Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, iu drejtua demokratëve duke deklaruar se “Sali Berisha ju ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Shpallja “non grata” si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon. Kushdo ka mundësi të qartësohet përmes shembujve konkretë për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur “non grata” dhe sipërmarrjeve që i mbështesin.
Sali Berisha ka mashtruar me përpjekjet e tij të vazhdueshme për t’ua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes “non grata” që merr kohë dhe përfshin disa institucione e agjenci ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamenti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit”, deklaroi Basha.
Basha shtoi më tej se nuk ka asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën, për zgjidhjen e krizës
“Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,
jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.
Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike”, tha Basha.
Ik mor lepur jep doreheqjen .Per interesat e tua personale ti dhe ai qe te beri kryetar po shkaterroni PD . PD nuk eshte e jotja as e atij non gratas , PD i perket shqiperise
Tamam ljepur. Thote por nuk spjegon se ka frike. Psh thote qe per shpalljen “non grata” te Berishes , vec departamenteve jane edhe agjensite e sigurimit Kombetar dhe ketu nuk spjegon se si CIA dhe FBI kane indfuencuar ne kete vendim te Departamentit te shtetit. Ka frike lepuri te na spjegoje ato qe di. Ai diten e pare tha se akuzat ndaj Saliut nga departamenti i shtetit jane shume te renda, por nuk spjegoi se cilat jane akuzat qe ne nuk dime? Mos akuza me e madhe vjen nga CIA dhe FBI? Keto akuza nuk dalin publike, por Bashes mund ti jene thene “ne konfidence”. A eshte vertet Basha nje lepur qe kerkon ti nxjerre geshtenjat nga zjarri me mashen amerikane, apo eshte edhe vet i korruptuar me Saliun? Pse ai vazhdimisht qendron ne mbrojtje? Pse ai vazhgdimisht nxjerr Ameriken dhe nuk na spjegon ne se kush eshte Saliu? Nga ana tjeter si e spjegon ai agresivitetin e Saliut ndaj Bashes? Ai vazhdimish thekson e Basha nuk ka gje me Saliun, por nuk ka cti beje Amerikes. Cfare trembet Basha? etj…etj….