Abdylaqim (Kim) Mehmeti i mërzitur: Unë marr 2 mijë euro rrogë, të tjerët marrin nga 10 mijë

20 Janar 2022, 17:51Sociale TEMA

Kim Mehmeti, emri i vërtetë i të cilit është Abdylaqim, tregon se ka rezerva të mëdha për analistët që flasin në studiot televizive dhe që paguhen me rroga 10 mijë euro.

Ai ka cilësuar një padrejtësi, pasi ata paguhen më shumë se një mjek apo një inxhinier, duke e krahasuar me vështirësinë apo rëndësinë e punës.

Mehemeti ka zbuluar se ka një rrogë prej rreth 2 mijë eurosh, por sërish sipas tij nuk u pasurua. Sipas tij, vetëm një hajdut mund të pasurohet nga veprimtaria politike.

“Është mëkat të marrësh 10 mijë euro në muaj. Vetëm hajduti mund të pasurohet nga veprimtaria politike.

Si mund të pasurohesh ti nga veprimtaria me 2 mijë euro rrogë? Pse unë nuk u pasurova? Pse unë nuk u bëra kapitalist?

Unë gjithmonë e kam pasur pagën më shumë se aq. Që ta zbuloj më shumë se aq. Por jo 10 mijë euro. Ato nuk ti jep perëndimi kurrë, të jesh edhe yll.

Vetëm të kesh shpikur vaksinën i merr, se kështu vetëm që di të flasësh nuk i merr. Nuk mundesh të marrësh më shumë se mjeku dhe inxhinieri vetëm se shëtiti nëpër studio” tha Mehmeti.

1 komente në “Abdylaqim (Kim) Mehmeti i mërzitur: Unë marr 2 mijë euro rrogë, të tjerët marrin nga 10 mijë”

  1. Kris 1 says:

    Shqiperia mbjell dhe shet thashetheme dhe tregu I tyre eshte I shtrenjte.Fiton shume dhe mbrohesh nga mafia politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje