Sot nuk ishte një ditë e mirë për “Foltoren”.
Pas Celibashit, i cili nuk njohu përfaqësuesin e “Foltores” në KQZ, ndodhi dhe një incident tjetër.
Kisha katolike në Shqipëri organizoi nje ceremoni me rastin e nisjes së detyrës nga një prej ipeshkëve të saj dhe sipas protokollit, kishte thirrur Metën, Ramën dhe Lulin.
Në fakt, duhet të kishte thirrur Doktorin dhe jo Lulin, pasi Papa sytë në ballë i ka, e ka parë mitingun e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit.
Po ashtu ka parë dhe revolucionin e 8 janarit.
Në këto kushte ai nuk duhet të kishte dilema se kush qe kryetar i PD.
Dyshimet tona janë të forta se Mark Marku dhe Gjekmarkaj, të lidhur me Tom Doshin si katolikë, kanë dezinformuar Papa Françeskun përmes kardinal Troshanit, duke i mbushur mendjen se gjyshi i Doktorit ka vrarë priftin katolik në fshat në Pukë dhe pastaj kanë ik në Viçidol.
Këtu do ketë luajtur rol dhe Luli si dëshmitar.
Kjo ishte një goditje shumë e rënd për Doktorin, por falë zotit u kompensua në takimin e Rrëshenit.
Aty një grua 60- vjeçare recitoi një fjalim për Doktorin, duke e quajtur magnet të Shqipërisë.
Kjo grua ishte katolike dhe rëndësia e saj tejkalon gjithë rëndësinë e Kishës katolike.
Le të mburret Luli e Rama se kanë me vete Papën e Romës dhe Kishën katolike…
Sa të ketë Doktori, Dranen nga Mirdita dhe mbështetjen e saj, nuk pyet as për Papën, as për Vatikanin.
Perl!
sa te kem kyçin e dorës nuk pyes për vajzat e vlorës
Edhe Papa I varikarit nuk njeh Kosoven