Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës

24 Janar 2022, 16:38Politika TEMA
Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja

Nga Adriatik Doçi

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 1 shkurt 2022 shqyrtimin  e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj. Sipas të gjitha gjasave, Kushtetuesja mund të shprehet brenda muajt shkurt për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si president.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në muajin prill të këtij viti maxhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës. Deklarata e Ramës u lexua si një sinjal paralajmërues për një shkarkim të mundshëm të Ilir Metës, por në fakt procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri janë një detyrim kushtetues dhe nuk kanë lidhjet me fatin Metës.

Pika 2/1 e nenit 88 të Kushtetutës parashikon që Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Mandati i Ilir Metës mbaron në 24 korrik të vitit 2022. Kushtetuta i dikton maxhorancës që të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri para datës 24 maj 2022.

Kushtetua nuk e kufizon Kuvendin për kohën e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit, mjafton që procedurat të mos nisin pas datës 24 maj 2022. Pra, Kuvendi mund të nisë që sot procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili e fillon detyrën pasi Metës t’i mbarojë mandati.

Po çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Presidentin Ilir Meta para se t’i mbarojë mandati?!

Nëse Kushtetuesja konfirmon si të ligjshëm vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës, në të rast vendin e tij e zë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pika 1 e nenit 91 të Gjykatës Kushtetuese parashikon që “kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”. Në këtë rast, zonja Nikolla do të ushtrojë kompetencat e presidentit përkohësisht.

Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon nga detyra presidentin Ilir Meta, vendimi i shkarkimit hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në këtë rast, Kuvendi është i detyruar që të nisë brenda 10 ditëve procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ka edhe një skenar tjetër, sipas të cilit Meta mund të shtyjë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar për axhenda të ngjeshura, me qëllim që të mbarojë mandatin.

Megjithatë, është edhe nëse Metës i mbaron mandati para se të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, procedura për shkarkimin e tij nuk pezullohet. Pika 3 e nenit 63 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që “dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes”.

Po çfarë vlere ka nëse Kushtetuesja shkarkon Metën pasi këtij të fundit i ka mbaruar mandati? Në këtë rast, Meta hyn në histori si presidenti i parë shqiptar i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës si dhe humbet të gjitha privilegjet si ish- president.(Shqiptarja.com)

13 komente në “Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës”

  1. njoni says:

    Nikolla president. Uno kryqzimo duo kryqzimo

    1. Drejtesisht says:

      Po pse , more hajvan , cfare ka Nikolla , qe te mos jete presidente ? Grua e urte , e mencur , e shkolluar , drejton parlamentin pa krijuar probleme , sharje e grindje . Po si e do ti , si Zhozefina , qe i nxirrte deputetet prej zhelesh , apo e do presidentin si ky qe kemi sot , karagjoz , pijanec , te zhytur me vjedhje e krime deri ne qafe ?

      1. Franci says:

        Kujt i thua ??? Njonit ?? Njoni eshte rot kari komplet ….injorant i kompletuar , lexo komentin dhe mendo se ceshte …..dylber hesapi

    2. Tur durrsaku says:

      SA SHKOLLE KA ZONJA NIKOLLA.TI SKE HONGER BUK GJAT JETES TATE O PALL.

    3. Kalec Dega says:

      Nikollen do ta bojme partizone….

      Kurioz cfare ndodhe kur hiqet Presidenti dhe cfare thote ligji, por keta i kane bere qellimisht ligjet qe Kushtetuta e shkarkon por edhe Kushtetuta njekohesisht nuk e shkarkon, pasi eshte i zene me pune Shtangisti apo neser Kryetarja me Universitet Plepi te berberanja e Detit apo diku tjeter….

      Beqira, t’gzoni per jet si shtangistin, maloqin apo pik turistin e merituar skulptor…. Lol

  2. Vranakonti says:

    Mos u beni merak se nuk e shkarkon Meten GJK se Meta u ka dhen nga nje kallep flori gjykateseve te kesaj gjykate. Meta iken ne 24 Korrik.Te ishte Berisha ne vendin e Edi Rames,Ilir Metes i kishin fluturuar me kohe leckat dhe do ta mbante frymen ne fshatin e tij ne Skrapar duke ruajtur dhite.

  3. Gjykata Kushtetuse , nuk e shkarkon Metën , nuk mund t’ë prishë festën e 1 QERSHORIT , kush do RECITOJE vjershat në këtë ngjarje ?!!!

    1. DinPak says:

      Mos u bej merak se po u shkarkua Ilir koklopa, perseri do rrecitoje me i Qershor dhe ne raste te tjera. Nuk kemi ne njeri te rrecitoje me mire se ai, sidomos per kalamajte.

  4. Z H E L E F I N A says:

    O gazecar , nuk eshte skenar kjo qe paske “zbuluar” ti , por nje zgjidhje ligjore qe e ka parashikuar Kushtetuta !

  5. kacaku says:

    Meta eshte per brenda , dhe ne rastin me te mire shkarkimi , do kerkoj mandat te dyte thote kokloqia nga Cepani ….e c’plere president kemi , shqipo jemi , Meta na takon ….mos te kemi pretendime , asgje nuk eshte e rastit sot , sic ke koken , te vene dhe festen ….

  6. rexha 10 says:

    Kame frike se do te heqin Ilirin nga presidenca ,per te vendosur Sali Berishen.Keshtu do te fillojme prape nga njesitet guerrile ,piramidat me Suden ne krye ,Ilire floririn duke prere sa majtas e djathetas, Edi Ramen pozite ,dhe Lulin gjithe jeten e tije Opozite .Egjitha kjo me nje ndryshime te vogel.
    Nuke ka me arme per te shitur ,avione ,baza ushtarake ,florinje per te vjedhur ,fabrika uzina ,kombinate per ti shkaterruar ,toke e zanun ,dhe objekte te zanun.Nga keteje e tutje do te jemi te gjithe te barabarte .Sepse hajduterit e qeverise tashme jane te ngopur me te gjitha gjerat ,dhe jane perbetuar se nuke do te vjedhin e vrasin me njerze per interesat e tyre .Po na u deshe dicka do tia marrim njeri tjeterit ,me hire e pahire ,si ti leverdisi .Pra vjedhjet do ti bejme ndermjete hajduterve qeveritare me marveshje .
    Po ti ndashe politikanet qe drejtuan per 32 vite i kemi te gjithe njerze te mire si LINDITA NIKOLLA ,po i baskone te gjithe qeveritaret qe ne kane drejtuar ,behen dallimet ,se cilet jane hajdutet ,???cilet jane hajdutet ,dhe qe edhe te vrasin ?dhe cilet jane hajduterit ,dhe ata qe te vrasin ,dhe ata qe te zhdukin nga faqja e dheut ???? .me pake fjale te gjithe se bashku krijone nje cete kacakesh me profesionet te ndrysheme te kriminalitetit . Analizoni nje e nga nje ,dhe do te shiheni se sa shume ngjajne me njeri tjeterin per nga mashtrimi ,dhe krimet e bera .

  7. PATRONAZHISTI says:

    Lereni Ilirin ne Presdence.se eshte porosi e vjeter.
    “Hall i madh me skrapallinjte
    Mund te hash dhe ndonje dru
    Presidente ky le te ri
    S’ka gje se eshte pa tru”

  8. Martin says:

    Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik.
    Historia e këtyre 30 vjetëve vërtetoi se “konstitucionalistët” amatorë Sabri Godo e Arben Imami hartuan një Kushtetutë të dobët për Shqipërinë Demokratike, e cila u duk e pershtatshme për kohën. Por Sali Berisha dhe Edi Rama e shndërruan brenda natës, më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha.
    Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008:
    1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
    2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
    3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
    4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
    Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore
    të një Shteti Demokratik. E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje