Sa keq është gjendja në Turqi? Varet kë pyet.
Që prej shtatorit, me udhëzimet e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, që habitën një pjesë të madhe të botës, Banka Qendrore Turke uli normat e interesit, edhe pse inflacioni ishte duke u rritur dhe sot gjendet në shifrën marramendëse prej 36%.
Që atherë, lira turke ka humbur plot 44% të vlerës së saj, gjë që ka bërë që çmimet në vend të rriten dhe fuqia blerëse të bie në mënyrë drastike.
Normat e ulta të interesit kanë qenë pjesë e retorikës së presidentit Erdogan që prej vitit 2013, kur ai bënte fushatë për t’u bërë president i Turqisë, duke promovuar këtë model ekonomik kontrovers që ka vënë përballë njëri-tjetrit ekspertë të ekonomisë nga e gjithë bota.
Gjithçka lidhet fillimisht me raportin mes inflacionit dhe normave të interesit – të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi vlerën e një valute.
Ekonomistë të shumtë janë të mendimit se kur një shtet kalon periudha të inflacionit të lartë, ai duhet t’i ngrejë normat e interesit, jo t’i uli ato.
Kjo është edhe aryseja pse ata mendojnë se veprimi i bërë nga Erdogan, duke ulur normat e interesit në një kohë kur inflacioni është kaq i lartë, nuk kishte si të rezultonte në diçka tjetër veçse rritjes së mëtejshme të inflacionit dhe detyrimisht zhvlerësimit të valutës vendase – lirës turke.
Por pse i uli Erdogan normat e interesit? Në fund të fundit, presidenti i një vendi kaq të fuqishëm nuk kishte si të bëntë një veprim kaq naiv dhe të pamenduar.
Le ta nisim këtu.
Publikisht, Erdogan ka parapëlqyer të përdorë shpesh argumetin fetar për të mbrojtur këtë strategji të re ekonomike, e cila në pamje të parë mund të duket absurde dhe kontradiktore.
Ai është shprehur se është kundër normave të interesit për arsyeje se feja islame nuk e lejon kredinë apo kamatën, edhe pse ulja e normave të interesit duket se ka një efekt krejt të kundërt, duke qenë se ajo i shtynë debitorët të marrin edhe më tepër para borxh, pasi interesi që do të duhet të paguajnë është më i ulët.
Sidoqoftë, feja nuk është katalizatori real i kësaj përpjekjeje të re të Erdogan dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Qëllimi real në fakt është rritja dhe transformimi i ekonomisë vendase. Por me ç’kosto?
Një moment. Po flasim për rritje të ekonomisë vendase në një kohë kur lira turke po zhvlerësohet dita ditës? Pikërisht, por edhe kjo e ka një vijë logjike.
Në fakt, ky ‘zhvlerësim’ i lirës turke mund të jetë duke u bërë qëllimisht.
Ky lloj fenomeni në botën e makro-ekonomisë njihet si ‘zhvlerësimi artificial i valutës vendase’, dhe ç’qëllim mund të ketë e gjithë kjo?
Pikërisht rritjen e ekonomisë. Në momentin që vlera e valutës së një shteti bie, kjo e bën këtë shtet më tërheqës në tregun global, pasi shtetet e tjera mund të blejnë produktet e tij, shërbimet, fuqinë punëtore madje edhe të investojnë për shumë më pak para. Diçka e ngjashme është bërë nga shumë shtete në të shkuarën, përfshi këtu edhe Kinën, e cila vitet e fundit ka patur një bum ekonomik.
Por situata në Turqi është paksa më e ndryshme.
Në fakt, situata në të gjithë botën në këtë kohë është shumë më e ndryshme, gjë që ka bërë shumë vetë ta quajnë këtë lëvizje të Erdogan, asgjë më pak apo më shumë se sa një ‘lojë bixhozi’.
Sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Ankarasë, Refet Gurkaynak, kjo që po bën Erdogan është një bast që vë në rrezik fatin e popullit turk, pasi ndërkohë që investitorët e huaj mund të përfitojnë nga ulja e çmimeve për eksportet, vetë populli arrinë në një pikë, ku nuk mund të blejë dot produktet më minimale, çmimet e të cilave janë rritur në mënyrë të tejskajëshme si pasojë e inflacionit.
“Sigurisht, nga njëra anë ky model ekonomik e bën Turqinë më konkurruese dhe atraktive në tregun global dhe kjo mund të rrisë eksportet, por mos të harrojmë. Turqia është një vend i varur nga importet. Ndërkohë që eksportet rriten si pasojë e zhvlerësimit të lirës, importet dhe gjithçka tjetër bëhen më të shtrenjtë. Dhe Turqia është një vend që importon naftën, makineritë industriale etj, dhe në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga inflacioni i lartë dhe kriza energjetike, një strategji e tillë nuk mund të funksionojë,” – u shpreh ai për median franceze France24.
Nga ana tjetër, analisti i televizionit turk TRT, Yusuf Erim, kishte një mendim më neutral duke thënë se kjo iniciativë nga Erdogan duhet parë si një ‘transformim ekonomik’ që sado ambicioz, pritet të ketë efekt në një plan më afatgjatë.
Sipas tij, ndërkohë që Turqia bëhet më konkurruese në tregun global dhe eksportet vazhdojnë të rriten, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me prodhimin industrial në vend, investimet e huaja dhe rrjedhimisht edhe vendet e punës.
“I gjithë ky proces ka anët e tij pozitive dhe ato negative. Pavarësisht vështirësimit të jetës për vendasit, synimet janë afatgjata. Dhe në të njëjtën kohë, presidenti Erdogan po ndërmerr masa për t’iua bërë më të thjesht përshtatjen me rritjen e inflacionit qytetarëve turk. Duke qenë se Thesari i Shtetit Turk ka një llogari të bollshme në dollarë amerikanë, Erdogan po e përdor këtë buxhet duke rritur rrogat minimale me 50% dhe të gjithë rrogat e adminsitratës shtetërore me 30%. Pra ai po mundohet t’ja lehtësojë barrën qytetarëve turk dhe po përgatitet për efektet afatgjata,” – tha ai.
Sidoqoftë, prof. Refet Gurkaynak, si shumë të tjerë mbetet skeptik duke thënë se një model i tillë ekonomik i bazuar në lehtësimin e kredisë dhe uljen e normave të interesit, do të ishte i suksesshëm vetëm nëse normat e inflacionit do të ishin të ulëta, jo në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga normat më të larta të inflacionit që kemi parë në dekada të tëra.
Mbetet për t’u parë, nëse kjo që po bën Erdogan do të mbetet në kufijtë e imagjinares, nëse ajo do të jetë një bast që vë në rrezik vendin e tij, apo nëse do të arrijë në fakt të jetë një plan gjenial që do ta rrisë vërtetë ekonominë turke.
Erdogan është shprehur se problemet e lirës turke janë një rezultat i sabotazhit që duan t’i bëjnë të huajt ekonomisë së Turqisë, si dhe mbështetësve të tyre brenda shtetit turk.
Gjatë një fjalimi më 22 nëntor, ai u shpreh se do të përgjigjej me një “luftë financiare” për të fituar pavarësinë ekonomike të vendit të tij – luftë kjo të cilën ai dha fjalën se do ta fitonte Turqia.(Euronews)
erdoqëni kur thotë se “po sabotohet nga jashtë” ka “të drejtë”,dhe për pasojë është e vështirë që të funksionojë “strategjia” e tij për rritjen e ekonomisë turke në këtë mënyrë!!
nëse ai,ose qeveri turke,do të kishte bërë këtë në një kohë kur turqia ishte një partner europian,kur turqia nuk ishte një sulltanat erdoganian!?
ekonomia turke do të kishte një rritje të madhe!!investimet do të ishin të mëdha dhe eksportet turke po ashtu!!sot në sulltanatin erdoganian nuk kemi të njëjtin realitet!pas tërë asaj rrëmuje dh eshtypjeje që ushtroi në shtein e tij,për interesa personale,pas tërë asaj rrëmuje që ka shkaktuar në të gjithë arabinë veriore deri në siri,pas tërë atij terrori me në krye ISIS,pas tërë atyre problemeve me BE dhe amerikë,pas “aleancës”me rusinë e car putanës!?
vështirë se mund të ndodhë që në turqi të funksionojë inflacioni i prodhuar për të rritur ekonominë!
pa një largim të tij,pa një ndryshim në mënyrën e qeverisjes së shtetit turk,pa një largim të asaj pjese fetare dhe anti qemaliste!?
vësthirë se do të ketë përparim në turqi!!
do të shohim nj¨eharxhim të ngadaltë të rezervave të shtetit dhe një fund të ndyrë të sistemit erdoganist!!
shpresojmë që turqia të mos përfundojë në një luftë civile!
do të ishte një katastrofë totale për europën!!
rritja e rrogave minimale dhe të administratës nuk bëjnë gjë tjetër veçse rritjen e inflacionit dhe boshatisjen sa më të shpejtë të rezervave shtetrore!!
Hani, hani…merruni me Turqine qe eshte 600 vjet para Shqiperise se Edrogan Surrelit….
=
lol
leco
më vjen keq që të shaj të parët e tu,por nuk kam ça boj tjetër!!mut muti janë!!
O anticensure . Keto qe shkruan ti kane 20 e kusur vjet qe perseriten . Kam 29 vjet qe bej bisnes me Turqine dhe kete situate e kam ndesh nja 8 here minimumi te pakten . Por perfundimi o kompetent eshte i njejti . Ai shtet sa vjen e behet me i rendesishem gjeopolitikisht e me ekonomi me te fuqishme . Dhe kjo strateghi e dobesimit te lires Turke nuk eshte shpikje e Erdoganit Po e gjithe qeverive turke 50 -60 vitet e fundit. Tashti ti bej krahasimet para 50 a 60 vitesh ca vendi zente ekonomia turke ne klasifikimin boteror e ca vendi ze tashti. A nese ke probleme te tipit fetar me veten e flet me urrejtje per Turqine une ste mbeshtes dot . Un jam femi i marteses se nje babai mysliman e Nené orthodox e i martuar me nje grua qe vete ka baba katolik e mama myslimane .thjesht jemi krenare qe jemi Shqipetare. Gjithsesi kam shkuar ndoshta 500 here ne Turqi sme ka pyet njeri ca feje kam . I mire eshte gjithmon ai qe paguan
mos u mërzit arti,dhe unë i kam dëgjuar para shumë kohësh,dhe po i dëgjoj gjthnjë e më shumë!!problemi është kur fillojnë e dëgjohen shpesh!!
kuptohet se dëgjimi shpesh nuk të bën që ti kuptosh patjetër!!
një nga ne të dy sigurisht që nuk i kupton!!
Një udhëtar i lodhur nga rruga e gjatë ishte ulur për të pushuar pak kur aty pari kaloi një kalorës fluturimthi.Udhëtari i lodhur tha me vete :i gjori kalorës sa do jet lodhur duke mbajt këmbët vjetra!.
Sa për dijeni këto ditë nga udhëtimet e bëra nëpër Europë pash se në shumicën e autostradave të Evropës kryesisht kishte kamionë të mëdhenj turq që po furnizonin Evropën me prodhime.Ndersa forca ushtarake turke me prodhime strategjike vendi po i kalon edhe vendet tradicionalisht militare.Tuqia është vendi i vetëm që i ka kuptuar hilet,dallaveret dhe intrigat e Evropës plakë andaj ka trazuar rrugën për pavarsi afatgjate mbështetur në resurset e veta natyrore dhe humane.Shqiptarët do duhej të merrnin sado pak mësim nga shembulli i Turqisë.
raif efendi,ti duhet të jesh i vetmi që ke kuptuar qëllimet e turqve!!
rracë e qut jeni!!
nuk merret shëmbull na ai që bën vetvrasje,o raif efendikëm!!