Nga Mitro Çela
Nga fillimi i shkurtit dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza.
U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi…
…Mbi ballë ndjeva një dorë. Hapa sytë…Ishte Koço Devole!
-Paske ethe, mor bir?
-Po! Ti ke përvojë. Çfarë të bëj?
-Po ndoqe përvojën time, të pret parajsa!
-Po erdha unë, i vjen radha Filipit!
-Mos ki merak. Tani që u bë edhe drejtor i Portokallisë, ka kush të zëvendëson.
-Por i duhem Denisës?! Dori do mbetet jetim. Devisit do t’i bjerë vilani…Anitës,
Matildës,Alketës, Ivës- kush do tua zgjidhi hallet? Palomës do i mungojne numrat e telefonit. Kolit kush do ja rregulloi gruan në punë? Alisa, Foni, Antela- duan ndonjë këshillë.
-Do mbetet pa u botuar libri që kam nisur të shkruaj: “Koço Devole”.
-Mos e bëj qejfin qeder! Në tokë je i harruar pa mbushur gjashtë muaj? Ja zotrote: ke shkuar të ndezësh ndonjë qiri tek varri im?!
-Ka çupa në parajsë?
-Parajsën për femra e ke parajsë. Lakuriq. Zogun e mbulojnë me gjethe pjergulle. Burrat mbulojnë hallater me peshqir. Modë e re në parajsë. Dikush e solli. Kishte vdekur me peshqir shaleve, në një lokal seksi në Gjermani.
-U pëlqye si modë. “Vulën “e vuri Shën Pjetri.
-Çupat të vinë vërdall. Por nuk ka seks!
-Poshtë parajsa! Për çupa, Tirana është parajsë e shkuar parjsës. Ti më ke mësuar: Nuk ka lumturi pa seks! Nuk vi me ty?!
-Avash. Avash. Ka arsye qiellore! Po u nakatos zogu me birbilin, ënjtet barku. Do lindin miliarda fëmijë. Ku do mbytet parajsa me kalamanë nëpër këmbë?!
-Dhe Zoti vendosi: Në parajsë seksi është herezi?!
-Koço! Filipi ka një merak. Mos ke lënë ndonjë fëmijë rrugëve të Tiranës? Duam ti ndihmojmë: të mos rriten si jetimë?
-Mitro Xhani! Thuaj Filipit të mos e bëjë qejfin qeder! Në rini i kisha frenat top…
Pastaj doli perservativi…
…U hap drita. Hyri Ezmerka!… U prish ëndërra.
Pu, pu, pu çfare hallati eshte ky shqiptari Miter. Po komplet ama. Humor laperesh.
Bajate.
O MITRO MOS VDEKSH KURRE O ZOT.RRALLE QULLOS TANI KALEMIN POR GODET ME SHUME SE NJE LEKSION 16 ORESH TE KETYRE POLITIKANVE TANE QE JANE QORROLLEPSUR PAS QEFIT E DYBEKUT ,SIGURISHTE DHE PAS PARAVE DUKE I LESHUAR KOPET POSHTE QE SDIM KUR E MBASE SA KOHE DO MBLIDHEN.POR SIC DUKET KOHA SHI M…. DO BJERE PER RININ.
Koco! Rri larg Mitros se ai edhe nga parajsa te heq… Kete pune ben edhe ne kete ane…
Po per ty ashtu do jete o student i dhjere-torit. Ju jeni nje brez qe u mesuat me shakate e kripura te Duce Berishes prandaj nuk te pelqejne keto. Fundja nuk ke faj aq kupton.
Jo o Rob Er Toto, Jam student horr i dhjetorit 1972, pjesmarres dhe i denuar nga festivali i 11 ne RTSH. Jam mesoar me shakate e kripure te Shokut Enver jo me humor alabakesh le te quhen Miter apo cfaredo tjeter.
O Mitro, nuk ke ku shkon, ke gjynahe per te lare, ketij populli i ke lene peshqesh saliun, se bashku me ata shoket e tu, Koçon, Filipin, etj, gjej nje menyre qe te falesh nga mekatet, …. . Mer shembull nga Hamdiu qe eshte pozicionuar si dikur, drejtoju SPAKUT dhe tregoji ato qe di.
Humor bajat , per dimer . Asnje lloj humori . Shiko mos kujtosh ndonje seance me Tritanin , kur benit manovra , me shoqaten famkeqe “Shqiponja “. Ai humor te ka mbetur ne pjese . T’i rruash Tritanit . Kocua ishte tjeter prerje . Lere te prehet rehat . Zgalem
Mitro ziu dordolec i ri e karragjoz plak, kujton se ben humor por vecse zhgaravitet neper gazeta per the thene se eshte akoma gjalle, apo akoma eshte???
Sipas sasisë së komentuesve që s’e gëlltisin dot humorin e hollë të Mitros del që atdheu ynë i ne shqiponjave ka një numër shumë të madh namuzqarësh. Kjo na nderon, na bën krenarë e na mbush deri në fyt me besim se do të kemi një alamet të ardhmeje.
Humor profesionisti!
I holle dhe finese!
Tani ka vetem pislliqe bajate dhe vulgare!