“Fortlumturia e Ultësirës Perëndimore”, Gogu ironi me Alibeajn: Jep dorëheqjen dhe garo për anëtar të Këshillit Bashkiak

28 Janar 2022, 15:56Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu në mbledhjen e komisionit të Ligjeve këtë të premte ka ironizuar kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi ka marrë disa detyra në PD.

Gogu e ka quajtur “fortlumturia e Ultësirës Perëndimore” Alibeajn, pasi demokrati është zgjedhur drejtues politik në disa qarqe nga kryetari Lulzim Basha.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore do të marrë edhe detyrën e anëtarit të këshillit, ka dëshirë ta marrë ka një zgjedhje të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje dhe të shkojë të garojë për anëtar të këshillit bashkiak.

Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do ta dëgjojë kryebashkiakun live, të marrë detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak. Po kjo ndodh në 2023”, tha Gogu.

 

1 komente në ““Fortlumturia e Ultësirës Perëndimore”, Gogu ironi me Alibeajn: Jep dorëheqjen dhe garo për anëtar të Këshillit Bashkiak”

  1. Fshatari says:

    Mire i ka thene, por alibej-hu eshte dhe mbetet ”dru me pre”. As me krrica nuk do ta coja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje