Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare aktorja koreano-jugore, nuk thuhet shkaku i vdekjes

7 Janar 2022, 09:17Lifestyle TEMA

Aktorja koreano-jugore, Kim Mi-soo, e cila u shfaq në serialet e Disney+ “Snoëdrop” dhe “Hellbound” të Netflix, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

Ndarja nga jeta e yllit të ri televiziv dhe modeles u njoftua të mërkurën në një deklaratë nga agjencia e saj, Landscape Entertainment, por pa dhënë asnjë shkak për vdekjen e saj

Agjencia ka kërkuar nga njerëzit që të përmbahen nga përhapja e thashethemeve dhe raporteve spekulative.

“Ne kërkojmë sinqerisht që të përmbahemi nga ndarja e thashethemeve apo raporteve spekulative, në mënyrë që familja e tronditur dhe e pikëlluar të mund të përkujtojë me nderim aktoren e ndjerë.

Varrimi do të bëhet në mënyrë private në përputhje me amanetin e familjes. Shpresojmë që ju të luteni që aktorja e ndjerë të pushojë në paqe dhe dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për udhëtimin e fundit të Kim-it të ndjerë” tha agjencia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje