Delta bashkohet me Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid në Qipro

8 Janar 2022, 21:40Bota TEMA

Autoritetet shëndetësore në Qipro bëjnë me dije se kanë zbuluar një mutacion të ri të koronavirusit, i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron dhe për këtë arsye ka marrë dhe emrin Deltacron.

Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Qipros, Leondios Kostrikis, deri në këto momente janë identifikuar 25 persona të infektuar me këtë variant, por është ende herët për të arritur në konkluzione rreth tij.

Kostrikis dhe ekipi i tij gjithashtu bëjnë me dije se rastet e të infektuarve më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në “Gisaid”, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit “Pasteur” në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më datë 7 janar.

2 komente në “Delta bashkohet me Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid në Qipro”

  1. New production says:

    Ka filluar COVID 19 te beje fuzion si ne industrine e automobilave(Nissan-Renault?-?)

  2. Va-da says:

    Personalisht une mendoj ;
    Se ndoshta ne propabilitetin teorik varianti DeltaCron do te mund te jete varianti i fundit ne kete fushebetejen e njerezimit ndaj Covid-19 ; por aspak kjo nuk mund te jete si gjeja e fundit qe bota virusale “sulmon” boten njerezore .
    =============
    Te gjitha variantet e Covid kane ne baze nje “mekanizem ” te njejte (virusal) qe shprehet me nivele te ndryshme te virulences (agresivitetit) , por se si i tille egziston dhe standartizimi farmaceutik i “anti-mekanizmit” , por qe askush deri tani nuk ka shprehur deshiren qe ta pranoje per ta lexuar , (duke respektuar mbrojtjen e privatesise intelektuale ) , te pershkrimit te detajuar te aspektit teoriko-praktik qe ka
    per baze perbashkimin e dy studime mjaft te hereshme te vleresimit NOBEL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje