Muli iu shpjegon demokratëve pse Doktori nuk mblodhi shumë njerëz në Fier dhe Gjirokastër

6 Janar 2022, 19:19Antena TEMA

Sot ka plas një shqetësim i madh pse demokratët e vërtetë e braktisën Doktorin gjatë udhëtimit në Fier dhe Gjirokastër.

Në Fier ishin rreth 30 vetë, ndërsa në Gjirokastër rreth 40 vetë.

Për këtë, Muli bëri një shpjegim për demokratët:

“Të dashur demokratë!

Ndoshta nuk jeni të informuar, por Doktori ka dalë pozitiv më datë 30 dhjetor, ora 19: 30.

Për këtë shkak, gjithë familja Berisha nuk festoi së bashku.

Karmina u mbyll e vetme në dhomë dhe ka qëndruar në vaskë, pasi ndjehej fajtore që kishte infektuar Zenin.

Zeni u mbyll në dhomën tjetër se ndjehej fajtor që kishte infektuar Doktorin.

Pasojat u shtrinë më tej, se ishte infektuar gjysma e Zeni.TV.

Për këtë shkak PD vendosi që dy mjekët në dispozicion të Doktorit të ishim unë dhe Tritani.

Tritani si reanimator, ndërsa unë si mjek i sëmundjeve të rënda.

Për 5 ditë i kemi ndenjur tek koka, i kemi bërë shërbime, i kemi hedh kupa, i kemi bërë masazh dhe e kemi ngritur në këmbë.

Nuk duronim dot që Luli të thoshte që bën kot si i sëmurë, se u tremb nga 8 janari.

Sot ai vendosi të ngrihet në këmbë, por kishte një merak.

-Nuk dua të infektoj demokratët e Fierit dhe Gjiokastrës, tha.

Të vijnë vetëm ata që kanë bërë dy vaksina dhe e kanë kaluar Covidin.

Por siç, dihet mbështetësit e Doktorit, nën ndikimin e Evi Kokpalarit, nuk pranojnë të vaksionohen në shumicë.

Ndaj mezi mblodhëm nga 30 vetë në çdo takim, nga të cilët 20 ishim ne nga Tirana.

Por kjo është e përkohshme.

Pas 8 janarit do të shërohet dhe Doktori, dhe PD”.

1 komente në “Muli iu shpjegon demokratëve pse Doktori nuk mblodhi shumë njerëz në Fier dhe Gjirokastër”

  1. Pilo Lala says:

    Ne te Gjirokastres na thane, qe do kemi dreke falas per ata qe do marrin pjese.
    Ne Fier premtuan vetem kafe shqeto, pa sheqer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje