Pasi Sali Berisha i kërkoi qeverisë që të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione, ka ardhur edhe përgjigja e Taulant Ballës.
Nga Kuvendi, Balla tha se kësaj deklarate të Berishës i shkon shprehja “gjuha shkon ku dhemb dhembi” teksa u shpreh se me drejtësinë e re që ka hapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit, “uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje”.
“I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë.
Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër.
Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë”, u shpreh Balla.
E di mire koktespia, po pse leh si konia Brace atehere?
=
lol
=
filloi estrada ne Parlamentin e beqirave, lol
Megjithate ti jepnit municion Ukraines mire do benit. Armiku i armikut tim eshte miku im.
Pronarit I keni dhene ju nja 29 leje ndertimi nga 2013 ta….ikni ore pirdhuni