Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjësit e agjencisë doganore Durrës, për sasinë prej 119 kg kokainë që u sekuestrua pak ditë më parë në një magazinë në Vaqarr në pronësi të kompanisë “Zico”.
Shoferi denoncoi se iu bë pritë në rrugën e vjetër teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar. Kontenieri me banane vinte nga Ekuadori. Mes bananeve u gjetën të fshehura 119 kg kokainë, por gazetari Artan Hoxha deklaroi se në total sasia mund të ketë gati 2 ton.
Për këtë rast u arrestuan 3 persona, Hasan Salihu, 63 vjeç, Gëzim Kalaja, 31 vjeç, banues në Tiranë, drejtues të automjeteve të firmës dhe Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator firmës së bananeve. Policia tha se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë ushtruar kontroll në kamionin që transportonte kontejnerin me lëndë narkotike.
Ndërkohë, në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Po Ardit Gjebrene pse nuk e keni arrstuar?
Edhe ai punon shofer part time ne kompanine e leshit “Ziko”Shpk.
Na ka çare k…. ne Klan Tv me ate majmunin qe ha “banane”