Kur janë mbushur dy ditë nga shpërthimi në portën e shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka, policia e Durrësit ka një të arrestuar, si autor të dyshuar të ngjarjes.
Ai është 34-vjeçari Arlen Hasanaj i cili thuhet se ka lidhje me familjen Duka.
34 vjecar, është banues në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, dhe është pronar i një biznesi privat, më konkretisht i kompanisë ‘Euroshop Durrës’, themeluar në korrik të 2020.
Fill pas ngjarjes ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në afërsi të portit nga ku më pas me anë të një automjeti ka shkuar në një pallat, çka ka ndihmuar më pas grupin hetimor të bëjë dhe identifikimin e tij.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së Armand Dukës, ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore”, tha policia në një njoftim për mediat.
“Thuhet se ka lidhje me familjen Duka”!? Thuhet gjithashtu Olsi ka bere aleance me erjonin qe degjeneroi Sule Memen(babai i tij ne moshe) pa pike turpi dhe su pendua fare. Keni vetem armiq qe duhen shkaterruar? Nuk jau ka fajin Duka qe Partizani s’di te fitoje ?! Lereni ti thote policia e prokuroria gjerat. Une kam qene me ju per te shkaterruar Kanceri berisha, por ketu… Po e dhisni.