Përplasja me Berishën, Yuri Kim: Mos dëgjoni propaganduesit që dalin në TV, por çfarë thotë Uashingtoni zyrtar

12 Janar 2022, 18:47Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar.

Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e tij, ku bëhet i qartë mendimi që ka SHBA për Sali Berishën.

Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me protestën e 8 janarit, por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë zëvendës ndihmës sekretari Escobar.

Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim, ndërsa ka publikuar dhe liknun e intervistës.

INTERVISTA/ Uashingtoni zyrtar: Vendimi dhe mendimi ynë për Berishën është i qartë, demokratët duhet ta refuzojnë dhunën e tij

1 komente në “Përplasja me Berishën, Yuri Kim: Mos dëgjoni propaganduesit që dalin në TV, por çfarë thotë Uashingtoni zyrtar”

  1. Bimi says:

    DEGJONI BIDONIN JO KAZANIN THOTE KIMETJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje