Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike. Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.
“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin. Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.
Ishte kreu i PBDNJ Vangjel Dule ai i cili deklaroi mbrëmjen e djeshme në “Log.” në ABC se përfaqësues të PPE janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike. Dule tha se kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar përfundimisht Berisha nga PD. Berisha u përjashtua përgjithmonë nga Partia Demokratike në orët e para të mëngjesit të 11 Janarit në mbledhjen e kryesisë së PD e cila vinte pas protestës së dhunshme të 8 Janarit të organizuar nga Berisha.
Bumci eshte TORROLLAKU me i madh i politikes se dukshme! Torrollak te tille veshtire se gjen edhe ne teatrin e kukullave!
Zera individual per mospercarjen e PD-s mund te kete.”Miqte”tane e kan xhan parullen e vjeter latine”Perca e sundo”Unitetin askush nga ata nuk e do te jete midis nesh.
Baca po i dërgon habere djalit me korierin Bumçi , eja të bashkohemi , mos m’ë braktis , mos më ler rrugëve ,se kështu thonë dhe nja tre ndërkombëtarë !
Ky duket vertete pa tru, i a ka shplare kpmplet birisha.
Po ky eshte idiot i teri; po si mund te flasin eurodeputete qe te pranoje 11 dhjetorin Basha! Kaq naiv sa Aldo te jene ata, megjithese ka si Doris Pack qe eshte e qorruar nga mendja nga paret qe ka marre nga Saliu e Pollo
Ate do ta vendosin perfundimisht zgjedhjet.