Shitet për miliona dollarë piktura e veçantë e Botticellit

28 Janar 2022, 09:45Lifestyle TEMA

Pas një beteje shtatë minutëshe, “Krishti i pikëllimeve” i Sandro Botticelli-t u shit në Sotheby’s për 45.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit.

Piktura në dru, e cila kishte një garanci prej 40 milionë dollarësh, u shit me një surprizë. Ekzaminimi i pikturës, poshtë imazhit të Jezusit, çoi në zbulimin me simbolet e pasionit të Shën Marisë me Fëmijën

Kjo është piktura e dytë Botticelli-t që shitet në ankand brenda një viti. Sërish në Sotheby’s janarin e kaluar një koleksionisti anonim aziatik iu shit “Portreti i një zotërie me Tondo” për mbi 92 milionë dollarë.

“Njeriu i dhimbjeve” kishte mbetur në duar private që nga shekulli i 19-të kur u regjistrua në koleksionin e Adelaide Kemble Sartoris, një këngëtare e njohur angleze e operës. Stërmbesa e Adelaide, Lady Cunynghame, e shiti atë në ankand në vitin 1963 për dhjetë mijë paund dhe që atëherë ajo ka mbetur në koleksionet e pronarëve aktualë që e kanë huazuar vetëm një herë, për ekspozitën Botticelli në Frankfurt në vitet 2009-2010.

Pas shitjes së sotme, piktura është rezervuar për një ekspozitë Botticelli në Minneapolis së bashku me vepra të tjera të artistit nga Uffizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje