Një ngjarje e rëndë u regjistrua natën e ndërrimit të viteve në SHBA, ku shtetasi shqiptar Emiliano Domi 25 vjeç u arrestua nga policia pasi qëlloi me thikë nënën e tij.
Para hetuesve ai është shprehur se nëna e tij ka qeshur me të dhe kjo gjë e ka nxehur dhe ndaj ka tentuar ta vrasë.
“Ajo qeshi me mua kur u ankova që ajo po lëvizte xhaketën nga divani i dhomës së ndenjes”, mësohet të ketë thënë ai. Domi pas një debati verbal e ka shtyrë nënën dhe më pas ka shkuar në kuzhinë ku aty ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.
Ndërkohë efektivët kanë thënë se Domi pas ngjarjes është larguar nga banesa, pasi ka menduar se mamaja e tij kishte vdekur nga plagët e marra. 54-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni dhe sipas mjekëve ajo e ka kaluar rrezikun për jetën.
Tashmë Domi është arrestuar dhe ndaj tij janë ngrtur disa akuza. Ai njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal.
ne cmendine mbylleni, jo ne burg