Albana Vokshi: Të gjithë tashmë e dinë që protesta e 8 janarit ishte tërësisht paqësore dhe nuk ka asnjë provë që ne të kemi dëshmuar dhunë

12 Janar 2022, 16:28Politika TEMA

Gjykata i liron të gjithë të arrestuarit. Asnjë masë “arrest shtëpie”, vetëm “detyrim për paraqitje” dhe të tjerët pa masë sigurie.

Në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit të gjykatës tha se kjo vërtetoi që protesta ishte paqësore. Sipas saj, Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t’i implikuar. Ajo akuzon dyshen Rama-Basha për skenar dhune, më 8 janar.

“Edhe seanca e sotme për masën e sigurisë së 18 protestuesve dëshmoi se protesta u thirr, u organizua paqësore dhe ishte e tillë deri në fund, u vërtetua që ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme. Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t’i implikuar. Të gjithë protestuan në mënyrë paqësore. U shoqëruan në ambientet larg selisë së PD-së. Arrestimet e protestuesve janë bërë me lista të përgatitura e shpërndara nga brenda partisë për të çuar deri në fund skenarin Rama-Basha për mbrojtjen e karriges së Bashës. As organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur pavarësisht se më 6 janar është raportuar për persona të armatosur, e mercenarë me pagesë, me të shkuar kriminale me 20-25 vjet burg në vendet fqinje, por nuk u reagua për ta kthyer PD-në. Të 18 protestuesit janë heronj të demokracisë”.

Për Vokshin, 8 janari vërtetoi edhe njëherë paktin Rama-Basha.

Për juristin Çlirim Gjata policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar që ka qenë brenda, dhe “asnjë prej tyre nuk është ndaluar pasi kanë pasur mbrojtjen e Ramës dhe Bashës”.

12 komente në “Albana Vokshi: Të gjithë tashmë e dinë që protesta e 8 janarit ishte tërësisht paqësore dhe nuk ka asnjë provë që ne të kemi dëshmuar dhunë”

  1. Sara says:

    Bravo ju qofte. Po Elisabeta Imerajn pse nuk e kishit mes jush?!

  2. Fakovsky says:

    Nuk e di nese Eshte per te qare apo per te qeshur

  3. Ndroqi says:

    Keta jan hajvan apo ju pelqen,roli I veshgjatit,e pa gjithe bota qe nuk lane dere e dritare pa shqyer,dhe akoma i bien fyellit ne nje vrime se ishin paqesor?!

  4. Valbona says:

    Qe ishit paqesor e pane shqiptaret dhe bota mbare, po na thoni ku eshte futur gerdalla po!itike Sali krimineli???

  5. s'qimpeka says:

    O Albana !
    A nuk e kupton që çdo demokrati të ndershëm dhe tamam demokrat, ti ja shpif.

  6. anticensurë ??? says:

    banaaaa
    nuk ka asnjë provë që keni ushtruar dhunë??
    është e mundur!!
    varet se çfar quan ti dhunë!!
    varet se kundër kujt i rferohesh ti!!
    psh të garantoj dhe unë që “JU” nuk keni ushtruar as më të voglën dhunë kundër meje në 8 janar!!
    nuk isha as në tiranë e as në shqipëri!!nuk ke ushtruar dhunë kundër edvin ramës,dhe kjo është e vërtetë!!
    në fakt ke të drejtë për gjithçka!!
    dhe dyert e dritaret u thyen nga brënda!!
    bile dhe ata që hipën me shkallë ishin foto/video montazhe të bëra nga ish shefi juaj!!
    ec mi bana,futi në sufllaqe se je dobsu shumë!!

  7. Zhabe says:

    Ka te drejte Vokshi. E si mund te quhet dhune perdorimi i disa vareve, qysqive. levave, desheve dhe shkalleve. Aty nuk u perdor tritol, aty nuk u shkrehen kallashe! Shpifjeee.!

  8. Nafia says:

    Flm Pamela qe na ndricove mendjen dhe shikimin,se per nje moment na u duken si hunj, matrapik,varre, gur etj,etj mjete te dhunshme, po paskan qene vetem flamuj.

  9. Dajti says:

    Uaaa,sa”budallenj”paskemi qene, si more e vum ne dyshim se Saliu dhe horrat e tij jan “paqesor”?

  10. Titi says:

    Ha ha ha dhe bufi do te cuditeshe me kete thenje gjeniale.
    eshte njesoj sikur te thuash qe Vokshi eshte gruaja me e bukur per vitin 2022 dhe ne te besojme qe protesta ishte extremi paqesore.

  11. tekniku says:

    Pune kurvash dhe llogjike kukumjacke.

  12. Thua ti moj shoqja Bana , po ata të PENDUARIT e DREJTËSISË ç’do kenë thënë në Prokurori ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje