Shifra të larta në Itali: Mbi 100 mijë raste të reja dhe 223 të vdekur nga Covid

7 Janar 2022, 18:50Bota TEMA

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108 304 raste të reja me Covid nga 492 172 testime të kryera.

Norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës numri i të vdekurve është 223, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 138.697. Ndërsa, 27.582 njerëz u shëruan.

Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë 1499 pacientë në terapi intensive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje