Studimi i ri: Omicron pritet të shkaktojë 99% më pak vdekje sesa Delta

7 Janar 2022, 22:10Bota TEMA

Duke u mbështetur në besimin se fillimi i fundit të pandemisë ka filluar të shfaqet në horizont, janë të shumtë shkencëtarët që, duke ndjekur ecurinë e mutacionit Omicron, shprehin shpresën për një zbutje të menjëhershme të krizës shëndetësore.

Ndërkohë që varianti i ri po përhapet në të gjithë botën, ekspertët argumentojnë se sëmundja mund të ketë pasoja më të vogla se infeksioni i gripit.

Për shkak të përhapjes së Omicron dhe përdorimit të gjerë të injektuesve, shkencëtarët vlerësojnë se ndërtimi i një muri të lartë imuniteti nuk është larg.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit, duke studiuar të dhënat epidemiologjike, vlerësuan se Omicron pritet të shkaktojë deri në 99% më pak vdekje sesa Delta.

Pavarësisht se mutacioni i ri shkakton simptoma të lehta, liderët dhe krerët e shteteve në mbarë botën po dërgojnë mesazhe vigjilence të vazhdueshme në lidhje me respektimin e masave mbrojtëse ndaj virusit.

Pas rekomandimeve përkatëse të stafeve shëndetësore, një sërë qeverish kanë hartuar një politikë të re masash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje