Roland Bejko: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një sqarim për opinionin publik

9 Janar 2022, 20:24Politika TEMA

Nga Roland Bejko

Sot dëgjova nëpërmjet mediave që z. Sali Berisha ka thënë nga vendi i krimit pranë selisë së shkatëruar të Partisë Demokratike pas revolucionit të tij të “qetë” dhe “paqësor”, se goditjet, sharjet, ofendimet që bënë dje njerëzit e tij mbi personin tim, ishin thjesht një keqkuptim midis njerëzish të njohur, miq familjarë që kanë ngrënë bukë në shtëpinë e njëri-tjetrit… etj.

Lipset të sqaroj opinionin publik, (jo Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, se ata janë të qartë), se midis shumë personave që më qëllonin pas shpine, nga këmbët dhe pas qafës, dallova edhe një fytyrë që e njihja, por që emri i të cilit nuk më kujtohet.

Sqaroj se këtë person e kam takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër me disa të tjerë tropojanë, për të cilët ruaj miqësi dhe respekt, si njeri i afërt i Doktorit. ( Në atë kohë unë isha kryetar i PD-së aty, dhe më vonë anëtar i kryesisë së PDSH-së, pra bashkëpunëtor i afërt i z. Berisha deri në 2005.) Si të tillë unë i prisja të gjithë me nderet e mikut për respekt të tyre dhe të z.Berisha, me dreka e darka.

Sa herë që z. Berisha vinte në jug, edhe ky tipi, ishte gjithmonë pas tij. Ne, si gjithmonë ua shtronim me të ngrëna e të pira.

Pra ajo lëtyra që ngriti dorënmbi mua, të cilit ia thash në sy, “edhe ti Brut?!”, nuk ishte miku im “familjar”, por një fytyrë e njohur, njeri i Sali Berishës, ish punonjës i SHIK dhe policisë doganore.

Atij njeriu, unë nuk i kam ndonjë borxh, as ai mua deri dje, prandaj ai nuk kishte asnjë arsye personale për të ngritur dorën në pabesi e në mes të turmës, ndaj meje. Ai ishte aty pasi i ishte përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të pushtuar dhunshëm selinë e PD-së.

Ai ishte aty sepse Sali Berisha i ka premtuar se po të nxirrnin Bashën dje nga zyrat, pas gjashtë muajsh do rrëzojë edhe Ramën dhe do ta sjellë PD-në në pushtet. Dhe ata me të drejtë duan punë, duan pushtet. Sali Berisha e di mirë ç’do të thotë t’i jepësh dikujt shpresën dhe pastaj shiko se çfarë është në gjendje të bëjë i pashpresi për ty!

Në sytë e tij dhe të gjithë atyre që më sulmuan, unë pashë urrejtje. Fytyrat e të gjithë atyre që më skërmitnin dhëmbët me urrejtje, nuk ishin të tyre, ishin fytyra e Sali Berishës, po kështu edhe mendja. Kjo ishte arsyeja pse nuk ndieva frikë. Fare. Provova gjithfarë lloj emocionesh në ato çaste. Por atë të frikës, fare sepse ata njerëz dje mendonin me trurin e Sali Berishës. Çfardo që t’u thoje, ishte e kotë. Nuk të kuptonin. Vetëm gjuanin, të skërmiteshin në fytyrë, të shanin, të shtynin. Pashë urrejtje në fytyrat e tyre, sepse Sali Berisha na ka idendifikuar të gjithëve ne që jemi kundër tij, si armiq. Dhe armikut duhet ti çahet kafka.

Ai më qëlloi mua dje, pavarësisht mishit të pjekur që ka ngrënë në Gjirokastër kur vinte si njeriu i Doktorit, dhe që unë i prisja me pekule, me nderet e mikut, jo se kish ndonjë hesap të pa mbyllur me mua, por sepse Sali Berisha kishte vendosur ta përdorte besimin e tyre tek ai si mish për top, si Edi Rama të vetët në 21 Janar.

Kështu që vetëm një killer gjakftohtë i kthyer në vendin e krimit siç bëri Sali Berisha sot, mund ta thotë me një qetësi olimpike atë që më ka ndodhur mua, njërit prej mbështetësve të tij më të fortë në ditët e tij më të errëta të karrierës së tij politike të viteve 1997-2005, veç të tjerash. Mua pra, studentit të Dhjetorit 90, të dekoruarit prej tij me “Medaljen e Trimërisë”, ish prefektit të shtetit të tij, ish themeluesit të Shkollës Shqiptare të Administrstës Publike, ASPA, etj.etj.

Unë nuk jam i pari, e di.

Sali Berisha këtë sjellje e ka bërë edhe me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Eduart Selamin, Genc Rulin, Tomor Dostin, Leka Toton, Alfred Sereqin, Albert Brojkën, Vrionin, Pollon, Xhaferin, Tritan Shehun, Leonard Demin, Bamir Topin, etj, etj, etj, pra, i ka rrahur, e denigruar me njerëzit e vet të gjithë ata që i kanë dalë kundër në një moment të caktuar politik. Por, shpresoj të jem i fundit që rihet nga kamikazët e tij.

Në një situatë të tillë, nën dhunën e të turmës së egërsuar e kam gjetur veten vetëm në shkurt të vitit 1991, kohë kur “vullnetarët e Enverit” na sulmuan ne studentëve në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës gjatë kohës kur po zhvillonim grevën tonë kundër diktaturës në vendlindjen e diktatorit. Por 31 vite më parë na sulmuan e na rahën “vullnetarët e Enverit” , ndërsa sot 31 vite më pas u gjeta i sulmuar nga “vullnetarët e Saliut”. ( I distancoj nga demokratët paqësor që ishin aty rrotull dhe që u distancuan prej dhunës.)

Gjithsesi, unë i kam falur të gjithë ata që dje përfituan nga eksitimi i turmës, dhe guxuan të më qëllonin duke më shkaktuar hematoma në trup e shoqëruar kjo me vjellje dhe dhimbje të forta koke e brinjësh. Nuk kam bërë dhe nuk bëj padi për asnjë.

I kam falur sepse fajtori i vërtetë është ai që i ka organizuar dhe i ka nxitur të jenë të dhunshëm ndaj atyre që nuk e pranojnë kthimin e tij në krye të PD-së. Dhuna verbale që ushtronte për muaj të tërë Z.Berisha në foltoret dhe para kemerave, do reflektohej patjetër një ditë në dhunë fizike ndaj “armiqve” personalë nga idhtarët e tij. Pra, i vetmi fajtor për dhunën është frymëzuesi i saj Sali Berisha.

Nuk kam ça them më shumë, veçse ti qofsh o Sali Berisha, një burrë plak 77 vjeçar që për interesat e tua personale je duke i bërë gjëmën PD-së. Je duke i bërë demokratët, anëtarët e një familjeje politike që kanë ndarë së bashku ditë të vështira, dhe për 31 vite me rradhë të kanë mbështetur pa kushte mes sakrificash të pamata, të vriten me njëri-tjetrin.

Për vitet e shumta që kemi ndarë së bashku, pavarësisht qëndrimeve të mia politike kundër rikthimit tënd në krye të PD-së pasi je shpallur “non grata”, do ishte në nderin tënd, por edhe të bashkëpunëtorëve të tu, ish miq të mi, në mos të më telefononit për të pyetur për shëndetin, të paktën të ishit distancuar formalisht nga dhuna që e panë të gjithë live në tv, si ndodhi.

Kaq e meritoja, për aq mbështetje sa të kam dhënë në ditët e tua më të vështira të 1997-2005, z. Berisha.

Por ti nuk mund ta pranosh që ndaj meje u ushtrua dhunë nga njerëzit e tu sepse të bie alibia e “revolucionit paqësor” që ska gjethe fiku, florianë a fjorentinë që ta mbulojë dhunën dhe krimin ndaj selisë së PD-së dhe demokratëve me format, nurin dhe hiret e veta.

Ti dje i gënjeve përsëri mbështetësit e tu. Ty të dështoi me turp “grushti i shtetit” për t’u bërë me dhunë kryetar i PD-së. Kështu që përditë e më shumë do të mbeten gjithnjë e më pak ndjekës në aksionet e tua të marrëzisë që për interesa pesonale po i vë flakën gjithçka që të pengon në qëllimet e tua.

Politikani mendon për pushtetin personal, thotë dikush, burri i shtetit për gjeneratat.

Detajet humane të bëjnë burrë shteti më shumë se sa aktet politike. Së fundmi ty të mungojnë të dyja për fat të keq.

Ps. 1. Falenderoj Zotin e madhërishëm së pari dhe pastaj nga zemra falenderoj edhe tre demokratët tropojanë që më ndihmuan dje t’u shpëtoja thonjve të njerëzve iracionalë dhe i ftoj për kafe pas qetësimit të “gjakrave” pavarësisht se kë mbështesin. Kjo nuk më intereson.

2. Do t’u bëj bllok dhe do t’i fshij të gjitha komentet që do më shqetësojnë.

36 komente në “Roland Bejko: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një sqarim për opinionin publik”

  1. Bubuzhel Berati says:

    Paske ngren mish te pjekur e pire raki r di qe ka punuar shik e dogane po emri nuk te kujtohet ju jeni te gjithe njesoje plehra

    1. NIKO DENAJ says:

      I shkreti Bejko per rrahjen e pare e kane ata fajin por per here te dyt e ke ti.

    2. Naim Frashëri says:

      Bravo, keta Plera njesoj janë,
      Tani qe Ky hengri Dru ,do behet me Berishen, edhe Nikoll Lesi me shoket qe ti permend ketu ,kane hengur dru ,dhe tani jane me Salen.
      Ik mor Kurv Burre ,Ke Vjedhur dhe Shitur Hashash ,dge tani na hiqesh si Burre i Mire.
      Te gjithe Ju PeDerastet njesoj jeni

    3. pjeter says:

      Ne fakt eshte ky lloj tregimi kaq banal qe te ben te mendosh se sa ere tribalizem vjen nga mullari e ish mullati i Saliut,gjithesesi,ky tishte atje ne mes te qenieve prehistorike e rrezikoi me te vertet te hante ndonje thike.

    4. Lala i Lushnjes says:

      Si gjirokastrit qe na qënke, nuk jan shumë
      30-të vjet o derman? Tanimë e kuptove?
      Këtu nuk ka vënd shprehja “më mirë von se kurrë,, sepse Shqipërisë ia bët gjëmën të gjithë bashkë ju fundërinat e ndyra. Të gjithë bashkë duhet të shkoni tek shtatë penxheret. Halera!

  2. Albert says:

    E paimagjinueshme që çapaçulë anonimë si Bejko,
    prirë nga dështaku serial Lul Bunkeri,
    t’i mbyllin derën e Partisë që ka themeluar,
    Berishës dhe mijëra demokratëve të tjerë, vetëm se nuk mendojnë si ky dordoleci lazaratas dhe Luli i tij.

    1. Pabesia dhe pabureria jane tiparet e malokut says:

      ….
      ata japin gra e motra per kryetarin . Race e ndyre.

    2. LALËZ says:

      Mos Alber se e dhjeve, apo i dhier ke qene qe kur jeton ne breket e Saliut. Lere, lere, ju jeni me mut se Saliu zonjes Sheqere qe na helmoi Ramen kur u kthye nga dhite se e gjeti pa breke te shoqen me Karaxhiçin. Keni fytyre ju dordoleca te flisni, paçavure! Po çfaredo tu thuash juve, muti s’behet pipeq.

  3. Mirel says:

    Tani qe te ra bytha ne uje, njohe kush eshte Sali Berisha, njohe karakterin e malokëve, qe te “hane buken dhe te përmbysin kupen”

  4. Morrat e Kuq says:

    Po mire more Zoteri Bejko fytyra e ketyre sipas zoterise tende qenkan shikas po gishti tend i mesem treguar ketyre njesoj si edver peder rames, cfare eshte. Fute aty nuk e fut Burri. Jeni sherbetore te rames dhe tani te gjithe e pane.

  5. dajit says:

    Kesaj nuk ke cemer ti vesh pervecse kriminel, pabesi, shpellar, i ulet njeri pa din a pa imam.Fatkeqesi kombetare

  6. Shaqo says:

    Po edhe ti tip trapi qenke o Bejko?
    Na shitesh per trim e i mencur, por pd nuk ka as trima dhe aq me pak te mencur.

  7. Pena says:

    Roland, po me uren çpate o vule humbur, qartesohuni o u marte muti shalte, qendroni njehere me kembe ne toke, dhe perpiquni te kuptoni, te pakten nje here te vetme, ..
    Roland, ke nje pergjegjesi te madhe ndaj ketij vendi dhe popullit te tije, siç e thua dhe vete ti ke ndihmuar qe krimineli berisha te rrije ne pushtet ne 1997, ndersa sot ti ende nuk guxon te denoncoshe kriminelet, por i fal, turp te kesh o gjak prishur, ….

  8. Berti says:

    Z.Bejko virusi berishian eshte futur shume thelle ne gjithe elektoratin e PD dhe kam frike se nuk do te kete vaksine qe do ti beje derman.
    Te jesh i sigurte qe edhe Basha eshte nje Berishe vetem se me i ri e me floke te zeza.
    Duhet nje e djathte e re por pa njerez te infektuar nga berishizmi.

  9. Sul Koburja says:

    Ke mbështet Saliun 97-2005,mirë ta paskan bërë.E kupton
    çfarë i bëtë vendit duke e mbajt e sjellë në pushtet për herë të dytë një sociopath primitiv si Berisha.
    Gjithsesi të uroj të shkuara për dëmtimet që pësuat.

  10. Katunaret e PeDes says:

    katunaret e PeDes po hane njeri tjetrin …Keshtu ju pafshim deri sa te shkerdheni njeri tjetrin fare Ky Bejko eshte nje nga ata qelbesira qe duhet me ja shkerdhy nonen

  11. Propagand says:

    Ju jo vetem qe po mbroni Bashen, por flisni taman si ai. Genje nga mengjesi ne mbremje. Edhe Basha thote qe nuk ka thene se po blindohet PD-ja. Kur dolen pamjet live tha e kisha per zyrat jo per dyert e korridoreve. Bejko ziu vete deklaroi se e shtyne dhe e shane ata qe deri dje I kishte miq. Tani e dredh si Basha. Fundja vete prezenca e tij perballe demostruesve ishte nje lloj provokimi. Ai mund te ishte ngujuar me te tjeret por si duket kishte skenar qe bejko te sakrifikohej pra te hante ndonje shqelm bythes qe pastaj Basha te vazhdonte me skanarin.

  12. Dashamiri says:

    Z. Bejiko ke te drejte ne shumicen e gjerave qe shkruan po cfare ke a i vrare me Edi Ramen, shikoni hallin qe na ka zene neve me keta burrat e partise tone.
    Edi Rama eshte ne rregull qesh me ne dhe mos e krahasohet fare as me Bashen pa le me Berishes nuk ka asnje lidhje.
    Ai eshte larg me vite drite, na pelqen apo jo, nga liderat e PD, qe po zihen si prostituitat per klientin e radhes.
    Lerini fjalet dhe perpiquni ti ngjani, punetor po, te gojes po dhe shikoni sesi Amerika e Europa e respekton.

  13. Feruzi says:

    Cfar legeni! Ne cdo paragraf permend te ngera dhe te pira. Tipik zemerngushte.
    Roland Bejko!
    Kam nje pyetje per ty.
    Kush i paguante drekat dhe darkat qe shtroje ti per ata qe vinin nga Tirana? Ti apo biznesmenet e zones tende?
    Mos mashtro o lazo farëprishur.
    P.s. Une jam nje biznesmen nga ajo zone qe kam paguar per kete legen qe i permend tani.

  14. Thanasi . H. says:

    Ti Bejko qenke njeri kontravers: ato qe te paskan rrahur ti i fal. Perse? Ato nuk ishin rrobote por njerz me tru dhe e dinin mire cfare benin dhe knaqesise qe ndjenin. Se dyti ti je njelloj militant i lul Bashes nji deshtaku i disaheresh. Pikrisht per ate ti kerkon qe ti japim mundesin perseri sepse tani ai esht i lire dhe i verteti. Vetem ne kerkime shkencore ne laborator behen perseritje. Luli yt esht i sprovuar dhe populli yne nuk ja ka me ngen tekave tuaja.

  15. Sulo Pepja says:

    Pse nuk arrestohet krimineli Sali Berisha, por arrestohen disa te mashtruar prej tij.
    Pa ju vënë prangat ketij krimineli per krimet e shumta që ka bërë për Shqipërine dhe popullin shqiptar dhe pa u dënuar të paktën me 100 vjet, ku një pjesë të dënimit ta bëjë edhe në varr, Shqipëria nuk ka te ardhme.

  16. qerosaliu i gjirokastres says:

    je bere te urryer ju Bejkot me kete “z” para emrit me ner me thane Berishe

    paske ngrene dhe pire me naziberishistet talebane dhe mos u anko qe shpetove gjalle

    edhe une kam qene ne rradhet e para te atyre qe do rrezonim permendoret e enverit vdekur ( sa ishte gjalle i rruajtem koqet me shefat e Kimetes)

    me sa kemi pare pas 1991 deri sot ju Bejkot,Berishet Biberet dhe matherfuckeret e ngjallet perfundimisht sot Enverin qe filloi ne 1997..

    bisht qeni berishist do ngeleni me ate “z” qe vini para zombie berishe

  17. Vranakonti says:

    Po pse o Roland ke folur kundra Saliut.Ti e di se ai te mere inat dhe te vrete me doren e tjetrit.Ti e di se Saliu eshte njeriu me i pabese ne shqiperi aq sa ka vrare shoket e tij,te partise tij pse i kane dale kundra.Nuk do kete njeri me pis se Saliu.

  18. Jeni të gjith njesoj pocaqi dhe të korruptuar says:

    Po ik or maskara se ju Jeni fundrina të gjith .

  19. MIKU says:

    E more mik,kjo eshte fatkeqësia e këtij populli,po me teper e juaja.qe i dhate mundesi nje fundërrina te ushtronte pushtet,duke e ditur shume mire se kush ishte.gjera qe janë mësuar shume shpejt.Pergjigjeja qe dha per TY,ishte e njejte me ate qe dha per Kosta Trebicken,mbasi e vrau,te kujtohet besoj,ky këlysh serbi,i revolucionit paqësor,ate dite kishte veshur opingat,qe te perleshej me ju,kur e keni pa ju ketë moister te vishej me golf,qe ne fund përfundojë si puntoret e bashkisë se
    Lali Erit,ky i revolucionit paqsor.

  20. Sam says:

    Te gjithë një takem jeni
    Një surrat keni ,të rruar dhe të pa rruar

  21. shori says:

    Bejko, nga shkrimi yt, sot m’u mbush mendja, per ate qe e kam ditur perhere, se ne PD (ne te dy krahet), jeni te gjithe njelloj, nje turme mbeturinash, llumpeni i diktatures postkomuniste, qe tani po haheni si grabitqaret ne xhungel… Pas 30 vjetesh, langaraq i Saliut, tani e njohe SALI BERISHEN…???!!! Ptuuuuu race e poshter…!!!

  22. Pianisti says:

    Edhe ju me Saliun beni si dikur komunistat me Enverin.E dinin qe nje dite nga pabesia e tij do ta hanit dhe prape e perkrahnit dhe tani qani.
    Po hani te gjithe ate qe keni gatuar 30 vjet.Nje mut te madh!
    Komuniste te ndyre qe keni spekulluar ne emer te lirise.Ndyresira dhe antishqiptare.

  23. Dukati says:

    E more Landi , ajo qe te ndodhi ty nuk eshte as sa e njemijta e atyre qe u kane bere shqiptareve tek rruga nacionale ne Lazarat apo banoreve te gjirokastres, edhe me bekimn tend , dhe kur te duhej te deklaroheshe ti me cinizem thoshje se i ka lufta kunder komunizmit keto apo jo Landi.Ja pra Landi tani eshte eshteufta per demokraci dhe antikomunizem apo lufte per te shpetuar koken Sali Berisha.Ndaje menden Landi metri eshte e njejta njesi matese ne cdo kohe dhe jo sic ke bere ti kur te duhet metri mat gjatesine dhe kur te duhet peshon edhe kilogramet.

  24. qytetari says:

    Eshte duke duke dhene dokumenta historike se kush eshte dhe nga e ka origjinen. Doni me per Zotin Bejko? I ka thene te gjitha me shkrim!

  25. Kerma says:

    Roland, e paske mbeshtetur Sali kemen ne vitin 1997 kur dogji Shqiperine dhe shkatoi vellavrasjen?! E paske ditur mire se cfare ka bere Saliu me anetaret e PDs. Nje pis e m*ut je dhe ti. PD eshte partia e llumit, ku qente hajne njeri tjetren.

  26. Tani says:

    Roland ta kane frike qetesine tende, nuk jane mesuar

  27. Tani says:

    Ky sharlatan ka qene kryetar?! Ky qe flet per mish te pkekur e raki?!

  28. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gabimi juaj është se ke besuar tek njeriu i gabuar.
    Të falësh një injorant është normale,por të falësh një zyrtar do të thotë se ke frikë prej tij.
    Berisha ka struktura paralele, me ish shiksa,punonjës krimesh,ish polic etj. Jo më kot në krye të tyre është Muli
    Ti i njeh shumë mirë, ata kishin detyra të ngarkuara për të vepruar ndaj kujtdo.
    Më gëzon fakti që ju dhe disa demokratëve ju ka dalë frika,po shkruani dhe flisni për të vertetën në partinë e doktorit.
    Mos rini si muti,distancihuni dhe luftoni njeriun që shplan trurin e demokratëve, në çdo moment luftë ideologjike ndaj njeriut që jeton me mbështetjen e medias së korruptuar.

  29. Velo says:

    Më mirë von se kurrë. Më në fund e kuptoi Landi se çfarë gjëlle është Saliu. Po akoma nuk po e kupton SPAK-u. Ishalla më von e kuptojnë edhe ata.

  30. Artur says:

    Dmth zoti Bejko kalon me dosje nen sqetull permes turmes qe po protestonte para dyerve te blinduara dhe ankohet pastaj pse turma e qelloi.
    Ik mer shkerdhate shko beje rolin e viktimes diku gjetke.

    Te paska godit ai veriori qe kur vinte me sherbim ne jug, ti i jepje mish te pjekur. Pastaj falenderon ata tre tropojanet qe te shpetuan….

    A e kupto ca po thu mer shkedhat?
    Zaten, nga ky lloj pseudo intelektualesh provincial po vuan sot Shqiperia dhe ne vecanti PD.

    Sali Berisha eshte nje shkerdhat, po ai ka tre muaj me bazen dhe ka shumicen. Detyra jote dhe e fiore hollandezit eshte qe ti bindet shumices edhe sikur keta te vendosin per Mullah Omarin.

    Ca do beni tani, do e rrethoni PD me gardista si blloku i qoftelargut njehere e nje kohe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje