“Punën e kemi ngritur me djersën tonë”, Petri Bozo tregon njohjen me Ramën

24 Janar 2022, 09:36Politika TEMA

Regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, Petri Bozo i ftuar në emisionin ‘Expuls’, foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ai teksa tregoi gjatë intervistës se ka qenë në një fakultet me Ramën vite më parë, moderatori i emisionit u ndal pak tek kjo çështje, për ta pyetur se si ka qenë Rama në marrëdhënie me Petrin dikur që ishte njeri i thjeshtë dhe sot që është kryeministër për të tretën herë.

“Shumë mirë. Sot është tjetër pozicion ai. Ne jemi tipa që duhet t’i varemi në qaf dikujt se punën e kemi ngritur me djersën tonë. Kështu që e ruajmë si një raport që sa herë jemi përballë njeri-tjetrit, salutohemi me mall dhe kaq”- u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje