BE: S’ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Evropën

7 Janar 2022, 17:07Bota TEMA

Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën, teksa Moska ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.

Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me shefen e KE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme. Ai tha se “arkitektura e sigurisë evropiane”, na “takon ne që ta ndërtojmë”.

Macron tha se “është mirë që ka diskutime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë” dhe shtoi se “bashkëpunimi ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve për këtë çështje është shembullor”.

Por, ai i bëri thirrje BE-së që të zhvillojë bisedime me Moskën.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërkaq një takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas dhe kriza në Ukrainë do të jetë temë e diskutimeve./REL

 

1 komente në “BE: S’ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Evropën”

  1. rexha 10 says:

    NGJARJET QE PO SHKAKTOJNE TRAZIRA EDHE NE BALLKANIN PERENDIMORE ESHTE SA QESHARAKE ,AQE DHE E TRISHTUSHEME .MUNDE TE THUHET ME PLOTE GOJEN SE EUROPA ESHTE NE KONFLIKTE INTERESI ME RUSINE .KJO TREGONE SE RUSIA NE FILLIME KOMPREMENTOI EUROPEN ,PASTAJE SUNDOI BALLKANIN. NUKE ESHTE E RASTIT QE 5 SHTETE TE EUROPES NUKE E NJOHIN AKOMA PAMVARSINE E KOSOVES ,SHIKONI SE SI PO LUAN EDHE GREQIA PER TA NJOHUR PAMVARSINE E KOSOVES ME NDERHYREN E SHBA . TANI GJERMANISE ,DHE FRANCES QE PO DREJTOJNE EUROPEN DUHET QE TI KERKOJNE FALJE BALLKANIT QE U TALLEN PER 30 VITE ,DHE TE LEJOJNE SHBA QE TE RALIZOJE PLANET E PAQES PER GJITHE BALLKANIN ,PASI EUROPA E LA NE MESHIRE TE ORBANIT ,DODIKUT ,BERISHES ,VUCICIT ,,DHE SHUME TE TJEREVE PO MBRENDA NE EUROPE .
    KA IKUR KOHA E KULTIT TE INDIVIDIT ,KU BALLKANASIT JANE TE DESTINUAR TA SHPREHIN ,SEPSE JA KANE LENE TRASHIGIM GJYSHERIT E TYRE .PER TE SJELLE DEMOKRACINE NE BALLKANE ESHTE NJE SFIDE SHUME E MADHE ,NDAJE SHTETET E EUROPES DUHET QE TE PUNOJN SHUME PER TE SISTEMUAR BALLKANIN ,DHE JO TE THERRASIN SHTETET E BALLKANIT ,APO TA LEJOJNE ,QE TI VENDOSIN VETON PO SHTETIT TJETER TE BALLKANIT PER TE MOSE E LEJUAR QE TE PRANOHET NE GJIRIN E EUROPES.KUJTE I SHERBEJNE KETA LOJRA NE KURRIZE TE NJERZEVE?????
    DHE CILI ESHTE INTERESI I KESAJE LOJE??? BUDALLENJE NUKE BESOJE SE KA AKOMA PER TE MOSE KUPTUAR SHUME TE VERTETA TE FSHEHURA NE DOSJET E LENE STOGJE NEPER ARKIVAT NE LIDHJE ME PLANET AFATEGJATA TE BALLKANIT PERENDIMORE.OSE FLITEJ VETEM PER TE MBYLLUR GOJEN NJERZEVE QE TE MOSE THONIN TE VERTETAT MBI PLANET E EUROPES NE LIDHJE ME BALLKANIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje