Nga Mitro Çela
Në vitin 1993 në Tiranë ishte hapur hotel “Rogner”. Duke qënë deputet, sipas lafit të Nastradinit: “Ha o xhype, pi o xhype”, pronari për Vitin e Ri na ftoi në restorantin e hotelit.
Biro o Mina! Shampanja u derdh lumë! Vera e kuqe “Gaja”, që siç morëm vesh kushtonte 200 dollarë.
Zonja ime u “tromaks” nga çmimi, sepse në atë mot rroga ime si deputet ishte 58 dollarë.
Po menuja? Zgjatu e zgjatu dhe ishte bërë tërkuzë. Por kujtoj vetëm biftekun me mish korkodili. Atë natë mësova se lëkura e korkodilit përdoret për të bërë çanta për “mise” dhe mishi për të ngrënë “zengjinët”.
Duke “kullotur” në kujtime pozitive, mendja mori arratinë dhe qëndroi edhe në kujtime negative.
Në vitin 1987 isha shef I sektorit ekonomik në gazetën “Bashkimi”. Vartës kisha Filip Çakulin.
Ishte pragu I Vitit të Ri. Tregu I Tiranës ishte “trokë”. Nuk arritëm të blejmë gjel deti, sepse duke zbatuar teorinë e “tufave dhe arrzave”, fashtarët e kishin të daluar të rrisnin pula, derra, dhën e dhi. Nuk gjetëm as verë, as raki, as mollë e as portokalle.
Po halli?
Por ka edhe raste kur nuk më ka harruar fati. Në atë vit, në Përmetit, drejtor I tregëtisë ishte bërë një miku im. I rashë telefonit .
-…Alo…Disa ditë më parë na erdhën nga Tirana njerëz me “nishane”. U therën disa bagëti. Me të brendëshmet kemi bërë kukurec. Kam ruajtur për ty me Filipin katër steka. Do u gjejmë edhe verë…
Sajuam një shërbim për në Jug të Shqipërisë se na duhej makina. Filipin e prita në shtëpi. Në dorë mbante një çantë. E hapi dhe I thotë mamasë:
-Kam një pako kafe dhe vëllimin 19 të shokut Enver. Zgjidh e merr! Unë të këshilloj të marrësh librin e shokut Enver. Libër I rrallë. Flet për tradhëtinë e Hrushovit…
Mamaja pa mëndushje rrëmbeu pakon me kafe duke thënë:
-Filipi! Librat mi blejnë djemtë…Kam një javë pa kafe dhe nuk më shtyhet dita?!
U nisëm për rrugë. I zumë qytetet me radhë: Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Ballsh. Nuk gjetëm askund të pinim nga një filxhan kafeje. E shumta pimë kafe më çikore?!
Arritëm në Tepelenë. Përfunduam në zyrën e Garamoz Ruçit, sekretar në Komitetin e Partisë…
Me porosi të shokut Gramoz shkuam në turizëm…Nuk kishte mish, sepe nuk kishte pasur “therje të sforcuar”. Me fjalën e shokut Gramoz, hëngrëm nga një pjatë fasule dhe nga një garuzhde me pilaf…
Ndërkohë në Meksikë u nis një delegacion I lartë. Do të merte një medaljë të artë për ushqimin e popullit shqiptar!..Haberin për medaljen e dëgjuam në radio, duke pirë çaj mali, në vend të kafesë…Qeshëm me gjithë zëmër. Për të justifikuar gazin, Filipi tregoi një barcaletë:
-Në Moskë një kasap nisi universitetin, pa shkëputje nga puna. Erdhën ditët e provimeve. Kasapi doli I pari në provimin e filozofisë. Çudi e mesme?…Si? Qysh? Tek?
-Me zanat jam kasap,- tha kasapi.- Por mishi në dyqan vjen me hënë. Për të vrarë kohën, u bëra filozof duke kënduar libra…
Në darkë arritëm në Përmet. Na priti drejtori I tregëtisë. Disa kohë më parë, në breg të Vjosë, ishte ndërtuar një restorant. Arqitekti kishte punuar me “gusto”. Lokali kishte formë kazani ( kupolë). Kishte disa salla. Zumë vend në restorant. Shumë tavolina. Klientët numëroheshin me gishtin e dorës. Afrohet kamarjeri, Pandi Nasi. E kishim “fans” të shkrimeve tona.
“Do u shërbejmë peshk lumi…Peshkun e kini pa para, sepse e kam zënë vet me grep në Vjosë…”
Me gotën e rakisë përpara, drejtori pasi hodhi vështrimin rreth e rrotull, nisi të tregoi nën zë:
-Është marrëzi! Na kanë ngarkuar si detyrë të furnizojmë fshatrat me vezë, qumësht dhe mish nga qyteti?! Është ngritur një pulari në Përmet, por vezët dhe pulat që prodhohen nuk mjaftojnë për qytetin …
Në darkë vonë, kur rrugët ishin të shkereta, me makinë u futëm në magazinë. Morëm katër steka me kukurec, katër shishe me verë të kuqe dhe dy shishe me raki…
-E po kja hata,-tha Filipi.-Ta blesh mallin me para dhe ta marrësh si hajdu, vetëm në atdheun tonë socialist bën vaki?! …
Dhe Vitin e Ri 1988 e pagëzuam: “Festa e kukurecit?!” Gjë e rrallë në atë mot , si puna e biftekut me mish korkodili?!
Zbukurimet lejohen nga humoristet, por genjeshtra e deformon ….
Kjo eshte nje genjeshter qe as gomari nuk e ha, jo neve qe e kemi jetuar ate kohe.
Ju qylaxhinjte e Gazetave, shkuat per te marre ndonje thele qyl ne Permet, se ashtu ishit mesuar, dhe vazhdoni.
Leri perrallat me Veprat e Shokut Enver..
Mitrua paska rrjedhur komplet. Shkruan genjeshtra, kur harron te shkruaje se si propagandonte bujqesine kooperativiste dhe luftonte oborin e fshatarit, sa te Zeri, te Bashkimi, etj. Per “bemat” e tjera flasim here tjeter o Mitro i spiunlliqeve banale ne dukje, por me qeder kujt i binin mbi kurriz.
Mitro xhani – Hotel Rogner është hapur në 1995.
Akoma shkruan ky ? Ka qene dhe mbetet bajat!
Tipike Shqiptare ! Kujtime dhe tregime per te hangermen,se mos jemi shquar per gje tjeter ! Ne korrik te 1990 ( ne mos gabohem ishte kampionati europian i futbollit) Marinareve ,ne Gurin e Gomares ne Lushnje ju ngordhi Lopa e vetme qe kishin ne ate koh krize ku Ushtaret hanin Gleta ne vend te bukes. Kapterri i repartit, shef Gjergji, i dergon radiogram komandes ne Durres : Lopa ngordhi,na thoni si te veprojm ? Pergjigja ishte e menjehereshme ; per dy or jemi aty ! Pervec dy shefave te sigurimit njeri nga Fieri ,dhe tjetri nga Dibra,ne repartin e “xhenazes” (Lopes) nuk vinte asnje Oficer tjejter per kontroll,sepse rruga ishte dy or e gjysem ne kam,nga stacioni i trenit deri ne Remas.Dy shefat e sigurimit te bazes se marines ,kur vinin,kishin me vete secili nga dy apo tre qanta ushtarake te shpines,dhe kapterri per ta mbajtur sa me mir me kuadrot, ju a mbushte me konservat qe ishin norma ushqimore e marinareve, Ishte taksirati dhe mundimi i marinareve te cilet trajtoheshin si Mushkat,per tju mbajtur qantat e mbushura dy Oficereve deri tek stacioni i trenit,Diten qe ngordhi Lopa,per fatin e marinareve ,nga baza e Komandes Durres Oficeri nuk erdhi me Tren,por me Zilin e repartit i cili ishte i vecant ne Shqiperi ,sepse ajo ishte nje makin Radiollokative per raste emergjente kur kishin defekte stacionet SRLL. Kapterr Xhergji si marifetci qe ishte ne lubrifikimin e kuadrove ,mori nje shokun e tij bashkfshatar e preu lopen ,dhe ju a beri gati per secilin kuader qe do e merrte ! Ishte komike tek i shikoje se sa te babezitur ishin keta kudro edhe per ngordhesirat,jo me per mishin e fresket te cilet te fusnin edhe ne arrest ! Nuk esht humor,dhe as fantazi ,se Kuadrot te fusnin ne izolim po te ngrije zerin,ata e kerkonin me insistim ne tjetrin repart te Komandes se Durrsit i cili ndodhej Lalez, Ne ate repart Marinaret kishin tufen e Dhive per te plotesuar nevojat ushqimore me qumesht dhe mish ,ne vitin e veshtir 90-91.Kur Marinaret protestuan se dhit qe priteshin ,Kapterri i furnizimit do ti shkruante ne proqes verbalin e mbajtur, se Cjapi peshonte 5 kile ,Sa nje Pul deti,u derguan me urgjenc nga Komanda e Durresit tre oficera per te gjetur se kush ishte organizatori i kesaj proteste,per ta marrur me vete ne rrugen e kthimit, dhe per ta derguar ne dhomat e izolimit ne Bisht Pall.Sot kur ju a tregojm femijve tan,ata mbushin syt me lot,jo nga dhimbja,por nga e qeshura,duke menduar se sa te prapambetur ishim,sa qe primare ne jet kishim sigurimin e bazes ushqimore,sa per te tjerat ….Te na roj partia dhe Enveri sa Malet .
Po tani qe e sigurove bazen ushqimore, cfare ke primare ne jete?
Se privimet ne ate kohe i kane provuar edhe njerezit e ndershem, edhe maskarenjte. Kush eshte i virtytshem vepron me drejtesi edhe ne situata ekstreme, kush eshte maskara zhgerryhet si derrat. Mitro Cela dhe Filip Cakuli jane maaskarenj.
Ne 1993 Rogneri ishte i vetmi hotel lluksi dhe te merrje nje ftese ishte shume e rralle.Por eshte e vertete qe atje u dha mish krokodili dhe te gjithe te PD-se hengren sa u shqyen.
Mitro e ka shume qejf qylin dhe vazhdon me qyl .
Keta jane ata monstra qe kane ngrene atehere me mik dhe mburren, hane dhe sot e behen dhe deputet edhe Mitrua edhe ai korofillaku me mjeker tani. Kane te drejte se as jane qeth e as jane rruar ndonjehere.
Pse s’ma nxirrni komentin?…
Mor enverista filo-grek fhe6folo-serb
Zoti kujtimtar i vonuar, Shqiptaret e ndershem, dhe pse e perkrahen fillimisht PD-en, ishin skeptike ndaj saj, sidomos kur degjomin oratoret ne Qytetin Studenti qe thelbin e Diktatures e shikonin tek ndalimi i degjimit te Bitellsave…
Por kur nje nate marsi 1991 apo 1992 PD-ja hoqi nga programi i saj kthimin e prones private, Shqiptaret me karakter i kthyen shpinen nje here e mire…
Zotni Mitro, Nuk e di se a je ti qe e ke shkruar kete artikull, apo ndonje me shkolle fillore.
1) Nastradini thoshte “ha o Xhybe dhe jo xhype (me siguri e ngaterron me fjalen xhup. Jane dy gjera krejtr te ndryshme). Nqs nuk e kam gabim, vitin e kaluar vdisa here ne rrugen “M.Shyri”. Para nje dyqani kishte nje tabele ku shkruhej “Palldesy”. Me siguri ishte bashkimi i fjaleve “pallto me pardesy”.
2) Ne ne Shqiperi, ate zvarranik, e quajme krokodil dhe jo korkodil. Po na beheni si ai redaktori i Radio Tiranes ne vitet ’94-’95 qe bente pyetjen se cili ishte emri “shqip” i oktapodhit. Ne fund doli qe emri “shqip” i oktapodhit (sipas atij redaktori) ishrte “likuriq”. Me vone morem vesh qe ky redaktor ishte nga nje fshat i bregdetit te jugut dhe atje banoretr perdornin kete emer. Prea, konkluzioni, likuriq eshte emri “shqip” i oktapodhit.
3) Çudi si nuk e paske ditur, qe ne ate kohe, qe nga lekura e krokodilit behen çanta. Sa per dijeni, kepucet me lekure krokodili shiteshin ne Tirane ne dyqanet e kepuceve nga ata “te poshterit” tregtaret, per popullin. Ne vitet ‘970 nje ish tregtar i atyre kepuceve, rastesisht kishte pare Ilir Hoxhen qe kishte te veshura nje pale kepuce te tilla dhe i indinjuar thoshte, perse te rinjte e tjere te mos kishin te drejte te vishnin kepuce te tilla.
4) Sa per dijeni, normat e statutit te kooperativa bujqesore nuk u ndalonin fshatareve te rrisnin shpende, porse kishin nje limit per lopen, ose bagetite e imta. Po keto ti i di mire se ke qene ne gazetat e Partise dhe ke shkruajtur e ke lexuar me shume se te tjeret. Gjithashtu, tufezat u shpiken nga fillimi i viteve ’90 dhe ishin per ndermarrjet shteterore, kurse tufezimi u be ne vitin 1981.
5) Pularia ne Permet ka qene vetem per prodhim vezesh, keshtu qe pulat pjellese nuk therren per mish. Sektoret per rritjen e zogjve te mishit ishin vetem ne Tirane, Elbasan dhe Fier (nqs nuk gaboj per kete te fundit).
Humori dhe kujtimet tuaja jane te bukura, por mos i a fut p…..s kur shkruan gjera te pasakta, Megjithate, ti ke edhe njohuri nga kulinaria, sepse me sa me kujtohet pushimet e veres i ke pas kaluar duke punuar ne kuzhinat e kampeve te pionereve.
Shnejtja prej nesh, e mira ne lesh. ( libri i perrallave shqiptare).
Medet o Mitro medet
Po paske rrjedhur komplet
Zorraxhi e langaraq
Si lamash e bere paq…!
***
Mirë o Mitro zorraxhiu
Per ca palo kukurec
Mitro soj qylaxhiu
Ishe e mbete kastravec…
***
Paske vajtur te komiteti
Per te ngrene nje drekë me mik
Ka te drejte te qeshe mileti
Deshmon vet njeri i lig…
***
Nga Tirana ne Permet
Per te ngrene nje drek qyl
Te kane ikur ato bletë
Te ka mbet Kosherja shkretë…!
***
Ti qe shkruaje ne gazete
Kopetent ekonomist
Paske qëne peshë e lehtë
O Mitro njeri i pistë…!
Te dy palaco njesoj kane qene dhe jane edhe sot, por kohet kane ndryshuar dhe nuk i pjerdh me njeri, vetem vene gjoba nga fix-i.