Analisti amerikan: “Shqipëria e Madhe” nuk i intereson SHBA-së

22 Janar 2022, 20:20Rajoni TEMA

Eksperti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit  “Johns Hopkins SAIS” në Washington, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur më në detaje për disa prej çështjeve të mbuluara në Raportin e titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” dhe gjithashtu edhe për letrën që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka dërguar ditë më parë kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Gazeta Express/ Intervistoi: Besnik Veliu

Edward P. Jospeh e tregon pse është vendosur në raport propozimi për vendosjen e sanksioneve për ata që promovojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe punën e emërimit të një emisari special amerikan për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

Gjithashtu profesori amerikan sqaron edhe konsatimin tjetër të raportit se Qeveria Kurti gjendet në mjegullnajë sa i përket orientimit gjeo-strategjik, duke përmendur këtu projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.

Tutje, Edward P. Joseph në këtë intervistë flet edhe për mesazhet e letrës së Blinkenit për kryeministrin Kurti, vizitën e përmendur nga Kurti në Amerikë dhe për atë se çfarë duhet të ndodhë me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e “Manastirit të Deçanit”.

Gazeta Express: Kur folët për sanksione, çfarë saktësisht deshët të thonit? Sepse, për shembull, nëse do të ketë sanksione për Kryeministrin Kurti nga ShBA-ja, ai do të duhej të jepte dorëheqje dhe kjo, me gjasë, do të shkaktonte një ngërç tjetër në procesin e dialogut.

Çështja është që njohja e Kosovës e nënkupton Kosovën si vend unik dhe funksional brenda kufijve të vet të tanishëm – jo në federatë ose konfederatë me Shqipërinë. As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së.

Kjo nuk është as në interesin e Kosovës. Për shembull, njohja nga Greqia do të mund të ishte transformuese për Kosovën dhe rajonin. Por është e qartë se Athina – si Uashingtoni – nuk sheh stabilitet që del nga ndonjë “bashkim” ose ndarje e Kosovës. Siç citojmë ne në raportin tonë në “Johns Hopkins SAIS-Wilson Center”, komentuesit grekë me ndikim presin një traktat mes Prishtinës dhe Athinës, që i përjashton aventurat e tilla.

Kërcënimi me sanksione është i rëndësishëm për të gjitha palët:

Për Prishtinën, që t’i kuptojë parimin dhe vizionin për Kosovën, të cilat e tërheqin përkrahjen e ShBA-së dhe të aleatëve.

Për Athinën dhe vendet e tjera, që nuk e njohin Kosovën, që të kuptojnë se zotimi i ShBA-së ka të bëjë me përkrahjen e sovranitetit të Kosovës – jo me përkrahjen e ëndrrave për bashkimin e popullit shqiptar.

Për Serbinë dhe për përkrahësit e saj në Rusi, Kinë dhe gjetiu, që të shohin se ShBA-ja ka një qasje strategjike, të mbështetur në bashkekzistencën demokratike dhe multietnike – pa i favorizuar ambiciet kombëtare shqiptare para ambicieve kombëtare serbe.

Gazeta Express: Raporti gjithashtu specifikon një paqartësi të Kurtit në lidhje me orientimin strategjik të Kosovës. Ju e përmendët çështjen e gazsjellësit të mbështetur nga ShBA-ja. Pra, nënkuptohet se çështja e gazsjellësit nuk është vetëm çështje “gypash”, siç ka thënë Kryeministri Kurti, por është çështje e orientimit strategjik, që do ta zmbrapste ndikimin rus në rajon.

Edward P. Joseph : Gazsjellësi Trans-Adriatik është pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin e burimeve të energjisë në rajon. Duke e marrë parasysh rrezikun e tanishëm të pushtimit rus të Ukrainës – ku Moska e përdor kërcënimin e tërthortë të ndërprerjes së furnizimit me energji për Evropën -, nevoja për diversifikim është e qartë. Kriza energjetike në Kosovë dhe rritja e çmimeve e bën rastin e Gazsjellësit Trans-Adriatik edhe më të logjikshëm. Ishte mirë që ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla, e diskutoi gazsjellësin, mes tjerash, në takimin e saj dje me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias. Ky takim ishte një shenjë tjetër e mirë për qasjen “konvergjente”, që ne e rekomandojmë në raportin tonë të “SAIS-Wilson Center”.

Gazeta Express: Sa kohë ju ka marrë ky raport në tërësi, a ka pasur ndonjë çështje për të cilën nuk jeni pajtuar me bashkautorët? Nëse po, për cilat çështje? Dhe a e keni dërguar këtë raport në adresa të rëndësishme të vendimmarrjes politike ndërkombëtare?
Edward P. Joseph: Ky raport është rezultat i relfektimit të gjatë, të nisur nga unë në vjeshtën e vitit 2020 me zgjedhjen e parashikuar të Joe Bidenit president. Kam punuar në rajon dhe rreth rajonit gati që nga nisja e luftës në Bosnjë (kam arritur atje në gusht të vitit 1992, tre muaj pas fillimit të luftës). Kam shërbyer në të gjitha zonat e konfliktit gjatë luftërave në: Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni Veriore. Gjithashtu kam shërbyer si zëvendësdrejtor i Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfshirë vitin 2012. Unë e kam negociuar marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare serbe në Kosovë në maj të vitit 2012.

Siç shkruajmë ne në raport, përkeqësimi alarmues në rajon është “i vullnetshëm”. ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja e mbajnë përparësinë strategjike në tërë rajonin (ndryshe nga situata në Ukrainë). Është thjesht e pamundur për të kuptuar se tridhjetë vjet pas shpërthimit të luftës, përsëri flitet për luftën në Bosnjë e Hercegovinë, konfrontim në Kosovë dhe tensione të pashembullta në Mal të Zi.

Raporti e trajton pyetjen thelbësore: pse Ballkani është ende në një rrëmujë të tillë pas kaq shumë vjetëve dhe pas kaq shumë përpjekeve? Ne e identifikojmë burimin: paaftësia e Serbisë për ta pranuar rendin perëndimor. Ne e identifikojmë arsyen e kësaj paaftësie: leva që e mban Serbia mbi Kosovën – dhe ShBA-në e BE-në. Ne e identifikojmë zgjidhjen e kësaj gjendjeje: të gërryhet dhe përfundimisht të eliminohet leva serbe mbi Kosovën. Kjo bëhet përmes ndryshimit të pozicioneve të katër shteteve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Ne përshkruajmë se si kjo mund të arrihet në një mënyrë shumë praktike, duke punuar kryesisht me Greqinë dhe kryesisht brenda NATO-s.

Gazeta Express: A keni pasur mundësi që ta lexoni letrën e Sekretarit Blinken për Kryeministrin Kurti dhe cilat janë konkluzionet tuaja për atë letër?

Edward P. Joseph :Po, e kam lexuar letrën dhe ajo është shumë e qartë: është një letër pozitive e përkrahëse nga Sekretari Blinken, me qëllim të përforcimit të përpjekjeve të dy diplomatëve të emëruar amerikanë, ambasadori Hovenier dhe emisari i posaçëm, Escobar. Sekretari Blinken po i cakton pritjet për bashkëpunim në çështje specifike të përmendura në letër. Letra është hartuar në mënyrë diplomatike.

Gazeta Express: Duke filluar nga fundi i vitit të kaluar, Kryeministri Kurti ka përmendur një vizitë të mundshme në ShBA. Herën e fundit kur Kurti foli për këtë vizitë të mundshme në Uashington, tha se ai mund të udhëtojë në kryeqytetin amerikan në fillim të vitit 2022. A e shihni këtë letër të Sekretarit Blinken si shenjë të “anulimit” të kësaj vizite të mundshme të Kryeministrit Kurti në Uashington? Dua të them, a shihni ndonjë arsye që Kurti ta vizitojë Uashingtonin pas asaj letre, që përmban gjithçka?

Edward P. Joseph : Kjo letër nuk ka lidhje të tillë me një vizitë dhe fjala “anulim” nuk duhet të përdoret në lidhje me këtë letër. Ajo i përfaqëson pritjet e ShBA-së për prioritete kyçe amerikane. Natyrisht, është çështje tjetër se a do të ndodhë kjo vizitë dhe në çfarë niveli. Vizita të tilla janë gjithmonë të lidhura me gjendjen e marrëdhënieve dhe me zhvillimet. Nuk ka dyshim që Uashingtoni është duke kërkuar progres për çështjet e përmendura në letër dhe kjo vërtet mund të jetë një faktor.

Gazeta Express: A besoni se Kryeministri Kurti do t’i përmbushë këto kërkesa të ShBA-së në letrën e Blinkenit, duke u bazuar në të kaluarën e Kurtit dhe në qëndrimet e aktivitetet politike të tij (Asociacioni i Komunave Serbe dhe Manastiri i Deçanit)?

Edward P. Joseph : Nuk do të parashikoj se çfarë do të bëjë Kryeministri Kurti. Mund të deklaroj se e shoh “Asociacionin/Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe” si çështje të ndarë nga Manastiri i Deçanit dhe vendimet e ndërlidhura juridike.

Kosova, ndryshe nga Serbia, është demokraci e kthyer në drejtimin e duhur, me respektim në rritje për sundimin e ligjit. Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim i hekurt për Kryeministrin Kurti – ose për cilindo kryeministër të Kosovës. “Asociacioni/Komuniteti” është një detyrim i një lloji tjetër; kjo është çështje politike e lidhur me një proces më të gjerë me Serbinë. Në mënyrë ideale, “Asociacioni/Komuniteti” do të negociohej si një çështje e statusit final, si pjesë e marrëveshjes në të cilën Beogradi e njeh Prishtinën. Vendosja e kësaj para statusit përfundimtar krijon ndërlikime në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, ku Beogradi tashmë e ka përparësinë strategjike. (Beogradi është i kënaqur, nëse asgjë nuk ndodh në dialog, duke e lënë Kosovën në pozitën e tanishme të paqartë.)

Marrëdhëniet e komunitetit serb të Kosovës si bllok – dhe me Beogradin – janë drejtpërdrejt të lidhura me sovranitetin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kosova zyrtarisht është e detyruar për “Asociacionin/Komunitetin”. ShBA-ja dhe BE-ja duhet të gjejnë mënyra për ta adresuar këtë sfidë negociuese. Në raportin tonë, ne e rekomandojmë avancimin e marrëdhënies së Kosovës me NATO-n, për shembull, duke e sjellë Kosovën në programin e NATO-s, “Partneritet për Paqe”, në mesin e hapave të tjerë. Kjo mund ta forcojë pozicionin e Kosovës, duke bërë të mundshëm ca progres për “Asociacionin/Komunitetin”, ndonëse bisedimet përfundimtare presin një marrëveshje finale.

8 komente në “Analisti amerikan: “Shqipëria e Madhe” nuk i intereson SHBA-së”

  1. ZHEJI KOKE PA LARI says:

    DIKTATURE E PROLETARIATIT AMERIKANE MOS FOL PER BASHKIME KOMBETARE SE TE SANKSIONOJE ( AGJITACIONE E PROPOGANDE ) ME DUKET SE AMERIKA KA KALUAR NE DIKTATURE OSE ENVER HOXHA PASKA QENE AMERIKANE .
    ESHTE E DREJTE E NJERIUT ESHTE E DREJTE E POPULLIT TE BEJE ZGJEDHJEN E TIJE .
    NUK BESOJE SE ESHTE INTERVISTE E VERTETE DUHET TE JETE HUMORE I BERAT BUBUZHELIT

    1. Kalec Dega says:

      Po Kimetja, ka nonji menim..se bosi i saj sa ngrit nga gjumi akoma……
      =
      mjaft o beqira, u manipuluat nga politika…

  2. Aleksander Thana says:

    SHBA nuk kane qene asnjehere e nuk Jane per te luftuar per bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet. Vete koncepti I tyre eshte I ndryshem nga konceptimi yne per shtetin mbi nje baze etnike. Amerika eshte shtet multietnik dhe mbi bazen e ketij realiteti ata kane ndertuar ligjshmerine dhe konceptin e tyre. Nga ana tjeter ata, per shqiptaret ata nuk ndihen aspak pergjegjes per tragjedite e shkaktuara nga fuqite evropiane dhe Rusia ne coptimin e kombit tone. Nga ky kendveshtrim, nga amerika do te pritet ndihma qe ata e kane pjese te strategjise se interesave te tyre gjeopolitike dhe sferave te influences si fuqia e pare boterore. Superlativat per dashurine e pakufi te shqiptareve ndaj Amerikes si aleatet me te ngushte, Jane me shume emocione delirante se sa realitet per kauzen tone kombetare. Kauza shqiptare ne radhe te pare kerkon lidere te mençur e te perkushtuar per çeshtjen, gje qe shqiptaret nuk I kane.

    1. Erdi says:

      Edhe Kosova eshte shtet multietnik. Me qellim apo pa qellim. Ne kushtetuten e saj ashtu quhet. Dhe keshtu njihet anembane botes.

  3. Sdfdrctv says:

    Edhe Amerika paska 30 vjet qe tallka bythen me ne , çfar mendon Takububulaku .

  4. Rct says:

    O bythlepirsi Aleksander (ne kte rast se per ju kam rrespekt ) esht shtet multietnik amerika por jan bashk 52 shtete qe si ka lidh gje me njera tjetren perveç gjuhes , por jan bashk me nje president te vetem dhe funksionijn si nje shtet , dhe ne kte kerkojm as gje me shum , perse per ne shqiptaret esht e pa mundur , aq me teper qe ne kta pushta na kan ndar ne shum pjes per ti ber qefin jugosllavis e grekut na ndan per te ber qoka , shtetet e bashkuara jan vetem bashkim cubash dikur te cilit vinin nga shtete te ndryshem , bjeri drejt thano thuaj qe ne ne kte stil siç mbrojm ameriken dhe kur naj fut kemi mbajtur fort sistemin e xhaxhit esht me e ndershme sesa ja faturojm te tera ish zullumet tona atij Enverit si legena , ja si e justifikojm ne ameriken dhe kur naj fut sa krahu , budalla e quani Enverin ju qe kta dhe Anglest nuk i beri kurr aleat , kta shohin interesin e vet dhe ta fusin sa krahu , kjo esht e vertet qe keni fryk me e thon .

  5. taso kume says:

    Edhe prifti keshtu thote :beni si them dhe jo si bej. megjithese nga emri duket çifut.

  6. Kris 1 says:

    Bashkimi I shqiptareve ne nje shtet heperhe eshte nje iluzion.Pa u forcuar ekonomiksht Shqiperia dhe kosova,pa ushering te fuqishme e gjithe ngelet nje ender dhe nje fushe ku luau engineer maskarenjte politikane.Te gjithe qe flasin per bashkimin demtojne bashkimin dhe cojne uje ne mullirin sllavo grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje