Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi kandidatët në pesë nga gjashtë bashkitë e vendit ku do të garohet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në Shkodër, socialistët i besuan prefektes Majlinda Angoni, si njeriu që mund të thyejë bastionin e PD-së.
Por çfarë mendon kandidatja socialiste, a është ky momenti më i mirë për PS-në për të “rrëmbyer” “kështjellën” e Shkodrës, pasi demokratët janë më të përçarë se kurrë?
Në një prononcim për Abcnews.al, Angoni shprehet se nuk ka humbur asnjë betejë në jetë dhe beson se ka ardhur momenti që pas 30 vitesh, Shkodra të drejtohet nga një i zgjedhur socialist.
“Propozimi ishte nga organet e partisë në Shkodër dhe u miratua nga kryeministri. E vështirë në Shkodër, por jo e pamundur. Unë nuk hyj kurrë me humbur. Nuk e njoh humbjen si natyre njerëzore. Se kë kam përballë, pak rëndësi ka” tha ajo.
Por a e ka “frikë” nëse Voltana Ademi rikandidon? “Jo, jo, do ta shikoj si konkurrente, që pretendon për ta marrë, me pikat e forta dhe të dobëta të saj”.
Momenti i keq i opozitës mund t’ju dhurojë fitoren socialistëve. “Fitorja asnjë nuk dhurohet. Shkodra është bastion i së djathtës, edhe lufta e së djathtës do të jetë shumë e fuqishme, do të kërkojnë për ta mbajtur” tha ajo.
E pranon faktin që përçarja e opozitës që mund të dalë me tre kandidatë e favorizon, por thekson se beson më shumë të puna e strukturave dhe besimi i qytetarëve. “Mbase do të jetë më pozitiv për ne. Por ne do të fitojmë, do të hyjmë solidarë për ta marrë për herë të parë pas 30 viteve” tha ajo.
Në Dibër, PS vendosi kandidat një bankier, Rrahim Spahiu. Ai u shpreh për Abcnews.al se “E prita shumë mirë propozimin. E meriton populli dibran t’i shërbej”.
Kandidatura është e gjetur! Rëndësi ka të caktohet një person që nuk vjedh! Shpresojmë që zonja Angoni të mos ndyjë duart se nuk ka nevojë si shumë të tjerë e të tjera…..
Si biznesmene qe je do te kaloje ne site veprimtaria yte. Ke shume lidhje me “kokat” e Shkodres, te majte e te djathte, ke dhene e ke marre. Ke shume lidhje miqesie me bisnezmene te korruptuar ne Shkoder qe do te kerkojne prej teje. Mbaj koken poshte se lekura e bananes tek kembet eshte o Majlinda. Te ka mesuar puna ty jep merr me bosat e te shfrytezosh nevojtaret per qellimet e tua, e vesit nuk i iken dot. Be careful.
ha ha ha … tashi qe PD-ja eshye e percare kjo zonja nuk njeh humbje. E ku ishe ti per 30 vjet moj zonje ?
Edhe Rama dikur ka thene dicka per Trampin, por ngeli si i dhier ne fund.
Nuk i dihet. Mos u gezo para kohe.
Suksese zonjes Angoni!