Formimi europian i profesionistëve të së ardhmes, prioritet i KPT

28 Janar 2022, 15:26Politika TEMA

Kolegji Profesional i Tiranës nuk resht së ofruari mundësi të arta për të rinjtë që aspirojnë një profesion premtues e mbi të gjitha një eksperiencë të re e të paharrueshme jetësore.

Ndonëse Shqipëria radhitet ndër vendet me më pak investim në arsim e kërkim shkencor, KPT është padyshim shembulli më i mirë sesi një institucion shqiptar i arsimit të lartë mund të shfrytëzojë në mënyrë efikase mundësitë që japin programet dhe projektet europiane në mbështetje të një diplome të vlefshme akademike ose profesionale të arsimit të lartë.

Në 5 projekte të akorduara nga Bashkimi Europian – me në fokus mobilitetin e studentëve në arsimin profesional – Kolegji Profesional i Tiranës ka arritur të fitojëdy prej tyre:“Mobility for VET in Europe (MoVET)”dhe“Connected through Mobility”.

Në projektin “Connected through Mobility”, (pjesë e Instrumentit të BE-së për Asistencën e Para-Aderimit), KPT është partner me 10 vende nga Europa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor, ndërsa drejtimi i takon organizatës hungareze MeOut.  Studentët e Kolegjit do të kenë mundësi të trajnohen e ndjekin praktika pranë kompanive prestigjioze e nën supervizimin e pedagogëve të tyre, pa para të nxjerra nga xhepi i familjarëve. Kostot do të mbulohen nga projekti, pavarësisht periudhës së afatgjatësisë prej së paku 1-3 muaj, si dhe vendit europian se ku do të shkëmbehen eksperienca personale, jetësore, akademike e kulturore.

Kjo aventurë e një jete, do të përjetohet fillimisht nga 5 studentë të përzgjedhur; ata do të shohin më nga afër biznese e kompani të suksesshme në Budapest, Hungari, për një periudhë 1 mujore, për të vijuar më pas me Greqinë dhe shtete të tjera.

Në rastin e një vendi që synon të integrohet në Bashkimi Europian, studentët janë ura lidhëse e forcuese e të vetë identitetit europian të shoqërisë shqiptare së cilës i përkasin. Të bindur për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ndryshimin e vendit, Kolegji Profesional i Tiranës nxit dhe mbështet cdo student që kërkon të njohë një tjetër realitet nga ai me të cilin përballet në përditshmëri.

Së shpejti, KPT do të bëjë thirrje të hapur për aplikim. Studentëve nëKolegj do t’i ofrohet mundësia për rritje individuale e profesionale, në një rrugë pa pengesa socio-ekonomike, me kosto të mbuluara e trajnime të ndryshme nga KPT e partnerët e saj.

Sepse në KPT, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje