Nga Mariglen Kume
Politika përballet shpeshherë me të papritura dhe surpriza të papëlqyera. Por ndonjëherë përballen me surpriza të tilla edhe vetë aktorët.
E tillë ishte protesta e ditës së shtunë për Eralda Tason, deputeten e PD-së në Fier, e cila këtë mandat ulet për herë të parë në Parlament.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bano tregon se si e përjetoi ditën e shtunë që nga momenti i nisjes nga Fieri e deri në mbyllje të ditës. Bano thotë se fillimisht nuk patën asnjë shqetësim kur u thyen xhamat e parë, por më vonë kur dhuna agravoi deputetët kërkuan ndërhyrjen e Policisë. Ndërkaq, ajo shtoi se nëse do të ishin vetëm demokratët, ata do t’i kishin pritur për diskutim në sallën e mbledhjes, por sipas saj, agresorët nuk ishin demokratë.
Znj. Bano, si nisi dita juaj të shtunën, në çfarë ore u nisët nga Fieri për në selinë e PD-së?
Jam nisur rreth orës 7 nga shtëpia ime në Fier dhe kam mbërritur në seli rreth orës 9:45.
Nga cila anë e selisë mundët të hynit në sallën ku ishit lajmëruar për mbledhjen? Kishin nisur të mblidheshin simpatizantë të z. Berisha kur ju erdhët në seli?
Kur kam mbërritur në oborrin e Selisë Demokratike, vura re se kishin nisur të mblidheshin protestuesit e parë dhe gjithashtu vura re prezencën e medias në oborr. M’u bë me dije se mund të futesha nga dera anësore dhe ashtu veprova.
Biseduat me kolegët para protestës, diskutuar për pritshmëritë?
Pasi u futa në Selinë Demokratike, kemi qëndruar fillimisht në hollin e selisë. Isha e shoqëruar nga kolege dhe kolegë të tjerë. Ishim aty sepse pritshmëritë tona ishin për një protestë paqësore. Demokratët gjithmonë janë njohur për protesta paqësore dhe kërkesat e tyre gjithmonë kanë qenë të qarta. Unë pikërisht këtë prisja. Një artikulim të qartë dhe paqësor të protestave, sepse në të vërtetë, sa herë zhvillohet një protestë, edhe artikulimi i arsyes ose qëllimeve gjithmonë ndryshon. Prisnim që demokratët, edhe pse kishim marrë sinjalizim për dhunë të mundshme, të kuptonin se armiku nuk jemi ne me njeri-tjetrin, por se me bukën tonë po tallet Edi Rama.
Në çfarë ore nisi mbledhja të shtunën me kryetarin e Partisë Demokratike?
Mbledhja nisi rreth orës 10:15. Në të ishin të pranishëm disa grupe interesi, si Grupi Parlamentar, kryetarët e degëve, delegatë të Këshillit Kombëtar, si dhe strukturat e degëve. Aty ishin të pranishëm të gjithë ata që vërtet kanë besim se Shqipëria duhet të shohë drejt së ardhmes.
Si ishte atmosfera brenda grupit që ishit dje në mbledhje teksa jashtë protestuesit shtoheshin minutë pas minute?
Ka kohë që Partia Demokratike është e hapur për t’u njohur. Koha e klaneve dhe e prapaskenave apo e skenarëve ka kaluar. Do të gënjeja qytetarët nëse do të thosha se nuk kishte aspak frikë. Shumë prej nesh aty brenda ishin dhe janë prindër. Ndoshta nuk mund të shprehem për të gjithë ata që ishin aty, por di të them se kur kanë nisur aksionet e para të dhunës, isha e frikësuar, por jo për veten. Vazhdoj të them, se demokratët e vërtetë nuk dinë të përdorin dhunën si mjet. Nëse flasim më pas për frymën e grupit që ishte mbledhur, edhe pse dhuna dhe presioni nga jashtë po përshkallëzonin, në çdo moment ne ishim të gatshëm që të uleshim me qytetarët tanë. Ata janë dhe vazhdojnë të jenë demokratët tanë dhe ne vazhdojmë të jemi një familje e madhe.
Cilat ishin reagimet e para tuat dhe të kolegeve dhe kolegëve të tu në momentin qe u sulmua kati i parë? Cilat qenë diskutimet e para mes jush?
Ishim shumë të habitur. Siç përmenda dhe më parë, ne nuk prisnim një mbledhje që të kalonte në dhunë, dhe për më tepër, ne të ndiheshim të rrezikuar në ndonjë lloj forme nga ata që ne quajmë familja jonë. Në momentin që nisi thyerja e xhamave, nga kryetari i Partisë Demokratike na u tha se nuk kishim arsye për t’u shqetësuar. Siç përmenda edhe më parë, edhe pse ne kishim marrë sinjale se do të kishte individë të cilët do të kërkonin t’i jepnin drejtim dhune kësaj mbledhjeje të demokratëve, asnjë nga ne nuk ndihej i rrezikuar me jetën.
Ndërsa protestuesit gjuanin me gurë në dritaren e sallës që ndodheshit ju, pati kërkesa nga ana juaj që të lajmërohej Policia? Në çfarë ore është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të Policisë?
Në fillim, kur nisi situata, ne nuk menduam se do të ishte e nevojshme ndërhyrja e Policisë. Ndaj, fillimisht nuk pati kërkesa apo përpjekje për të lajmëruar Policinë. Kur ne vumë re se individë të caktuar po kërkonin që të tjetërsonin çdo gjë dhe se po kalonin në dhunë, u kërkua ndërhyrja e Policisë. Duhet theksuar se Policia vonoi në ndërhyrje dhe se pati një reagim shumë të dobët nga ana e tyre. Ishte e vërtetë se aty 99% e atyre që ishin mbledhur nuk kishin qëllim dhune, por ama individët të cilët kishin ardhur vetëm me atë qellim, mund të identifikoheshin lehtësisht dhe menaxhimi i situatës ishte një dështim nga ana e Policisë së Shtetit. Dukej sikur kishin marrë urdhra për të mos reaguar edhe nëse kjo mbledhje e demokratëve të përshkallëzonte. Di vetëm që ata kanë ardhur rreth 45 minuta me vonesë nga momenti i njoftimit.
Në momentin që ndërhyri Policia te protestuesit poshtë, ju ku ndodheshit?
Ne kemi qenë përgjatë gjithë kohës në katin e dytë të selisë.
Forcat blu ndërhynë edhe me gaz lotsjellës. A depërtoi edhe në katin ku ndodheshit ju gazi? Si vepruat, pati panik? Ju personalisht si e shmangët?
Unë mendoj se ndërhyrja me gaz ishte e panevojshme dhe është një nga mjetet që nuk duhet kurrë të përdoret. Individët e dhunshëm ishin lehtësisht të identifikueshëm dhe kjo mund të ishte shmangur totalisht, por Policia jonë e kërkon protagonizmin edhe aty ku nuk ka vend. Gazi ka depërtuar dhe në katin e dytë ku ne po zhvillonim takimin dhe pati shumë pasoja shëndetësore te ne. Disa patën marrje mëndsh dhe të vjella. Panik pati sepse, siç thashë, ne nuk prisnim që këta individë të përshkallëzonin dhunën dhe të përdornin mjete të ndryshme dhe gurë. Kishim frikë për jetën tonë nga ky grup i strukturuar dhune. Nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur gazin që u përdor nga Policia. Ndiheshim të zënë në kurth jo vetëm nga ky grup dhune, por dhe nga Policia barbare. Pjesa e demokratëve të vërtetë ishin distancuar nga dhuna. Dhunën aty e ka përshkallëzuar një grup barbar dhe të cilët ishin porositur për të sjellë dhunë. Ne distancojmë demokratët e vërtetë nga ai grup i dhunshëm.
Jeni përballur edhe më parë me situata të ngjashme? Si do ta mbani mend ditën e djeshme?
Nuk është hera ime e parë që përballem më një situatë të tillë. Gazin lotsjellës dhe dhunën e kam parë thuajse në të gjitha protestat që ka organizuar opozita dhe shoqëria civile. Ditën e djeshme do ta kujtoj me trishtim të madh, sepse nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë që kjo situatë të krijohej mes demokratëve. Vizioni dhe misioni im personal është një shoqëri e cila ka një dialog konstruktiv dhe një shoqëri që e di se e vetmja pengesë për dialog konstruktiv është vetëm Edi Rama. Këta individë të nxitur nga Sali Berisha nuk janë demokratët tanë. Këta janë individë me precedentë penalë, të cilët dhunën e kanë mënyrë jetese, ndaj edhe unë këmbëngul që t’i ndaj nga familja jonë demokratike. Dita e djeshme kisha disa momente të cilat do të jenë gjithmonë të ngulitura në memorien time. Një prej tyre ishte dhe qetësia e grupit të mbledhur, të cilët kurrë nuk barazuan demokratët me dhunuesit e porositur. Qetësia që gratë demokrate treguan dhe forca me të cilën secila prej nesh po përballej me të panjohurën.
Ju deri dje,gra dhe burra,kalonit ne orgazem kur ju udhehiqte ne sulme te tilla me tritol,dinamit tek bashkia,kryeministria,ministrite etj, lideri historik dhe Luli Basha.Pse keshtu tani?
Mos është police kjo debiltate ,e njohka mirë edhe taktikën policeske ,njeh mirë edhe familjen femokratike pa le pa që na shet dëngla për protestat e PD paskan qënë paqësore
Ajo inteligjenca jote edhe pse duket e shprehur qartëb si një recitim i një nxënësi të fillores është shumë më poshte se lexuesit prandaj gjej nivelin tënd të japësh intervista të tilla.
Ore, shikojeni mire, se kjo vajza nuk mund të jetë nga Fieri, as nga Shqiperia.
Ose kjo vjen nga Australia, ose do kete nja tetë vjet ne gjendje kome ne Fier, dhe u zgjua dje vetem per mbledhje.
Megjithese edhe Australia nuk është larg.
Qe nga Stacioni Hapesinor atje ku Jane, astronautët kanë raportuar se vetëm dy gjera dallohen ne Tokë qe atje lart:
– Muri I Madh Kinez, dhe
– Protestat e dhunshme me molotovë të Sali Berishes.
Kjo vajza do kete qene edhe me larg, dhe nuk i ka parë protestat. Nuk ka faj ajo. Ajo duket vajze e mire dhe e urte. Tamam per të zevendesuar Majkon si ministre e diasporës. Aty nuk ka çfarë dëmi të beje. Vetem bridh lartë e poshtë.
pas kuvendi dhe beteje, eshte kollaj te jesh i mencur dhe trim !!!!!!
TE NJEJTEN DHUNE JU KENI USHTRUAR PARA KRYEMINISTRISE SA HERE E KENI DJEGUR THYERE SHKATERUAR KRYEMINISTRIN .
PSE TE DUKET CUDI CFARE NDODHI KUR JU KENI PJESE E ASAJE PARTIE JU JENI PARTI E DHUNES PARTI TERRORISTE PARTI ME IDEOLLOGJI KOMUNISTE .
FALENDERONI EDI RAMEN DHE POLICINE E SHTETIT SE JU DO DILNIT NUDO NJE PJESE TE VDEKUR O PLEHRA
Po Ç ‘Fier zeza aman, thuaj erdha nga Myslym Shyri nga dyqani im butik Nino Vitali
Protestat e opozites nuk kane qene kurre te dhuneshme !!! Nderhyrja e policise barbare !!!! Sa vjece je dhe nga cili planet vjene ti moj zogez ?
FARA QE KENI MBJELLE NE KOPSHTIN TUAJ QE NE ZANAFILLE
Nuk e njoh, por menyra se si del ne fotografi, pra pranon te fotografohet (foto nr 5), tregon zgjuarsine dhe peshen politike qe ajo ka ne PD.
A e pate Vucidolin kur ne gjendje te mjeruar pas sulmit mbi Rajshtag po kthehej per ne shtepi i shoqeruar vetem nga Geringu i pds Muli kryevagabondi, Floriana qejflija, Neonazisti Belind kerrici dhe Vokshi gerdalla. Fund te merituar pati levizja dumbabiste, neonaziste, marksiste, haxhiqamiliste, kastriste.
Ju jeni edhe mosmirënjohës. Çfarë njerëz jeni. Gënjen moj zonjë. Sapo kërkuat ndihmë, policia erdhi menjëherë. E pamë të tërë. Dhe ata ikën si minj nga sytë këmbët. Shkelnin njëri tjetrin. U pastrua vendi vetëm pesë minuta më vonë. Po protestat paqësore të demokratëve ku i pe ti që nuk i pamë ne? Keni tridhjetë vjet që vetëm digjni dhe shkatërroni. Më këto tru aty do rrini gjatë. Shumë gjatë.
Interesant, kjo vajze nuk e kishte menduar dhe parashikuar dhunen?! Eshte habitur pamase!!…:-) PD eshte partia e llumit, simboli i dhunes. Shiko historine 30 vjecare te PDs. Tarallakja ankohet se polica i ka shkuar shume vone, 45 minuta pas kerkese per ndihme, dhe se ka perdorur gas. Planet per njoftotin e policise duhet ti kishit bere me kohe, dite perpara. Vetem ju te Lulit nuk dinit asgje, te gjithe shqipataret e kishin te qarte se Saliu do te ushtronte dhune ate dite. Policia nuk gjendet ne oborrin e nderteses se PDs, merr kohe te pregatitet per te tilla raste dhe te vij ne vendin e ngjarjes. Ndoshta, nese ju nuk do te kishit njoftuar policine, do te ishit masakruar nga banda e Saliut. E ti ankohesh per gazin.
Moj injorante budallenjë i quan shqiptarët kur thua se PD është paqësore.Jo zonjë PD është organizatë terroriste që nga krijimi me në krye shpellarin Berisha.faktet janë, po ty të është shpëlarë truri dhe flet si e ëme Zeqos.
Si, demokratet nuk dhunojne? A nuk ishit ju qe masakruat parlamentin me molotov? Shume mire qe provut ne kurrizin tuj dhunen e Berishes.
Mos u merzit zogu , heren tjeter me dt 22 nuk do nderhyje me Policia dhe do shohim sa do ju vleje lekura , Policise ti puthni duart e kembet .
Policia bëri gabim që përdori gaz , po ç’të përdorte , plumba si më 21 janar , apo gurë dhe hunj ato i përdoret vetë pak u rahët me mjeri tjetrin si hajvanë , ku t’a dinte polici e shkretë që ju s’ishit ngopur me dru !
Kjo goca qenka e denje per humoriste estrade,qe nga 1990 kur kjo parti qe vec demokratike nuk eshte ka sjedhe gjithmone djegje,thyerje,shkaterrim etj nga protestat e saja “paqesore”,c ti bejme policise te cilen ju s keni lene moment pa e fyer,share,se sot do te ishit neper spitale,me allcira,te thyer e te copetuar nga ish koleget e vellezerit tuaj te nje rrace e largqofte ndonjeri nga ju dhe ne dyert e ferrit.
Kjo cupe priste qe Stressi te vinte me kitare, dhe ti bente serenate poshte dritares Lulit?
Ua , sa te keqinj jane meshkujt.
Prit ore cuno, se ne i ngrejme kembet vete, nuk ka nevoje te perdoresh forcen. Se edhe lodhesh.
Nuk zhgenjehu as kjo …..i njejti batak ,me llogjike absurde sikur ne te tjeret kemi lindur die….debile
Ju qe shkoni mbrapa ketyre lloj politikanesh jeni vete fajtor qe perballeni me situata te tilla. Pse nuk mesoni vete nje profesion tjetr o njerez dhe ta ushtroni ate po merreni me Bashen Berishen etj dhe ankoheni pastaj qe ndiheni te rrezikuar.
Me sa shikoj une nga artikulimet qe bejne edhe kjo vajza eshte pjelle integrale e Sali Berishes; u ka fut frymen e tij dhe kallepin e tij Saliu, nuk ndreqen me keta. PD duhet te shkrihet dhe rinia shqiptare e perkushtuar dhe inteligjente, jo rrugaçet me diplloma fallco, duhet te marrin ne dore situaten opozitare me nje organizem te ri partiak dhe me perkushtim e ambicje europiane. Duhet shkulur nga rrenjet ideollogjia dhe mendimi saliberishjan qe kane edhe keta te rinjte e sotem qe duan te jene te djathte apo opzitare. Per nje moment nuk duhet te jete asnje nga tropojanet se jane bere bashke me Sali Lushon, Besnik Mustafajin e kompani dhe jane si nje kallep betoni qe duhet dinamit ta shkallemoje, ose ajo varea qe shqyen dyerte e pd-se. Gjuha e ketyre jashte dhe brenda selise eshte kercenuese per paqen sociale dhe nuk lejon alternative duke mbajtur ne fuqi egzistuesen. Sa me shume te shajne apo krijojne armiqesi, aq me shume te urryer do te jene per shqiptaret ne pergjithesi. Qe çdo antar i opozites te kete perkrahjen e qytetareve, duhet qe te qaset tek qytetaret me urtesi, sjellje, edukate, perkushtim, dashamiresi dhe nje programe te detajuar saktesisht e qartesisht. KJo qe bejne keta edhe kjo vajza, tregon se keta thone: te ikij Edi Rama te vijme ne!!!!!! Keshtu s’ka me pushtet se eshte menyre qe e kerkon per vete dhe jo per te gjithe. Dhe kjo ide eshte brumosur edhe tek filizate tyre. Duhet shume per te ndryshuar. Shqiperia ka njerez, jo ata me gjuhe neperke edhe neper studiot televizive me floke te krehur, me gravata te bukura dhe “kapedane mbi kapedane” u duket vetja; jane te rrezikshem sado jane ne moshe te ré; sepse ata do ti bejne te zezen Shqiperise dhe shqiptareve. Populli yne i shkrete kur ishte popull dhe i degjohej zeri, thoshte: qengji urte pi dy nena, i serti as nene e tij . Keshtu qe keta birbo nuk jane per kete pune.
Kjo eshte nje bime dhe asgje tjeter. Po dhe ky Marengleni s eshte gje tjeter vec nje: Matks, Engele dhe Lenin.E tradheton vete emri. S’ka nevoje per koment tjeter. Nga socializmi vijme, ne komunizem shkojme dhe tjeter fat s’kerkojme ne…
Meqe doni sqarime:
Kjo u be deputete se eshte dashnorja e Erjon Isufit. Kjo fytyre kurre me pare nuk eshte pare ne PD Fier apo ne Seline Qendrore te PD ne Tirane.
E. Isufi e coi ne parlament meqe gruan e tij Stelen e punon Florian Nuri.
Pune degjeneratash me pak fjale….
kjo eshte nje putane e vjeter qe sot kerkon te behet politikane Baxhellate PeDe s vetem kerkojne pare dhe kar
O Troc….
Mos nxirr sekretet mor burre.
Se mund te na ndodhe ndonje hata…
Mjafojne komentuesit per ti bere skanerin PD dhe perbejes se saj.
Grumbull fashistotribal. Kjo eshte PD.
Bijë Selmanja e nënes, c’të të qaj me parë!!!! Ore, per cfarë i marrin këta shqiptaret!!??
Të këshilloj,herës tjetër vish brekë çeliku dhe me dryn .Mos thuj se nuk je e paralajmërueme.
Kujdes se do te degjoje Basha duke pranuar se “KENI KERKUAR NDIHME ” se mbase ti se din por ai e ka mohuar kategorikisht kte gje. Dhe ngaqe Basha nuk genjen kurre i bije te genjesh ti.
Sa e pafytyrë, “demokratët shquhen gjithmonë për protesta paqësore”, thotë. Hec e jepu votën këtyre llumrave…