Skadoi ultimatumi për Bashën, Komisioni i Rithemelimit: Basha në vend që të mblidhte rraqet po e shndërron selinë në bunker

5 Janar 2022, 17:14Politika TEMA

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në selinë e PD, ku disa prej deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, nuk arritën të hyjnë brenda.

Sipas këtij Komisioni, Lulzim Basha i ndihmuar nga Edi Rama në vend që të zbatonte vendimin e 44 mijë anëtarëve për t’u larguar, zgjodhi të kthejë në një bunker selinë e Partisë Demokratike.

Më tej, Komisionin për Rithemelimin iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen në protestën paqësore të 8 janarit përpara PD.

“Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë, nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij, reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.

Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së, si dhe i të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.

Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen, në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”, të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës, për mbarë shqiptarët”, thuhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp.

 

2 komente në “Skadoi ultimatumi për Bashën, Komisioni i Rithemelimit: Basha në vend që të mblidhte rraqet po e shndërron selinë në bunker”

  1. ceni, boston says:

    PRETENDIMET E PALEVE i zgjidh gjykata jo ultimatumet e Saliut me 40 hajdutet!

  2. Vlesh says:

    O Komisioni !
    Mos u nxitoni! Po sikur Basha te largohet ne ora 12 pa 1 minute ( e nats) do kete njeri ta marre ne dorezim PD e Rithemeluar ne formatin non grata? Mos can I vehten per gjyqin qe nuk eshte bere?
    Beni ta merrni me dhune! We ti shtihon veprimet joligjore dhe no Demokratike Non grata se Madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje