Si po sillet Berisha njësoj si pas 21 janarit kur vrau 4 qytetarë, me puçistë e skenare Sigurimi

4 Janar 2022, 10:49Politika TEMA

Sali Berisha ka treguar ndër vite se nuk ka skrupuj në betejat e tij dhe përdor çdo metodë, që nuk e rrok as logjika eas  morali, për të luftuar kundërshtarët e vet.

Janë së paku dy lajme të prodhuara nga ai së fundmi, që tregojnë se Berisha nuk ndalet para asgjëje, pavarësisht se i trajton si budallenj demokratët dhe ata që e ndjekin pas, me sajesa të denja për Sigurimin e Shtetit.

Fillimisht përdori një vdekje, për të thurrur një intrigë që do ia kishte zili çdo skenarist filmash: Lulzim Basha, sipas tij, kishte takuar Erion Veliajn dhe Taulant Ballën në këtë vaki dhe kishin thurrur planin për të publikuar listëpagesat e shqiptarëve.

Se pse do ta bënin këtë gjë, vetëm Berisha mund ta shpjegojë.

Por, nëse kjo përrallë mund të “haej” disi, meqë të tre personazhet e mësipërm u ndodhën në këtë vaki, lajmi i dytë tejkalon çdo fantazi.

Ai ka sajuar një lajm, sikur një emigrant shqiptar paska përgjuar Sokol Ballën në rrugët e Nju Jorkut, ndërsa ky i fundit thoshte se “po paguajmë sa qimet e kokës për të shkatërruar Sali Berishën”, duke e bërë Ballën kështu me të padrejtë, edhe faktor të rëndësishëm politik, që paska në dorë se kush politikan do shkatërrohet e kush do të ngrihet.

Kuptohet Berishës nuk i bën përshtypje se bëhet qesharak me këto lajme, pasi qëllimi është të manipulojë turmat e verbëra që e ndjekin, dhe çuditërisht, ka shumë të tillë që i besojnë këto sajesa të denja për filmat e “Kinostudios”.

Madje edhe nga ata që i kemi pasur ministra, si fjala vjen Ylli Manjani, që i kërkon Sokol Ballës të lërë gazetarinë, meqë qenka përfshirë në planin e madh për shkatërrimin e Berishës.

Nuk është çudi në fakt, që ashtu si pas 21 janarit, kur degradoi mendërisht pas vrasjes së katër të pafajshmëve, Berisha të zbulojë edhe “puçistët” e tjerë, Mero Baze e Filip Çakuli.

Vetëm se i duhet të gjejë edhe një tjetër, se këtë radhë “puçistin” e katërt Andi Bushati e ka me vete.

Sepse njësoj si atëhere, kur e dinte se çfarë kishte bërë dhe për këtë arsye degradoi mendërisht, nga frika e asaj që mund të pësonte, edhe këtë herë e di fare mirë se çfarë ka bërë dhe çfarë mund ta gjejë atë dhe familjen e tij.

Por ndryshe nga atëhere, këtë radhë nuk ka përballë “laviren e bulevardit”, por një trupë të reformuar të drejtësisë, që ka mbështetjen e SHBA dhe BE.

(TemA)

14 komente në “Si po sillet Berisha njësoj si pas 21 janarit kur vrau 4 qytetarë, me puçistë e skenare Sigurimi”

  1. Usa says:

    Keto jane pune partish.
    Mos e devijoni vemendjen nga Kryesorja :Vjedhja gjigande e parave publike me anen e inceneratoreve.Kjo eshte qendra e rendeses.Ketu duhet fokusuar Drejtesia e Re e mbeshtetur nga SHBA dhe BE.

    1. durrsak 24 karat says:

      TemA osht gazetë private ene nuk i mesohet se per cfare duhet me shkrujt, o trongull pa fara. Ti mos e lexo, por shko ene futi nji pilaf e pace plonci.

      1. SNje sufllaqe me qepe per durrsakun says:

        Te gjitha gazetat jane private o katnar Durrsi.

    2. Leka says:

      Zoti USA fokusimi duhet te ndalet tek Gerdeci, tek 4 te vraret ne mes te bulevardit te vrasja e Remzi Hoxhes, Sokol Olldashit, dhe shum e shum te tjereve zoti USA i Evi Kokakares (Kokalares) e paguar me parat e krimit dhe droges te Sali bandit kriminelit Berisha

  2. a jemi me shqiptare? says:

    Mero, po pse degjon nga te dy veshet Arben Kraja?! Apo prokuroret e SPAK?! Pse vertete Amerika e mbeshtet SPAK?! Pse vertet ne Shqiperi do te kete nje dite drejtesi?! Pse vertete nje dite Sali Berisha dhe kermat e korbat qe i shkojne pas do te arrestohen, do te sekuestrohen, do ti kthehen Shqiperise parate dhe materialet e vjedhur dhe dinjiteti shqiptareve?! Apo Sali Berisha me korbat e tij do te rimarre “dinjitetin” kriminal dhe hajdut qe e ka trashegim dhe po e trashegon.! Pse vertete miljona euro qe po harxhon Saliu nga Amerika ne Paris dhe Shqiperi, do ti beje llogari SPAK? Nuk e besoj me, ashtu si besoj se nje dite do te vdes, nuk e di para ose pas Sali Karxhiçit dhe korbave qe i shkojne pas se kujtojne se jane akoma aty kermat qe kane coptuar ketu e 30 vjet. Emrat i dine 1 000 000 shqiptare , perveç atyre qe shkojne ne stadium me te dhe rrugeve te Shqiperise dhe kane mbylle syte dhe veshet, ndersa mendjes i kane thene ik pirdhu… Nuk besoj me; Shqiperine e ka mberthyer COVIDI “Sali Berisha” dhe vaksina SPAK nuk prodhohet me ne Shqiperi, keshtu qe ajo do te vazhdoje te beje kerdine deri sa ai te iki vete nga kjo bote ose te dale ndonje i pergjegjshem nga perfaqesuesit e atyre qe i vdiq Saliu qe ti marrin koken; por dhe ata jane ber llafezane si SPAK. E njejta semundje e pasherueshme qe mohon traditen, patriotizmin, lashtesine por dhe nderin familjar. Dhe me dy duarte e shqiponjes ne gjoks, po çajme perpara dhe e hame prapa.

  3. a jemi me shqiptare? says:

    Mero, po pse degjon nga te dy veshet Arben Kraja?! Apo prokuroret e SPAK?! Pse vertete Amerika e mbeshtet SPAK?! Pse vertet ne Shqiperi do te kete nje dite drejtesi?! Pse vertete nje dite Sali Berisha dhe kermat e korbat qe i shkojne pas do te arrestohen, do te sekuestrohen, do ti kthehen Shqiperise parate dhe materialet e vjedhur dhe dinjiteti shqiptareve?! Apo Sali Berisha me korbat e tij do te rimarre “dinjitetin” kriminal dhe hajdut qe e ka trashegim dhe po e trashegon.! Pse vertete miljona euro qe po harxhon Saliu nga Amerika ne Paris dhe Shqiperi, do ti beje llogari SPAK? Nuk e besoj me, ashtu si besoj se nje dite do te vdes, nuk e di para ose pas Sali Karxhiçit dhe korbave qe i shkojne pas se kujtojne se jane akoma aty kermat qe kane coptuar ketu e 30 vjet. Emrat i dine 1 000 000 shqiptare , perveç atyre qe shkojne ne stadium me te dhe rrugeve te Shqiperise dhe kane mbylle syte dhe veshet, ndersa mendjes i kane thene ik pirdhu… Nuk besoj me; Shqiperine e ka mberthyer COVIDI “Sali Berisha” dhe vaksina SPAK nuk prodhohet me ne Shqiperi, keshtu qe ajo do te vazhdoje te beje kerdine deri sa ai te iki vete nga kjo bote ose te dale ndonje i pergjegjshem nga perfaqesuesit e atyre qe i vdiq Saliu qe ti marrin koken; por dhe ata jane ber llafezane si SPAK. E njejta semundje e pasherueshme qe mohon traditen, patriotizmin, lashtesine por dhe nderin familjar. Dhe me dy duarte e shqiponjes ne gjoks, po çajme perpara dhe e hame prapa. Ja shiko; tani e lexova nje: keto jane pune partishe, thote! Kjo eshte çudia se ne kete sistem partite ta bejne gropen si kjo e saliut dhe zoteria nuk eshte ngopur akoma me Saliun, shpreson ose eshte dhe ky ne breket e tij.

  4. Sara says:

    Bravo “Usa”, ja ke bere fora!
    Me te vertete drejtesia e re duhet urgjentisht te hetoje vjedhjen “gjigande” te inceneratoreve, e jo te meret me “hallet e partive”.
    Ajo duhet te arrestoje Edi Ramen, sepse vetem keshtu mund te riciklohet ne inceneratorin modern mbetja toksike Sali Ram Berisha.
    P.S.
    Lefter Koka, megjithese e ka mbiemrin “Koka” dhe eshte ne burg, drejtesia e re eshte mar peng nga Edi Rama, njesoj si mbas 11 Janarit, kur drejtesia e vjeter u mor peng nga “horrat dhe laviret e bulevardit” dhe u desh “i madhi” Adriatik Llalla, qe drejtesia “sorosjane” te merte denimin e merituar.
    Edhe njehere bravo “Usa”

  5. Pak says:

    Sara, vere çara e ka mendjen tek parate jo tek kokat e shqiptareve. U marte lumi Shkumbinit kur del.

  6. gjergji thimio says:

    blej brisqe ASTRA mero ,rruja pak sales

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Xherxh… ti që je afër Dr. Adhsmudhit që të jetë në formë për të bërë REVOLUCIONIN duhet të shkosh ti bësh pak masazh në orgsnet gjenetale që ti ngrihet se e ka lënë thatë Lirinë.

  7. skener palla says:

    O thimi(paske emrin e nje pederasti ne Tirane )me qe je ekspert i briskut ma rruj dhe kete timin dhe merre i here ne goje ti bashke me Salih Shpellarin

  8. emigranti says:

    jo SPAK duhet filloj nga saliu , ilir meta e me radhe jo vetem tekinciatoret

  9. benshkoza says:

    Andi Bushati
    Cfytyre e rrenuar!
    Por present tek Topi!!!!
    Eni Vasili e pelqen.
    Ca here fjalori i tij,kur nuk arrin ta mund kundershtarin ,degradon.
    Po kjo pritet,sepse eshte pa intelekt,budalla dhe i pashprese
    Po Eni Vasili e pelqen.
    Ne fakt kush eshte Eni Vasili?
    Ndihmuar nga Blushi,iu afrua pozicioni i programit Open.
    Paguhet maksimalisht,por nuk e meriton.
    Nuk eshte gazetare.
    Pa intelekt ,njesoj si Andi.
    Urra ,Topit!

  10. 1 says:

    Manjani e sheh sa e veshtire eshte te nxjere buken si avokat,jo per gje po eshte dhe i paafte dhe per kete do ti rifutet politikes,.Ne PS dhe LSI nuk vete se e njohin cfar trapi eshte dhe ka ndermend te vej me partine e re te Saliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje