedurat zgjatën pak dhe në qershor 2021 filloi punë në spital. Tashmë ajo po bën procedurat për të tërhequr bashkëshortin dhe djalin 5 vjeç. Së bashku me Artën në spitalin e Hamburgut kanë filluar punë edhe disa kolege të saj, me të cilët ishte bashkë në kursin e gjermanishtes, ndërsa të tjerë kanë ardhur edhe pas qershorit. Arta thotë se punonjësit gjermanë në spitale janë të moshuar dhe gjithnjë janë të kërkim të forcës së re të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. P.sh në 2011-shin, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë lekë, por 64% e tyre u dhanë vetëm në periudhën 2018-2020. Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6%. Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeave u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç.

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla./ Monitor

9 komente në “Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet”

  1. Mirditori plak says:

    Vend i bekuar, qe te ofron mundesi pa fund per ata qe duan te punojne. Vendi i vetem ne Europe ku te tregosh qe je i papune, te largohen si te kishe Coronavirus. Gjermanet vete e kane per turp te jene te papune dhe jo si derrat dembele shqiptare, qe zhgerryhen kafeneve se nuk punojne per 500 mije leke megjithese nuk kane as shkolle, as profesion.

    1. Ilir says:

      Jane Juriste… me dipllome te epoke se baces sali. Juriste te kafeneve ?

    2. Ujku Plak says:

      Jetoi prej 7 Vitesh ne Deutschland, doja te thoja diçka, por me paska lexuar mendimet Mirditori Plak. Vende i bekuar qe i jepe mundesi per Pune Te gjitha Gjinive dhe Moshave, perjashto Dembelat dhe Injorantet.Acarohem kur degjoje te huajt qe thon per Gjermanet Rracista, keta e Respektoin dhe e Vleresoin shume punetorin, dhe urrejne Dembelat dhe parazitet ( jo te semure) qe duan te perfitoin nga sistemi i ketyre social, qofshin te huaj apo Gjerman.

    3. Edi says:

      Mendoj se nuk jeton ketu. Se sa te duash ka gjermane qe nuk punojne dhe ua paguan shteti cdo gje ose Hartz IV qe quhen ketu . Problemi qendron qe kane nevoje per puntore dhe jo se ju hap barku per ne.

      1. a says:

        shqiptaret nuk behen dot zot ne vendin e tyre,pa skllever ne vendin e bot,s behen, s,e kane problem.le te shkretohet shqiperia.

  2. Aty do ngelen ata qe presin si dembela Pjatat e Supes, Ata qe mblidhen per Demostrata.. says:

    Normal qe do ikin dhe akoma me teper do vijne..
    Aty ne Shqiperi jane te lodhur nga cdo gje e Jetes,, sidomos nga kronikat TV te Vilave te Lazrit dhe shume e shume gjera te tjera negative..

    1. realisti says:

      pse mendoni ju qe keni ikur se jeni me te mire se ata qe jetojne ketu? ju thjesht keni braktisur vatrat tuaja,keni shkuar ne nje vend qe e bene gati te tjeret,keni pare jeten tuaj dhe kerkoni nga ata qe jane ketu te ndertojne atdheun tuaj? ju pate interesin tuaj,politikanet e patrazuar pane interesin e tyre.nuk mendoj se keni te drejte te kerkoni aty ku nuk keni investuar. u vertetua se Shqiperia nuk behet me shqiptare.nuk mjafton te besh shqiponjen me duar apo te tundesh flamurin per festa .a mund te thoni cfare bete per vendin tuaj?rrezik do shqiptarizoni edhe gjermanine me mendesine tuaj.

  3. Taulant says:

    Si thote Lenini ‘Kapitalisti per para te shet litarin me te cilin do varet’.
    Edhe Gjermania ka nevoj per punetor prandaj pranon Shqiptar,Bangladeshas,Afgan etj.
    Sa i perket Shqiperis eshte fati tragjik i saj sepse njerezit jane shume te mire shume punetore .
    E tregojn mijera raste prandaj edhe Gjermania kerkon mjek,infermier inxhinier etj ne Shqiperi e gjetk.

  4. Lili says:

    Rrnofte Germania: vendi ku po je punetor do respektohesh e do paguhesh si duhet e jo si sklave si tek greket a italianet! Do fitojne ma shume pare shqipet e do pervetesojne ma shume njohuri atje se ne vendet tjera! Po duhet me punuar e me qene korrekt ne sjellje e jo me i mesuar germanet se si shqiperia eshte baqe me lule si politikanet tone! Siç tha mjeku german per nje kryeminister shqiptar: ky KM i mire?! Kur jo se po te ishte i mire kishte bere kushtet qe te mjekon vetin e gruan e tij ne vendin e vete e jo te vije ketu te shpenzoje paret e taxpaguesve kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje