Muli kërkon që data e sulmit të radhës të mbahet sekret

9 Janar 2022, 20:36Antena TEMA

 

Pas dështimit të datës 8 janar në sulmin mbi seli Muli kërkoi nga Komiteti Rithemelues që sulmi i radhës të mbahet sekret

Për këtë ai i paraqiti Komitetit në një mbledhje me dyer të mbyllura argumentet e tij për ky sulm duhej mbajtur sekret dhe si duhej vepruar.

Propozimi im i parë ka të bëj me mënyrën se si duhet të sillemi në vazhdim.

Ne duhet të çojmë çdo ditë dikë tek selia për ti lodhur dhe për ti mbajtur të tensionuar. Duke shkuar tek selia, ne ndërkohë verifikojmë nëse kanë filluar punimet e rikonstruksionet apo fortifikimet e tjera.

Nuk duhet të caktojmë një datë fikse, se na kthehet në datë dështimi. 8 janari provoi se aty nuk duhen 1 mijë vet sa kishim ne. Aty bëjnë punë dhe 100 vetë. Ne duhet të mbajmë 100 vet në gatishmëri në ato pemët rrotull dhe të sulmojmë në befasi duke hyrë në zyra. Pastaj bllokojmë dyert dhe blindat i përdorim ne.

Pasi të kemi marrë selinë, Doktori mund të vij i shoqëruar nga zonja Karo e qeshur nga rruga kryesore. Para se të hyj në seli zonja Karo duhet ti kreh flokët dhe ti vërë pak pudër që të mos i dal pamja nga kontrolli si në datën 8 kur dukej shumë plak.

Pasi të hyj Doktori në oborr ne do dalim nga brenda selisë me parullën “Mirëse erdhe Sali Berisha” dhe kjo do krijoj imazhin në botë që  e morëm pa dhunë duke na e dhuruar.

Pas kësaj do njoftojmë zonjën Karo të shfaqet e qeshur.

 

2 komente në “Muli kërkon që data e sulmit të radhës të mbahet sekret”

  1. Dardan says:

    Nuk ka faj Muli, pret telefon nga Beogradi…

  2. Mero , lajmero gjithë industrinë ushqimore , për zbulimin e shekillit te SHKENCËTARIT KIMISTIT N M , qê CO2 , është helm i rrezikshëm , dhe mos e përdorin më për pijet freskuese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje