Nga futja e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem te asistenca teknologjike e SHBA-v, Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me kryetarin e Gjykatës së Lartë

28 Janar 2022, 17:08Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është takuar me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Kim dhe Sadushi diskutuan për numrin e çështjeve të pashqyrtuara si dhe për gjyqtarët e rinj që duhet të integrohen në sistemin e drejtësisë.

“Takim produktiv me Sokol Sadushin. Numri i dosjeve të prapambetura po reduktohet, por ramë dakord se duhet përshpejtuar. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë teknologjike. Gjithashtu diskutuam për hapat e ardhshëm për integrimin në sistem të gjyqtarëve të kualifikuar, teksa vettingu po vazhdon”, ka shkruar në rrjetet sociale ambasadorja amerikane Yuri Kim.

1 komente në “Nga futja e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem te asistenca teknologjike e SHBA-v, Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me kryetarin e Gjykatës së Lartë”

  1. Rama te pyes Erdoganin, pse ne Serbi investon 250 mil kurse ne Shqiperi vetem xhamija says:

    Rrofsh o Kimete, po ne punet e drejtesise shqiptare pse fut hunet….lol!…e pranueshme nga kamunistet e Rames….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje