Ilir Meta presion Gjykatës Kushtetuese, kërkon shkarkimin e Fjona Papajorgjit për një krim që e ka kryer vetë

26 Janar 2022, 10:48Politika TEMA

Ilir Meta kërkon t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese, para marrjes së vendimit për shkarkimin e tij si president.

Ai ka kërkuar sot shkarkimin e gjyqtares Fjona Papajorgji, me argumentin se ka kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë figurën e gjyqtarit kushtetues për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta thotë se ndaj gjyqtares Papajorgji, e cila ka mbajtur edhe rolin e relatores së çështjes janë konstatuar shkelje të rënda profesionale dhe etike.

Po ashtu, Meta thotë se dyshimi i Presidencës është që në këtë veprimtari të jenë të përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Meta i ka përcjellë KPA-së edhe të dhëna dhe prova, që sipas tij “kërkojnë domosdoshmërisht nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Provat kanë të bëjnë, me atë që ai i cilëson shkeljet e kryera nga gjyqtarja e Kushtetueses në vendimmarrjen për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

“Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.

Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit”, thuhet në kërkesën e Metës.

Por pavarësisht shantazheve të hapura të Metës, vështirë se do t’i shpëtojë shkarkimit, pasi në rastin konkret ai që ka shkelur Kushtetutën për zgjedhjet e 30 qershorit është pikërisht Ilir Meta, ji gjyqtarja në fjalë.

14 komente në “Ilir Meta presion Gjykatës Kushtetuese, kërkon shkarkimin e Fjona Papajorgjit për një krim që e ka kryer vetë”

  1. neri says:

    KAFSHE PRESIDENT !
    NDERHYRJE FLAGRANTE PIKERISHT TANI QE PO GJYKOHET.
    E NDALUAR ME KOD PROCEDURE CIVILE DHE KUSHTETUTE.
    AI ESHTE OBJEKT GJYKIMI NDAJ NUK DUHET TE HAP GOJEN PER ASGJE.
    DERR

    1. j says:

      Ilir Muta fshatar injorant dhe i korruptuar.

  2. Martin says:

    Ilir Floriri eshte nje makineri qe punon edhe pa bateri, se e ka kordonin te lidhur ne Kryeministri.
    Ne bejme kot bla-bla-bla!

  3. Eduart says:

    I Kane fluturuar me kohe bletet ,

  4. rexha 10 says:

    Po pati shkelur kushtetuten ,ka bere nje gabime te madhe ,sepse ky njeri hipokrite e pijanec perpara kushtetutes ulet ne gjunje per ti bere shurren kure done ky .Mbasi i ka bere shurren vendos doren mbi kushtetuten ,dhe betohet e sterbetohet se do ti coje te gjithe njerzit e familjes se tije ne burge po q se e shkelin .PORE HARRONE QE KY NJERI QE BETOHET PER KUSHTETUTEN ESHTE I PARI QE E SHKELE ME TE DYJA KEMBET .
    Epara c’fare thote kushtetuta per te mbrojtur unitetin e popullit shqiptare mbi rolin qe ka ky palo njeri si presidente ?
    E dyta c’fare thote kushtetuta per cilindo te huaj qe banon ne BABILONINE SHqiptare ,per te mare pashaporten shqiptare permbledhur ketu edhe persona me precidente penale neper vendet e tyre .???
    Dhe ne funde si ka vepruar ky njeri per ta mbrojtur kete kushtetute qe eshte betuar?????

  5. Shka po don ky kriminel e burr kurve bre ala !?
    ky po lyp me ja rras tritolin m’tajare

  6. Realisti. says:

    Te mbaroi kandili Like . Haqet e ketij populli ke per te paguar .

  7. Fatosi-kosove says:

    Sali berisha ka paditur Ameriken ne France,ti qoje kerkesen tende ne greqi mbase edhe micotakisi te ndihmon e pse jo edhe vangell dulla.

  8. Illyria - Shqiperia says:

    Te gjitha I tha, po sna tha shkeljet konkretisht. Mizerje!

  9. Sul Koburja says:

    Rraseni brenda qenin se për 2 javë i heq brekët.

  10. Pokeristi says:

    Mbylleni ne çmendinën me te afert nje sahat e me pare.Ne nje dhome me Sahlinë.
    Mblidhni nje komisjon mjeko-ligjor shpallini te çmendur,ndryshe do shohim estradë tragji-komike.
    Eshte turp edhe per shtetin edhe per mbare kombin.

  11. neri says:

    E KENI DEGJUAR ATE SHPREHJEN E FAMSHME QE THUHET PER DIKE QE DON TA MALLKOSH, “TE IKTE MENDJA DHE MARSH MALET”. JA PRA DHE presidenti yne KA MARRE MALET.

  12. mona says:

    Like banditi i bën shantazh GJK 5 ditë para shkarkimit.

  13. korieri says:

    Trishtohesh kur shikon nje grupe kooperativistesh bashke me trantoristin ne kete foto duke u pezmatuar kur mendon se keta jane anetar jo te kooperatives se bashkuar por te “Gjykate Kushtetuese”!Trishtim dhe vetel trishtim.Edhe nje motive me shume se perse fle Drejtesia per shqipetaret qe edhe pse kane kaluar 30 vite dhjemokraci as nuk ka gjasa se ne kete vend nje dite do te flase drejtesia e vertete.Rrofte mùiqesia-shqiptaro-kineze ku mbas 30 vitesh do te financoje perseri per nje ç(drejtesi te vertete).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje