Trukimi i zgjedhjeve në Durrës, Armando Duka emëron si delegat edhe trajnerin e Kombëtares U-16 që paguhet nga FSHF

17 Janar 2022, 19:31Sport TEMA

Një mbledhje që zgjati më pak 30 minuta, me një fshehtësi të plotë, me një kandidat të vetëm e me propozimin për të mbaruar punë edhe me delegatët. Kjo ishte rezumeja e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, që konfirmoi Mikel Furxhi i ri-emëruar nga Armand Duka në krye të shoqatës për një mandat të ri 4-vjecar e jashtë rendit të ditës.

Jashtë rendit të ditës, e shtuar me propozim të KF Teutës dhe aprovuar në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët prezent, ishte ajo për zgjedhjen e përfaqësueseve të SHRF Durrës në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të FSHF, të cilët janë Mikel Furxhi, Agron Kërçova dhe Fundim Dallaku.

Të tre këta personazhë janë zgjedhur me mënyrë të jashtëligjshme dhe në konflikte të pastra interesi.

Mikel Furxhi kryetari i shoqatës rajonale të Durrësit ka qenë një punonjës i FSHF-së dhe në krye të kësaj shoqatë është emëruar nga Armando Duka.

Delegati tjetër Fundim Dollaku ka kryer një akt  akoma dhe me të rëndë, pasi ka falsifikuar firmën e kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbanës dhe ka votuar pa pasur autorizimin e tij.

Një fakt që duhet të jetë organ i prokurorisë pasi falsifikimi është i pastër dhe i dokumentuar.

Ndërsa delegati tjetër Agron Kërçova është gjithashtu një person që paguhet drejtëpërdrejtë nga Federata Shqiptare e Futbollti që drejtohet nga Armando Duka.

Kërçova është në një konflikt të pastër interesi pasi ai është aktualisht trajner i kombëtares U-16.

Pra është një vartës i Armando Dukës që paguhet nga ky i fundit.

Kjo tregon arsyen se si funksionon Federata Shqiptare e Futbollit, një institucion i zhytur në trukime e në shërbim vetëm të një njeriu Armando Dukes që mbretëron prej 20- vitesh. (TemA)

SKANDALI: Armando Duka nis trukimin e zgjedhjeve, emëron fshehtazi kryetarin e Shoqatës Rajonale të Durrësit

FAKSIMILE: Skandali i zgjedhjeve në Durrës, si njerëzit e Dukës falsifikuan firmën e kryebashkiakut të Shijakut për manipulimin e garës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje