Dështon skenari i Armando Dukës, pista kryesore e hetimit: Tritoli u vendos nga i afërmi i Lefter dhe Nar Kokës, 34 vjeçari aksioner në ndërmarrje të përbashkëta

26 Janar 2022, 15:48Politika TEMA

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar akuzën. Ai nuk ka pranuar të flasë për asgjë tjetër, përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet.

Arlen Hasanaj rezulton se është kushëri dhe person i afërt me Krenar Hasanajn, i cili ka qenë deri para pak kohe administrator në kompaninë Kantinta ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’, në pronësi të familjes Koka.

Krenar Hasanaj sipas këtyre dokumenteve ka qene edhe administrator i kantinës në pronësi të Lefter e dhe Nar Kokës, por në periudha të ndryshme edhe aksioner. Duke qenë se ka dyshime se mes Armand Dukës dhe vëllezërve Koka ka pasur konflikte këto vitet e fundit, edhe pse kanë marrëdhënie familjare. Dhe Arlen Hasanaj mund të jetë përdorur për të çuar mesazh.

Ndërkohë që pista tjetër është ajo e inskenimit nga ana e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për të larguar vëmendjen nga lajmet e fundit për skandale në drejtim të FSHF-së. Ndërkohë që të tjerë persona janë shoqëruar nga policia.

Mbrëmjen e djeshme u arrestua 34-vjeçari Arlen Hasanaj, i cili rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë ‘Euroshop Durrës’ themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.

Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll në ambientet e kompanisë së vezëve “Aiba”, në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë ‘Euroshop Durrës’. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.

I riu, nga pamjet e publikuara, vjen me makinë, del dhe afrohet me qetësi dhe ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse tritol, sasia e vogël as 100 gram, dhe më pas e hedh te porta e hekurit.

Pasi hedh lëndën plasëse, i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodhi edhe shpërthimi. Askush nga familja e Dukës nuk ka dalë, ndërkohë që në video duket një grua përballë që del nga shtëpia dhe më pas brenda pak sekondave vjen policia.

FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme dhe tentativës së tij për të marrë një mandat të 6-të duke manipuluar zgjedhjet. E përballë këtyre tentativave është Bashkia e Tiranës, e cila e ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e kryeqytet. Duka e ka lidhur këtë ngjarje me këtë situatë, ku ka thënë se është kërcënuar me jetë nëse nuk le postin, e ndërsa PS-ja ka kërkuar që kjo ngjarje të mos politizohet.(Report TV)

7 komente në “Dështon skenari i Armando Dukës, pista kryesore e hetimit: Tritoli u vendos nga i afërmi i Lefter dhe Nar Kokës, 34 vjeçari aksioner në ndërmarrje të përbashkëta”

  1. Miradije Hoti says:

    100% ESHTE INSKENIM I ARMANDO DUKES KETA TIPA PER PARA SHESIN EDHE GRUAN .
    NUK KA KONFLIKTE MIDIS TYRE PO TI REFEROHESH MESAZHIT KERCENUES SHASHKA TE PORTA MARJA NE MBROJTJE MGA BERRISHA TE NXJERIN NE KONKLUZIONE QE ESHTE NJE INTRIGE E DUKES.

    1. Student Horr i dhjetorit says:

      E ku je Miradije Prokuroresha. E me te lumte palla, me fal, bishtagypi.

  2. Dajti says:

    Keta Duket dhe Koket qenkan familje mafiozesh,zberthejani brinjet ketyre,boll u majmen,politiken e duan per te fshehur krimet.

  3. Efdfxrfd says:

    U mur vesh qe kur ndodhi ngjarja mashtrim katunari kush e ha at kokerr ulliri , u mur vesh qe e kish organizu vet , tani futeni ne burg , ortakun 10 vjet , kte legenin babalen e fifes futeni ne hale , kokrra mashtrusish .

  4. Akrepi says:

    Me duket se kjo eshte nje loje e Dukes Personi i arrestuar nuk eshte ai qe hodhi tritolin Ai qe hodhi tritolin ishte me atlete me lidhese te bardha i arrestuari eshte me lidhese te zeza Te pakten keshtu duket mga vidjot e trasmetuara

  5. Tutu says:

    Arleni dhe Krenari nuk jane kusherinj me njeri tjetrin…Arleni e ka origjinen nga Bolena kurse Krenari nga Vranishti …

  6. Sara says:

    o Horri i bulevardit te paskuqanit ! Na rruaj picken njehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje