Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për ABC news nga prokuroria ndërsa të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.
8 janari ka shënuar kulmin e një lëvizje që ish-kryeministri Sali Berisha ndërmori kundër kryetarit Lulzim Basha pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” ish-liderin e forcës më të madhe opozitare në vend së bashku me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu, policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm.
Persona qe kane dijeni?!?!?
Jo keta jane urdhruesit e dhunes. Prokurorja Babale taller me shqiptaret!
Turp