Vrau vëllanë e vrasësit të babait pas 13 vitesh, detaje nga dëshmia e 17-vjeçarit: Armën e kisha prej 1 viti

26 Janar 2022, 10:05Kronika TEMA

Florian Përvathi 17-vjeçari që vrau Lek Lekgjonaj për gjakmarrje, duket se e planifikonte prej kohësh aktin dramatik.

Para hetuesve 17-vjeçari është shprehur se armën e kishte siguruar prej së paku një viti, ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin që ka bërë.

Vrasja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku adoleshenti me anë të një pistolete me mulli, shkoi pranë banesës së fqinjit të tij Lek Lekgjonaj dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas këtij krimi 17-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. Menjëherë pas kësaj ai është ndaluar ndërsa policia gjeti të vdekur afër banesës 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Adoleshenti, prej 13 vitesh ishte jetim. Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas. Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.

2 komente në “Vrau vëllanë e vrasësit të babait pas 13 vitesh, detaje nga dëshmia e 17-vjeçarit: Armën e kisha prej 1 viti”

  1. Bardha says:

    Lironi adoloshentin ai nuk ashte kriminel.Ai u rrite pa prinder e pa perkdheljen e prinderve,shteti e la ne vetmi pa kujdesje pa nje psikolog dhe rrethi i shushunjave bani punen e vet. A mire qe te cohen prifta e hoxhallar me te gjithe ato shoqata te krijuar per te vjedhur te shtrihet dora e pajtimit dhe te mos arrijme deri aty sa te kriminalizojme femijte

  2. Katoliqi iNones says:

    Nuk kuptoi pse ishte i lire, vrasesi i babait te adoleshentit 17 vjecar …..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje