Mendimi i parë i fotografit Jalil Najafov kur e kishte parë një peshkaqen të bardh ishte “është kjo e vërtetë?”.
Ishte gushti i vitit 2019 dhe Najafov, një entuziast i peshkaqenëve, konservator dhe regjisor, ishte duke eksploruar në Meksikë me disa shokë. Grupi e pa një peshkaqen të madh të bardhë duke notuar afër anijes së tyre.
Kjo ishte e mrekullueshme. Por më pas grupi vërejti se peshkaqeni kishte një kafshim të mistershëm në njërën anë të tij.
“Ishte vërtetë befasishme pasi unë nuk kisha parë asnjëherë diçka të tillë në jetën time”, i ka thënë Najafov CNN-it. “Shenja e kafshimit ishte shumë e madhe”.
Konservatori i lindur në Azerbajxhan u zhyt në ujërat poshtë, i pajisur me kamerën e tij të papërshkrueshme nga uji, GoPro7, për të kapur një pamje të peshkut të madh me kafshimin.
Ai shpërndau në profilin e tij në Instagram fotografitë në dhjetor të vitit 2021.
Najafov e dinte se fotografitë ishin të mrekullueshme
Peshqit e medhenje shpesh marin lendime nga turbinat e anijeve.