Rusia dërgon bombardues bërthamorë në Arktik dhe raketa tokë-ajër në Bjellorusi, Biden pyetet pse po pret që lëvizjen e parë ta bëjë Putin

21 Janar 2022, 12:02Bota TEMA

Presidenti amerikan Joe Biden, e quajti “idiote” pyetjen e një gazetareje e cila i tha pse po priste që lëvizjen e parë në Ukrainë ta bënte Vladimir Putin. Komenti i Biden u regjistrua në fund të një konference për mediat, kur ndoshta Biden mendonte se mikrofonët ishin fikur.

“Pse po prisni që ta bëjë Putin lëvizjen e parë zotëri?”, e pyeti gazetarja. “Çfarë pyetje idiote”, tha Biden, duke qeshur. E në fakt, duket se Perëndimi po bën pikërisht këtë gjë, pasi deri tani vetëm ka paralajmëruar dhe kërcënuar Rusinë, për pasoja shkatërrimtare nëse pushton Ukrainën.

Të enjten ai sqaroi komentin e një dite më parë, ku tha se mendonte që Rusia “do të futej” në Ukrainë, duke thënë që nëse ndonjë formacion ushtarak rus futej brenda territorit ukrainas, “kjo do të quhej pushtim”.

Alarmi për luftë ka rënë prej kohësh. Forcat ushtarake ruse janë mbledhur në kufirin me Ukrainën, pranë krahinave separatiste që kërkojnë të shkëputen, njëlloj si Krimea në vitin 2014. Gjithashtu, Rusia ka dërguar sisteme raketore tokë-ajër S-400 në Bjellorusi, pasi muajin e ardhshëm do të zhvillojë zyrtarisht një stërvitje ushtarake atje.

Por Perëndimi beson se ky është një plan i llogaritur mirë nga Putin, për të rrethuar Ukrainën nga të gjitha anët. Moska ka thënë gjithashtu se në Bjellorusi do të dërgohen edhe 12 avionë luftarakë Sukhoi Su-35.

Në një tjetër lëvizje, Rusia dërgoi dy avionë bombardues bërthamore, Tu-160, në Arktik. Ministria ruse e Mbrojtjes tha avionët fluturuan në Oqeanin Arktik, Detin Barenc dhe në Detin e Bardhë. Avionët, që kanë secili nga 12 predha bërthamore me rreze të shkurtër, qëndruan në fluturim për 13 orë, tha ministria e Mbrojtjes.

8 komente në “Rusia dërgon bombardues bërthamorë në Arktik dhe raketa tokë-ajër në Bjellorusi, Biden pyetet pse po pret që lëvizjen e parë ta bëjë Putin”

  1. Bardha says:

    Keta done me fute euvropen e boten ne kaos duke perkrahur fashiste e Ukrahines

    1. Ziu says:

      Do bëje më mirë të mësosh të shkruash shqip moj bardhëzeza.

    2. SB says:

      kurse ti je nje loqe i huaj qe akoma ske mesuar mire shqip.
      Shume gjasa te jesh ndonje tredhur i kishes greke ne shqiperi

  2. Bardha says:

    Keta done me fute euvropen e boten ne kaos duke perkrahur fashiste e Ukrahines

    1. qerosi says:

      Keta duan ta fusin Evropen dhe boten ne kaos duke perkrahur fashistet e Ukraines…..
      Duhet ta ndihmojme njeri tjetri kur jemi ne veshtiresi….

  3. anticensurë ??? says:

    “Pse po prisni që ta bëjë Putin lëvizjen e parë zotëri?”, e pyeti gazetarja. “Çfarë pyetje idiote”, tha Biden, duke qeshur. E në fakt, duket se Perëndimi po bën pikërisht këtë gjë, pasi deri tani vetëm ka paralajmëruar dhe kërcënuar Rusinë, për pasoja shkatërrimtare nëse pushton Ukrainën.”
    çfarë përgjigje mund ti japësh një pyetje të tillë??
    kjo që mendon perëndimi në bazë të veprimeve është “një supozim për një agresion të rusisë ndaj ukrainës”,dhe për këtë po e paralajmëron,kërcënon me sanksione!!nuk kemi të bëjmë me një sulm!të paktën deri tani rusët nuk kanë thënë se do ta sulmojnë ukrainën!ata po thonë se po bëjmë manovra ushtarake!!prandaj nuk mund të shtrosh pyetjen idiote”përse prisni që putini të bëjë lëvizjen e parë”!
    sipas idiotes gazetare,që nuk qënkan vetëm këta tanët idiotë,nëse dyshojmë se një njeri mund të kryejë një krim atëherë duhet ta arrestojmë??

    bardha moj kokë dardha,dihet që je i njëjti person që shkruan me pseudonime të ndryshme,nëse ukrainasit janë fashistë,çfar mund të thuash për putanbën që është ngjitur në kolltuk dhe ska bombë atomike që e shkul prej tij??
    moj hajvanka e radhës,nuk janë “fashishtët e ukrainës që po sulmojnë rusinë,është e kundërta”!!
    në çfarë grashde ha bukë mi bardha,në grazhdën e demokracive apo të diktaturave??

  4. Mal Cori says:

    Po pse cfare prisni ju qe beni pyetjen pse e lejon rusine qe te beje levizjen e pare?
    Prisni qe Bajden ti hedhe Putinit bomben berthamore?
    Po Putini do beje sehir? :- sehir, turqisht… do rrije e te veshtroje?
    A e dini merite e kujt eshte qe bota si rralle here nuk ka luftera te medha?
    E Anshtajnit , qe shpiku bomben berthamore.
    Ose me shkoqur, eshte merite e bombes berthamore.

  5. Kimetja Orizkuqja says:

    Shëëttttt uleni zërin se Bideja po dremit. Ka që javën që shkoi që po qërhet …Shëëëtttttt ju morrat e kuq të Meros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje