“Kemi në krah gardianin e demokracisë, SHBA”, Basha në Kurbin: Nuk na rrëzojnë dot! Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë

20 Janar 2022, 15:59Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të enjten nga Kurbini theksoi se asgjë nuk do t’i rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se këta të fundit do të ngrihen më të fortë. Basha përmendi mbështetjen e SHBA-ve në këto kohë të vështira të vendit duke e konsideruar atë si gardianin e demokracisë.

“Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka , aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë.

Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë”, tha Basha.

Mes të tjerash, Basha theksoi sërish  se persona të shpallur “non-grata” nuk duhet të merrnin pjesë në politikë.

“Veprat tona kanë folur qartë. Atëherë kur SHBA përcaktuan si persona të padëshiruar persona të partisë Socialiste ne mbajtëm një qëndrim. Si kryetar i PD i zgjedhur me një anëtar një votë, duke ndjekur të njëjtin standart edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Sali Berisha do i kursente partisë Demokratike këtë që po ndodh.

Na lër të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Sepse ne po ndjekim atë standart të vendosur më parë. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë. Por për fat të keq interesat personale u vendosën mbi ato të demokratëve”, deklaroi Basha.

 

3 komente në ““Kemi në krah gardianin e demokracisë, SHBA”, Basha në Kurbin: Nuk na rrëzojnë dot! Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë”

  1. Petrit says:

    Ne kohen tone, kur nuk ndizej zetori T- 28, i benim “çiketo” me lecke te lagur me benzine dhe te ndezur, deri sa motorri me nafte i zetorit te kerkellinte.
    Edhe ketij i kane bere “çiketo” se ka kohe qe nuk ndizej se punonte “motorri’ i perbindeshit Sali plehu.

  2. Kaiser says:

    Është e vertet qe keni shba me vete por ngaterroni nje detaj shum te rëndësishëm,me vertet ata kan dal pro jush por ata jane pro partise demokratike dhe jo pro jush si individ kështu që mos i ngatërro gjerat Lul. Ti davan e ke me shwiptaret por sbesoj se shqiptarët janë budallenj qe tja japin voten birit te nongrades. U trimerove tani ti qe more nje ok se nuk do ti hapim dosjet e tua por mos harro se je brenda dosjes se non grades. Nuk i ka ber vet te gjitha ai.

  3. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor, barbar dhe rrethuar nga mercenare vrases, sa Berisha, ndoshta me keq nese nje dite do te marri pushtetin. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen se kohe me vone do e kuptoni mire se po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje