I mori të dashurin, 18-vjeçarja në Tiranë masakron me thikë 20-vjeçaren

26 Janar 2022, 12:24Kronika TEMA

Dashuria e dy vajzave për të njëjtin djalë për pak nuk është kthyer në një tragjedi në Tiranë. Policia ka njoftuar se një ndodhi e pazakontë është shënuar dy ditë më parë ku një vajzë vetëm 18 vjeçe ka sulmuar duke plagosur me thikë një 20-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Qytetin Studenti, ndërkohë që autorja e plagosjes është shpallur në kërkim pasi i ka ikur Policisë. Sipas të dhënave, vajza e plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimet e duhura ndërkohë bëhet me dije se ka plagë të shumta në trup.

Mjekët tregojnë se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën ndonëse e rëndë.

Sipas të dhënave, kanë qenë disa kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë për të bërë të mundur ndarjen e vajzave dhe shpëtimin e jetës së të plagosurës.

Ngjarja

Policia e Komisariatit nr. 1 në Tiranë është vënë në dijeni se në Qytetin Studenti është plagosur një vajzë.

Duke dyshuar në autorësinë e ndonjë djali, është urdhëruar të ngrihen grupe të shumta pikash kontrolli, por pa i shkuar mendja kujt se autore e asaj plagosjeje ishte një vajzë.

E reja është larguar pa rënë në duart e Policisë, ndërkohë që në ambientet e spitalit, aty ku po merret edhe trajtimin mjekësor vajza me plaga thike është mësuar se plagosjen e ka kryer një vajzë, e cila mësohet se e ka akuzuar se i kishte marrë të dashurin.

Policia bëri me dije ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e Qytetit Studenti ku 18-vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G., duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Për fat të mirë, plagët nuk kanë qenë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë. Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas Policisë edhe sherrin mes të rejave.

Tashmë 18-vjeçarja Martina Z., është në kërkim nga ana e bluve dhe madje nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje.

Policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë pritet edhe dëshmia e djalit që u bë shkak për sherr, që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi!

4 komente në “I mori të dashurin, 18-vjeçarja në Tiranë masakron me thikë 20-vjeçaren”

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Turkish telesehir continue…..

  1. Grigua says:

    Ndodhin keto edhe ne mexsike edh ene brazil, luptohet tek lagjet geto.
    Asgje anormale ne normalitetin tonë.
    Megjithate, pyetja kryesore ngelet e pazbardhur nga reportazhi,cfare thike perdori 18 vjeziaria dhe kur e kishte humbur virgjerine.

  2. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Plagosje e rende me dashje ???. Hajde drejtesi plepash hajde. Ajo e ka goditur disa here ne trup, e ka planifikuar perderisa ka marre dhe armen e ftohte me vete dhe kane nderhyre qytetaret qe e kane shpetuar viktimen. Rasti eshte tipik si vrasje e mbetur ne tentative me paramendim, keta thone plagosje e rende me dashje, qe ti marrin ndonje leke kur ta arrestojne e ta ulin akuzen ne plagosje e ta denojne max me 5 vite ne sherbim prove qe dmth do lihet e lire me kusht te mos e bej me. Ja keshtu e dhjesin ligjin keta shurrake zyrtaruca qe kemi dhe pastaj ngrihen familjaret e viktimes dhe heqin qafe ndonje nga familja e agresores sic ishte ngjarja ne Lezhe dhe keshtu zinxhiri gjakut vazhdon gjate ndersa drejtesia jone ben leket mullar. Shtet VK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje