Muli dyshon se Shtabi i Pararojës amerikane do vendoset tek SHQUP-i

7 Janar 2022, 19:10Antena TEMA

Lajmi se SHBA do të zhvendosë në Shqipëri Shtabin e Pararojës së Ushtrisë amerikane në Europë, i ra si bombë Mulit.

Ky ishte lajmi më i rëndë që kishte marrë prej kohësh.

Vendosja e tyre në Shqipëri do të thotë rritje e pranisë amerikane në shkallën maksimale dhe kjo është dëshpëruese për Doktorin.

Por ajo që e shqetëson më shumë Mulin, është vendi ku do të vendosen.

Për këtë bëri një paralajmërim për demokratët:

“Të dashur demokratë!

Duke analizuar gjithë godinat prestigjoze në Tiranë, kam  frikë se e vetmja godinë ushtrie e lirë që mund të shërbejë për Komandën amerikane, mbetet SHQUPI.

Ajo ka qenë dhe godinë ushatarakësh dhe është shumë e përshtatshme për Komandë ushtarake amerikane.

Me këtë rast, gjithë aksioni i Doktorit shkon kot.

Pastaj Edi Rama i jep Lul Bashës selinë e vjetër të PD, e cila është afër SHQUP-it, dhe ushtarët amerikanë mund të rrisin rrezen e sigurisë dhe nuk lejojnë as aty protesta.

Për këtë arsye i bëjmë me dije qeverisë shqiptare, parlamentit dhe gjithë partive poltike, se Komanda amerikane nuk mund të vendoset në Shqipëri pa konsesusin tonë.

Ata duhet të ulen të flasin një herë me Doktorin, pastaj të vendoset”.

Me këto mendime të turbullta në kokë pas këtij lajmi, Muli ja shprehu dyshimet  e tij ish- deputetit Ruli.

-Si thua ti, mund të vendosen këta amerikanët tek SHQUP-i për të na ndërprerë revolucionin, e pyeti Muli?

-Po ju ku ta gjeni t’ua marrin ata godinën, se të paktën thoni s’kemi çfarë t’i bëjmë Amerikës.

Puna është se ju nuk po ja merrni dot Lulit, se amerikanëve s’ua ka marrë njeri.

2 komente në “Muli dyshon se Shtabi i Pararojës amerikane do vendoset tek SHQUP-i”

  1. Shaka mos t’ë duket Mero , SHQUP-i ,TOKË E XANUN është !

  2. Studenti 1 says:

    PD nuk e meriton ish SHQUP-in, pasi nuk e ka marre ne menyre te drejte dhe te ligjshme . Ne 2013 kur humbi pushtetin, duke ikur si humbes, shperblyen veten me nje seli ma te bukur dhe ma te madhe, duke ia hequr nga funksionaliteti, personelit te Forcave te Armatosura.
    Keshtu qe do ishte ideale vertet, qe ajo godine ti kthehej perseri FA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje