NDRYSHIME në PD: Enkelejd Alibeaj zë vendin e Alfre Rrushajt, Gjekmarkaj zgjidhet nënkryetar i PD

15 Janar 2022, 17:33Politika TEMA

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kreu i PD Lulzim Basha ka bere disa ndryshime. Raportohet se Enkelejd Alibeaj ka marrë postin e kryetarit të grupit parlamentar, te cilin e mbante Alfred Rrushaj.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë.

Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj.

Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD.”, ka thene Basha.

Këshilli Kombëtar ka votuar që Agron Gjekmarkaj të marrë postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj do të marrë postet drejtuese qe mbante Enkelejd Aliebaj, ate të nënkryetarit të PD dhe nënkryetar i Kuvendit.

“Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si nënkryetar i Partisë Demokratike.

Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, tha Basha.

Grida Duma ndërkohë u zgjodh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë Grida Duma.

Ndërsa Flutura Açka do të marrë drejtimin e Komisionit të Arsimit,

Dhurata Çupi është propozuar për të qenë nënkryetare e Komisionit të Ligjeve; Dashnor Sula në Sekretariatin për Statusin e Deputetit.

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

17 komente në “NDRYSHIME në PD: Enkelejd Alibeaj zë vendin e Alfre Rrushajt, Gjekmarkaj zgjidhet nënkryetar i PD”

  1. Sara says:

    dmt fredi ishte nje nga ata qe luante me dy porta….

    1. Nick says:

      dmth qe Fredi ju bëri topin te dyve!

  2. Vebi allmuca says:

    Rnofte enkelejd babalja rnofte grida yp grida yp salianji.

  3. 88 says:

    E ku eshte ndryshimi ketu?!
    Nuk jane po te njejtet medioker, servile, injorante, ekstremiste fetare, bagla krahinore dhe sharlatane qe ishin edhe me pare si berishiste?!
    Edhe pse e shiten Saliun, qe ju lepine dhe i sherbyen si lavire histerike, po copa muti ngelen.
    Bythlepirja gjoja proamerikane, vetem ju dha mundesine ti rrembejne Saliut tokn e xanun.
    Realiteti eshte qe me gjithe proamerikanizmin qe kalerojne per interes, ngelen po hajdute, njerez ordinere, jashteqitje tribale, lavjerrsa.
    Karriere Moterqirlleku!
    Se partia vdiq.
    Nuk ringjallet ajo parti pa kaluar me cekic mbi kockat e te gjithe ketyre moterqireve. Jo vetem kryebagla me e madhe e historise por te gjithe pa perjashtim duhen hedhur ne gropen e jashteqitjeve.
    Pas Jarit president, Strazimirit deputet dhe Mulit minister, mungonte edhe Gjeka nr 2 i partise.
    Idjotesia e degradimit nuk njeh limit!

  4. Haka Tekizoti says:

    Stan me lepuj. PD-ja kështu do të jetë gjithnjë, deri sa të shkrihet. Kryetari është kryetari i lepujve që i dhanë një viagra dhe iu sul vrasësit apo bashkëvrasësit.

  5. Vlonjari says:

    Dmth fredi shkon ne presidence…. Dmth Sara kara, alfred moisiu rikthehet ne presidence

  6. Ilir says:

    Xhelal Mziu sekretar i buxhetit?Po ai i pagdhendur?!

  7. Teli says:

    Haha, tani do e mbrojne GJEKA, MARKU, DHE MZIU.
    Me keta e ka te sigurte fitoren luli.
    Kjo e verteton me se miri tezen e tij “Me Bashen per te ardhmen “

  8. Zyli says:

    Ky Gjekemarku nga eshte, apo edhe ky nga Vlora si Mark Marku?

  9. Zyli says:

    Ky Gjekemarku nga eshte, apo edhe ky nga Vlora si Mark Marku?

    1. Hasoni says:

      Dukesh qe ke sarkazëm me të tilla batuta 92-i

  10. Kol P says:

    20 vete kane ngelur keshtu qe mes njeri tjetrit do i shperndajne karriget. Problemi eshte se ka aq shume poste ne kryesine e PDse, per aq pak derdimen sa kane ngelur.
    Gjithesesi levizje qe e con rrenimin e PDse akoma edhe nje shkalle me poshte. Si ata qe iken, si keta qe ju zune karriget, asnjeri, po as edhe njeri, nuk kane as munimumin e kultures politike, kultures intelektuale, personalitetit, integritetit.
    Nuk merr dot asnjerin seriozisht.

  11. DinPak says:

    Po Salianji, ku eshte? Me siguri do t’i kete lene ndonje pozicion shume te rendesishem dhe sekret njekohesisht, sepse eshte shfaqur gjithmone me vlera te larta demokratike (dmth partiako-demokratike). Ky do jete emeruar diversant ne Foltoren e Re, sepse e meriton.

  12. toni says:

    sekretar buxheti Xhelal Mziu buahahahaha

  13. hosteni says:

    MOJ KASOLLE KU NA MLODHEEEEE!!!!!

  14. Tes says:

    Vetem per nje gje jam shume i kenaqur ,qe nuke do e shohi ate Albana(Pamela)Vokshin ne komisionin e shendetsise pasi ajo nuk durohej aty,te pakten Grida eshte e bukur dhe ka filluar qe te terhiqet nga berishizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje