Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi ditën e sotme se babai i saj, Xhafer Isufi ka ndërruar jetë.
Aurela në një intervistë për revistën Psikologjia, ka rrëfyer lidhjen e fortë që ka patur me babain e saj.
Ajo nuk nguron ta quajë veten si ‘goca e babit’, ndërkohë që shton se të atin e takonte çdo ditë dhe me të bisedonte për çdo gjë.
Madje, Aurela Basha thekson se edhe vajzat e saj kanë një lidhje të veçantë me Lulzim Bashën, madje shton se kreu i PD i ngjante shumë në këtë drejtim me babain e saj.
“Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin”, thekson Aurela Basha.
Pse keni zgjedhur të jeni Aurela Basha? Pse nuk preferuat të vazhdonit të identifikoheshit me mbiemrin e babait?A ishte kjo një kërkesë e burrit tuaj qoftë edhe e shprehur në mënyrë joverbale?
Jo, zgjedhja ka qenë e imja. Mbase në këtë drejtim jam tradicionale. Unë mendoj që nëse një çift do të ketë fëmijë, ambienti më i mirë për t’i rritur ata është familja, ku prindërit janë të martuar me njëri-tjetrin dhe ku të gjithë kanë një mbiemër. Nuk mund ta imagjinoj që të mos kem të njëjtin mbiemër me fëmijët e mi.
Çfarë u thoni grave që preferojnë të identifikohen edhe pas martese me mbiemrin e babait?
Është totalisht e drejta e tyre, është një zgjedhje shumë personale, sa kohë që të dy bien dakord për këtë gjë. Në fund të fundit, familjen e mban bashkë dashuria dhe jo mbiemri. Dhe për ne të dy familja është një lidhje e thellë, ku dashuria, mirëkuptimi dhe besnikëria tradicionale ka një kuptim të përhershëm, një kuptim që për ne mbetet gjithmonë në modë.
Keni marrë mbiemrin e burrit, keni bërë një dasmë tradicionale, me vello… dhe vetë thoni se jeni një grua tradicionale. Deri në ç’pikë shkon tradicionalizmi në marrëdhënien në çift?
Jemi një çift tradicional. Në fakt, kemi udhëtuar dhe kemi jetuar jashtë Shqipërisë për mjaft kohë. Dhe kemi parë se zgjedhja “tradicionale“ nuk vjetërohet kurrë. Duket e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Duket një “déja vu“, por është plot surpriza dhe është një zbulim i këndshëm në marrëdhëniet midis nesh, një zbulim që nuk shteron.
Doni të thoni se ka një mospërputhje mes tradicionalizmit tipik shqiptar dhe mendësisë tipike holandeze që ju e njihni mjaft mirë (mentalitetit perëndimor në përgjithësi) dhe e përqafoni, mesa kam vënë re?
Aspak. Ndonëse duken krejt ndryshe, shoqëria perëndimore është shumë e ngjashme me tonën. Familja edhe aty është e shenjtë dhe koncepti i familjes tradicionale është i njëjtë me atë që ne e quajmë “familje e shëndoshë” – ku prindërit janë të martuar dhe i rritin fëmijët së bashku duke i edukuar me moralin dhe vlerat e përçuara ndër breza. Kjo s’do të thotë që nuk ka edhe versione të tjera të familjes.
Gjithsesi, edhe në Holandë, familja dhe ruajtja e saj përbën ende një nga temat më të nxehta të polemikave në shoqëri, politikë dhe në mediaturet: atëherë, ju pse e deshët Lulzim Bashën?Ç’ju tërhoqi drejt tij veç pamjes që me siguri s’mund ta lërë shpërfillëse një grua? Fundja, mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje duke u nisur nga sot?
Është shumë e vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Lulin unë e kam dashur shumë në fillim si shok dhe si i tillë ai është i pazëvendësueshëm. Më pas, ai u bë burri më i rëndësishëm në jetën time, burri me të cilin unë ndërtova familjen dhe babai i fëmijëve të mi. Edhe sikur të mund ta ktheja kohën mbrapsht, zgjedhja ime nuk do të ndryshonte. Pikërisht sepse e kam njohur së pari si njeri, si shok, si mik. Prandaj dhe në marrëdhënien tonë nuk ka pasur zhgënjime.
“Nuk zgjidhemi rastësisht në dashuri”, thonë psikologët. Një nga shpjegimet e kësaj zgjedhjeje ka të bëjë me kompleksin e Edipit. Shumëkush e kundërshton. Madje ka nga ata që në mënyrë të ndërgjegjshme duan t’i ikin modelit të babait. Për ju, kompleksi i Edipit funksionon? Nëse po: ç’tipare të përbashkëta fizike, por edhe të karakterit apo mënyrës së komunikimit, gjeni mes babait dhe burrit tuaj?
Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.
SHume grua tradicionale prandaj mbasi lindi u rrit me shqiperi edhe me paret e fajdeve vendosi me heqe vullnetarisht dore nga shtetesia shqiptare dhe me u ba hollandeze..a thua se burri don me qeverise ne amsterdam e jo me tirane. Por jo, ne vendin me te varfer europian (sot sikur para 1 shekulli) hipokrizia ngrihet si vlere dhe hajnia lakmohet nga servilat e parise. Rrnofte lulja dhe gjithe funderrinat
Bare e rende kjo per gazeten.
Vec lindes , na u shtua dhe aurela.
Nuk e di beni falas per ideal, apo ka kaluar me pare kunati. Se ai eshte edhe dorleshuar.
ik ore ka…..
paragjykimi ne maj te kokes ne shqiperi!!
apo thuaj ti sdi te shkruash !!
Keqardhje per ndarjen nga jeta te shokut tim te vjeter XHAFER ISUFI.
Me Xhafen jam njohur qe ne vitet 1970 kur vazhdonim studimet ne fakultetin e inxhinierise si studente ushtarak.
Ruaj kujtimet me te mira per Xhafen.
Ngushëllimet me te thella per humbjen e njeriut tuaj te dashur.
Namik Rrapi
Nje turk me pak… allah uakbar.
Eeee kjo bote keshtu eshte…..ka njeres normale ka dhe mostra si ky me lart , ca te besh , kulture “neogreke” , …..po ulerasin nga varret helenet e vjeter
Ti do jesh si puna e personazhit te librit “Muku i vogel” …. I cope evgjiti nga azia
Nuk na rrefeve asgje per suksesin e babit ne fushen e biznesit dhe te bamiresise… aty ku ai shkelqeu me shume. Si mundemi ne shqiptaret te harrojme logon dhe brandin e shquar “Firma Sude”!? Pardon “Firma Xhaferri”!?
Ti vajza e babit perpara se te japesh intervista me keta “gazetare me pagese” , merr diku nje kove me mut dhe lyu e gjitha nga koka deri tek kembet sepse me siguri do qelbesh me pak ambjentin se sa e qelbi i nd-dhjeri.
Po si sot ka vdek xhafa e kjo ka kohe per intervista, hajde hollandeze tradicionale hale hajde.
Me shume respekt, por ky lajm nuk eshte per konsum publik ????,sa baballare kane vdekur sot ne Shqiperi dhe sa pasqyrohen ne shtyp.Gazeta TemA mos bjer ne gropen e fekalevet.
Me vjen keq per humbjen tuaj kam baba edhe une por….babai juaj beria ate qe Enver Hoxha nuk kish guxuar ta beje:Ndertoi pallat ne Vlore ne det per me teper me dokumenta mbi token te fallsifikuar.Guxoi u zuri detin Vlonjateve.
Ai pensionisti qe filloi te ndertonte pallate 20 kateshe?
O njerez a lexoni me mend a me by… Intervista eshte dhene dikur.., mire jeni te pa mend po te pandjere pse jeni???
Ishte burre i mire apo i keq ishte babai i saj, dhe sigurisht asaj i dukej i shkelqyer, si cdo njeriu normal do ti dukej babai i tij.
Pastaj intervista do ti marrin asaj, Lindes, Lirise .. sepse jane afer njerezve qe duam nuk duam burrat e tyre kane peshe ne jetesen tone te perditeshme dhe nuk do te te marrin ty e mua ne interviste jo se ne nuk kemi cfare te themi po ne nuk perbejme lajme se kemi njerez te zakonshem.
Vdesin dhe hajdutet,por s’thote njeri jane te ndershem. Vdiq dhe Toto Riina ,por stha njeri ish i ndershem. Vdiq Sadam Hysein,por s’tha njeri ishte i ndershem Me pak fjale:dhembjen e zonjes menjani,i ati ishte dikush qe vidhte taksat e shqiptareve nepermjet projekteve te korruptuara….si i biri(kunati) dhe dhenderi Luli. Ne te gjalle e te vdekur ,te korruptuarit nuk kane emer tjeter . Ngushellime.Nje hajdut me pak.
Une se njof kete te ndjerin por ai pallat qe beri ne det ne Vlore??? Veprim i tmerrshem??? Ja pra si vjen nje dite dhe vdes njeriu por ca pune te qelbura te bejne qe populli te shaje edhe kur vdes??? B
Balta balten. Ose, balta hajdutin.Kemben zvarre per te tjere hajdute.
Si familje bretkocash duken