Këngëtari i njohur, Jason Derulo, mesa duket ka zero tolerancë nesë e ngatërrojnë më një tjetër artist dhe ky ka qënë edhe rasti i djeshëm ku ka sulmuar dy fansa pasi e quajtën Usher, si këngëtari.
Sipas ngatërresa me superstarin te rrymës R&B ka ndodhur në një hotel në Las Vegas ku ai ka sulmuar 2 djem. Policët u thirrën në hotelin “ARIA” gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës pasi Derulo u përfshi në sherr me dy personat. Dëshmitarët okularë treguan se Derulo dhe njëri nga burrat po kalonin së bashku në shkallët lëvizëse elektrike kur djali dukej se po ngacmonte Derulon duke bërtitur: Hej, Usher, ti kurvë…
Pikërisht atëherë Derulo u inatos dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në dysheme. Megjithatë nuk mbaroi me kaq. Jason dyshohet se e goditi edhe djalin e dytë disa çaste më vonë, dhe sigurimi duhej të ndërhynte për të qetësuar zënkën. Jason po ecte pranë me truprojën e tij kur shihet se ka sulmuar djalin pas komentit.
Në atë kohë, 2 djemtë nuk donin të ngrinin akuza, por gjithmonë ekziston mundësia e një padie. Sido që të jetë, ata kanë deri në një vit për të ndryshuar mendje. Jason mori një njoftim për shkelje nga “ARIA” dhe u largua nga hoteli.