VIDEO/ Dua Lipa u mëson shqip shoqeve të saj

3 Janar 2022, 13:19Lifestyle TEMA

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar ditën e sotme në “Instastory” një video shumë të këndshme, që sigurisht na bëri të gjithë të ndihemi krenarë për gjuhën tonë.

Teksa duket se është duke udhëtuar, artistja me famë botërore ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.

Dua në “Instastory” ka publikuar një video me shoqen e saj, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera parë që Dua mundohet të përhapë sa më shumë bukurinë e shqipes, pasi, e ftuar në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, ajo ka tentuar t’u mësojë shqip prezantuesve Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.

4 komente në “VIDEO/ Dua Lipa u mëson shqip shoqeve të saj”

  1. kodrasadikit says:

    Mjer ne per vehte e per qendrimet tona labile e jovizionare kombetare !!!Rita Ora me te vertete ka arritur fame botnore por gazeta e nderuar shkruan per te Rita Ora kengetarja e famshme me origjine shqiptare ! Kjo eshte qesharake e tendencioze sepse origjinen e perkatesin kombetare te saje po e ven ne lajthitje !! Shtetet tjera hileqare edhe kengetaret e njashtu sportistet e kengetaret etj edhe nese jan shqiptare i bejne te vetet ,,,

  2. patrioti says:

    Dua Lipa duhet te mesoje ajo vete shqip , po keshtu duhet te bejne gjithe kosovaret , te fillojne kurset e drejtshkrimit e drejtfoljes , se qekur filluan te hyjne lirshem ne Shqiperi , na i bastarduan fare gjuhen tone te bukur . Kosovaret nuk flasin shqip , ata perkthejne me mendje serbishten ne nje shqipe te trashe e te shemtuar .

  3. Prishtine says:

    Kjo ashte kosovare, nuk ashte vllehogreke shqipfolse e Shqipnis qe sa kalon kufinin, nrron emer, mbiemer dhe origjin. Dhe per cka? Per m’u shit ma leht neper semaforat e botes.

    Kjo s’ka nevoj m’u shit se kjo iu blen krejt juve edhe ate Shqipni te pshurra** qe keni.

  4. Duaje atdhene si shqiponja Folene says:

    Teknologjia moderne ka bere te mundur qe te kemi mundesi te shprehemi te gjithe pavaresisht nivelit arsimor apo kulturor .
    Persa i perket Dua Lipes nje figure me fame boterore tani , ajo eshte nje shqiptare e vertete dhe qe me krenari e mbron etnine , gjuhen dhe zakonet e te pareve te saj me shume fanatizem edhe pse lindi ne Angli nga prinder shqiptare te kosoves . Gjuha dialektike qe ajo perdor ska asgje per t’u marre neper goje perkundrazi eshte shembulli me i perkryer . Do thoja kujdes te papergjegjshmeve qe perdorin gjuhe vulgare per nje patriote te vertete .Merrni messazhin e duhur qe ajo transmeton ne kete video .Dua Lipa Gezuar 2022 dhe mirupafshim ne Tirane !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje