Shefi i urgjencës:Të infektuarit nuk po mjekohen! Kujdes!

3 Janar 2022, 16:23Sociale TEMA

Shumë qytetarë të prekur nga Covid nuk pranojnë të shkojnë në spitalet edhe kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon me çdo kusht.

Shpesh herë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon më shumë, duke bërë që të shkojnë me 80 % të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare ku qytetarët kërkojnë ndihmë më parë se të shkojnë në spital e konfirmon këtë fakt.

Mutacioni “Omicron”,  për të cilin është paralajmëruar se do të shkaktojë një tjetër valë në mesin e këtij muaji thuhet se është më shume infektues se sa “Delta”, por nuk i prek mushkëritë.

Brataj këshillon qytetarët të testohen sa më pare e të mos neglizhojnë asnjë simptomë, pasi këto ditë kanë festuar të shfrenuar e të mos lejojnë përhapjen e mëtejshme  të mutacionit “Omicron”, i cili po qarkullon tanimë krahas “Deltës” edhe Gripit.

2 komente në “Shefi i urgjencës:Të infektuarit nuk po mjekohen! Kujdes!”

  1. Lili says:

    Ndoshta ky halla nuk e di pse nuk mjekohet shqipet: kushtet ekonomike edhe ryshfetin ne spital nuk e perbalojne dot shumica e shqiptareve !

  2. Virusi says:

    Dakord me keshillat. Po kemi raste konkrete kur i drejtohemi urgjences per Covid dhe nuk na pergjigjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje